4 Gjëra të thjeshta që duhet të bësh para se të shesësh shtëpinë.

Keni vendosur të shisni shtëpinë tuaj, dhe keni si qëllim ta shisni shpejt – dhe mundësisht mbi çmimin e kërkuar? Çelësi për arritjen e këtyre qëllimeve është të dish se çfarë kërkojnë blerësit gjatë procesit të kërkimit të një shtëpie të re.

Ne po ju rendisim 4 gjëra:

1.Bëni një pastrim të thellë të të gjitha ambienteve të shtëpise tuaj.

Le të supozojmë se e dini se shtëpia juaj duhet të jetë e pastër përpara se ta listoni. Sidoqoftë, mund të mos e dini saktësisht se sa i pastër duhet të jetë. “Pastrim i thellë në mënyrë që të shkëlqejë; jo pastrimi ose pastrimi rutinë i përjavshëm me fshesë me korrent, pluhurosja, tavanet dhe lavamanët, “Po flasim për pikat e vështira për t’u arritur, qoshet që rrallë tërheqin vëmendjen, dritaret, trajtimet e dritareve, librat në raftet e librave. Kjo do të bëjë që shtëpia juaj të duket më e re.

2. Rifreskoni dyshemenë tuaj.

Ndërsa jeni duke trajtuar projektet e mirëmbajtjes, mos harroni për zonat nën këmbë – dyshemenë.Ju rekomandojmë një pastrim profesional të të gjithë dyshemesë, dhe zëvendësimin e tapeteve. Dhe nëse keni parket do ju sugjeronin një rifreskim të tij.

3.Rregullo gjërat e prishura-të thyera.

Përpara se njerëzit të blejnë makina, u pëlqen të bëjnë një provë. Njerëzit gjithashtu pëlqejnë të testojnë disa gjera kur shkojnë të shohin një shtëpi. Ata ndezin dhe fikin gjërat, hapin dyert dhe më shumë se kaq, prandaj mos supozoni se nuk do të vërejnë ndonjë problem që nuk keni arritur ta rregulloni. “Bëni riparimet e vogla – ju e dini, rubineti që pikon dera e dollapit që nuk mbyllet si duhet dhe ajo që kërcet; menteshën e kabinetit që duhet shtrënguar.” Ndonëse keto gjera mund t’ju duken të parëndësishme blerësit e mundshëm jo vetëm që do t’i vënë re, por do t’u vendosin një vlerë.

4.Lyej

“Freskimi i mureve i jep shtëpisë një shkëlqim që është i dukshëm dhe kur e reklamon në internet. “Boja e freskët mund ta veçojë pronën tuaj, duke i dhënë blerësit një ndjenjë sigurie dhe rehati që ju jeni kujdesur mirë për shtëpinë që ata po shohin.Për sa i përket ngjyrave,ju rekomandojmë tone të ndritshme neutrale. Plus, lyerja një muaj përpara listimit eliminon mundësinë e një ere të zgjatur të bojës.

Related Posts