5 Arsye pse ju duhet një Agjent Imobiliar për të shitur shtëpinë tuaj!

Kur jeni duke shitur shtëpinë tuaj, mund të jetë joshëse të provoni të shisni vetë. Ndoshta ju nuk dëshironi të punoni me një agjent imobiliar thjesht për të kursyer disa para, ose thjesht mendoni se nuk do të ketë shumë ndryshim. Ka shumë njerëz që përpiqen t’i shesin shtëpitë e tyre vetë dhe kur ju shihni histori suksesi në shitjen e shtëpisë në TV ose duke i lexuar ato në internet, është e lehtë të mendoni se nuk ka asgjë të vështirë dhe se dhe ju mund ta shisni vetë shtëpinë tuaj.

E vërteta është se ka shumë gjëra për të bërë, për të shitur një shtëpi që mund të mos i keni marrë parasysh. Në varësi të nivelit tuaj të përvojës me blerjen dhe shitjen e shtëpive, mund të mos dini as bazat se si funksionojnë gjërat. Agjentët bëjnë më shumë sesa thjesht të sjellin blerës të mundshëm dhe të paraqiten për të nënshkruar dokumentet. Ata i dinë të gjitha aspektet e blerjes dhe shitjes së një shtëpie. Ne po ju rendisim vetëm 5 arsye pse ju duhet të bashkëpunoni me një agjent imobiliar për të shitur shtëpinë tuaj.

1.JU NUK KENI KOHË.

Shitja e një shtëpie mund të jetë një punë me kohë të plotë. Do t’ju duhet të prisni telefonatat nga blerësit e interesuar, të përcaktoni se ku dëshironi të reklamoni shtëpinë tuaj, dhe rreth një mijë gjëra të tjera të vogla që çojnë në një shitje përfundimtare. Ju jeni tashmë jeni të zënë me jetën dhe punën tuaj, kështu që të shtoni si punë edhe shitjen e një shtëpie do të thotë të kërkosh shumë.

Detyra e një agjenti të pasurive të paluajtshme është të merret me të gjitha këto gjëra. Ata nuk janë shumë të zënë për t’u kthyer menjëherë tek blerësit e interesuar. Ata nuk janë shumë të zënë për të gjetur vendet më të mira për të reklamuar shtëpinë tuaj.  Ata nuk janë shumë të zënë për t’u siguruar që njerëzit që shprehin interes janë blerës të kualifikuar.

Gjërat që janë shtesë për ju,  janë aktivitetet e përditshme të jetës së një agjenti. Ata i bëjnë këto gjëra shumë herë në ditë dhe i bëjnë mirë. Ata tashmë e dinë se si të shesin një shtëpi. Nëse e shihni se është totalisht e pamundur për ju të gjeni kohën e duhur për të shitur shtëpine tuaj atëherë ju duhet patjetër një agjent imobiliar.

2.AGJENTËT IMOBILIARË KANË MË SHUMË EKSPERIENCË.

Nëse nuk jeni duke shitur shtëpi çdo ditë së bashku me çfarëdo pune normale ditore që bëni, nuk keni aq përvojë sa një agjent. Përvoja mund të bëjë një ndryshim të madh në shitjen e shpejtë të shtëpisë tuaj, ose për të ulur çmimin sepse ka qenë në treg për një kohë të gjatë. Agjentët e pasurive të paluajtshme dinë të lundrojnë në treg më mirë se kushdo tjetër.

Ata janë trajnuar për këtë, kanë marrë dhe kanë kaluar provimet, dhe e kanë bërë të gjithë këtë më parë. Më shumë se një herë. Përvoja e tyre vlen shumë  dhe ia vlen kostot e përfshira. Qëllimi juaj përfundimtar është të shitet shtëpia juaj .Qëllimi i një agjenti të pasurive të paluajtshme është i njëjtë me ty, ata thjesht dinë ta bëjnë atë më shpejt dhe më mirë.

 

3.AGJENTËT IMOBILIARË JANË NEGOCIUES PROFESIONISTË.

Ky është vetëm një fakt tjetër që lidhet me atë që bën një agjent imobiliar. Shitja e shtëpisë tuaj mund të jetë emocionale. Është diku ku e keni jetuar jetën tuaj të përditshme si familje ose ndoshta edhe jeni rritur si familje. Nëse keni bërë shumë punë në të, mund të keni një lidhje shtesë emocionale sepse e dini sa shumë jeni lodhur për ta pasur atë shtëpi.

Një agjent është i përjashtuar nga e gjithë kjo gjëndje emocionale. Qëllimi i tyre kryesor është të shesin shtëpinë tuaj dhe gjatë negociatave, ata nuk ndikohen nga  lidhjet emocionale me shtëpinë, dhe kjo bën qeë ata të bëjnë një marrëveshje të mirë. Ata definitivisht nuk do të bëjnë një marrëveshje pa miratimin tuaj, por duke qenë se nuk janë të përfshirë nga ana emocionale e gjërave, ata mund t’ju japin udhëzime dhe këshilla më të mira, duke e shitur shtëpinë tuaj me cmimin më të mirë të mundshëm.

 

4.AGJENTËT IMOBILIARË JANË NJOHËS SHUMË TË MIRË TË KONTRATAVE DHE DOKUMENTACIONEVE TË NEVOJSHME.

Në një moment shitja e një shtëpie vetë mund të ketë qenë një gjë e lehtë për t’u bërë. Nuk kishte shumë dokumentacion dhe procesi i shitjes ishte shumë i thjeshtë. Tani, megjithatë, nuk është kështu. Mbyllja e dokumenteve është e ndërlikuar. Ka rregulla shtetërore mbi pronën që duhen ndjekur dhe kjo kur nuk ke informacionin e nevojshëm bëhet shumë e lodhshme.

Një agjent imobiliar që ju ndihmon të shisni shtëpinë tuaj ka informacion për kontratat dhe mbylljet. Ata do të dinë se çfarë duhet të bëjnë nëse del diçka  e papritur ndërsa dokumentet po nënshkruhen.

Kontratat nuk janë gjithmonë gjëra të lehta për t’u kuptuar, veçanërisht nëse nuk e keni kaluar procesin më shumë se një ose dy herë. Të kesh një agjent aty për të ndihmuar në situatat e nënshkrimit të kontratës është një çelës suksesi për shitjen e të shtëpisë tuaj.

 

5.AGJENTËT IMOBILIARË MUND T’JU JAPIN KËSHILLA MBI ÇMIMIN E PRONËS.

Ashtu si negociatat, çmimi i shtëpisë tuaj mund të jetë diçka nga e cila është e vështirë ta ndash nga emocionet. Ju tashmë e dini se sa shumë keni punuar për të përgatitur shtëpinë tuaj për shitje, ose punën që keni bërë gjatë viteve të fundit që keni pasur shtëpinë tuaj. Është e vështirë ta heqësh plotësisht këtë nga mendja, ndërkohë që duhet të vendosësh një çmim për shtëpinë tënde.

Agjentët mund t’ju ndihmojnë sepse njohin lagjet, njohin tregun dhe dinë çmime të krahasueshme banesash me tuajën. Të gjitha këto gjëra ndikojnë për t’u siguruar që po e vlerësoni shtëpinë tuaj në mënyrë efektive. Ju keni ende fjalën e fundit dhe një agjent imobiliar nuk mund t’ju detyrojë të listoni me një çmim të caktuar, por përvojës dhe njohurive të tyre duhet t’i jepet rëndësia e duhur.

Shitja e shtëpisë tuaj nuk është aq e lehtë sa mund të mendonit fillimisht se do të jetë. Ka shumë arsye pse ju duhet të keni një agjent imobiliar në anën tuaj. Nga negociatat deri tek zgjedhja e blerësve të interesuar, ka shumë punë tu bërë, dhe kjo është ajo që ata bëjnë çdo ditë.

Punësimi i një agjenti për të shitur shtëpinë tuaj ju ndihmon të eleminoni stresin dhe të mos humbisni kohë ngajeta juaj, dhe madje mund ta bëjë shtëpinë tuaj të listohet dhe shitet më shpejt, duke qenë potencialisht vendimi më i mirë që merrni gjatë gjithë procesit.

Related Posts