Industria e pasurive të paluajtshme është e vendosur të rimëkëmbet më shpejt se ekonomia e gjerë në vazhdën e pandemisë globale. Megjithatë, mënyra se si klientët blejnë shtëpi ka ndryshuar. Ju mund të pyesni veten se si të marketoni në mënyrën më efektive listimet tuaja dhe si mund t’i ndihmoni agjentët tuaj në këtë proces. Në këtë artikull, ne do të shpjegojmë se çfarë mund të bëni ju si brokera për t’u përshtatur me botën post-COVID.
1. RRJETI
Të mësosh se si të jesh pjese e rrjetit në mënyrë efektive është një domosdoshmëri nëse punoni në pasuri të paluajtshme. Zgjerimi i rrethit tuaj të kontakteve mund të krijojë mundësi të reja per ju, të cilat mund t’i kishit humbur. Sa më e gjerë të jetë rrjeta që hidhni, aq më shumë peshk do të kapni.
Brokerët mund të bashkëpunojnë me brokera të tjerë të pasurive të paluajtshme për të krijuar një rrjet global që ofron cilësi dhe nivel më të lartë shërbimi për klientët. Kjo gjithashtu ndihmon agjentët tuaj për t’u dhënë klientëve të tyre një avantazh në këtë treg kaq shumë konkurrues.
2. PREZENCA ONLINE
Teknologjia është miku juaj në këtë proces. Ndërtimi i prezencës tuaj në internet është hapi i parë për të filluar. Përdorni faqen tuaj website si një mënyrë për të gjeneruar leads. Faqja juaj website duhet të shfaqë pronat tuaja dhe t’u ofrojë vizitorëve shumë informacione të dobishme.
Ndërtoni prezencen tuaj në mediat sociale. Krijoni profile dhe inkurajoni agjentët tuaj të hapin kanalet e tyre në median sociale. Strategjia që ju përdorni në median sociale duhet të promovojë dhe të mbrojë reputacionin tuaj si një lider në industrinë e pasurive të paluajtshme. Merrni kohë për të pasuruar rrjetet tuaja në median sociale – pasi ato do të jenë një aset i vlefshëm për biznesin tuaj në planin afatgjatë.
Së fundi, kërkoni referime. Nëse sapo keni përfunduar një transaksion pozitiv, mund të dërgoni një kartë falënderimi dhe të shtoni: “Nëse ju pëlqeu të punoni me mua dhe ndiheni sikur isha një aset për ju gjatë gjithë transaksionit, do të vlerësoja që t’i njoftonit miqtë dhe familjen tuaj”.
3. MJETET E MARKETINGUT
Duke pasur parasysh veshtiresite e krijuara nga pandemia, shumica e tregjeve kërkojnë marketing krijues për të shitur prona. Harroni mjetet tradicionale të marketingut. Në vend të kësaj, përdorni mediat sociale, kontaktet dhe prezantimet me email, dhe përdorni faqen tuaj website për të arritur audiencën qe ju synoni. Gjithashtu mund të ndiqni këshillat tona për të krijuar faqen tuaj “Google My Business” për biznesin tuaj.
4. FUQIA E MARKËS
Është e vetëkuptueshme, por të kesh një markë që ju përfaqeson është një ndihmë e madhe që ju bën të dalloheni mes konkurrentëve tuaj. Gjithashtu ju jep akses në mjete dhe burime të ndryshme që janë të rëndësishme në industrinë e pasurive të paluajtshme. Në këtë mënyrë, partneriteti me një broker që ka një reputacion shumë të mirë në treg bën të gjithë ndryshimin në tregun e pronave të patundshme.
Author credits: https://www.remax.eu/en/blog/what-brokers-need-in-a-post-pandemic-world#post-content