4 Gabime që zakonisht bëjmë kur shesim shtëpinë, dhe çfarë të kemi parasysh për ti evituar.

Shitja e shtëpisë mund të jetë një proçes kompleks. Për të evituar problemet merrni parasysh që mos bëni këto gabime.

1.Lënia pas dore e riparimeve të nevojshme.

Disa e injorojnë proçesin e riparimit me shpresën se do ta shesin pronën pa u vënë re problematikat e pronës. Për ti kursyer vetes problemet dhe vonesat në shitjen e shtëpise, përpara se ta listosh pronën do ishte mirë që të bësh riparimet e nevojshme. Në këtë mënyrë prona jote mund të shitet më shpejt dhe pa pasur nevojë të negociosh çmimin për shkak të mungesës së riparimeve.

2.Bërja gati e shtëpisë për t’ua treguar personave të interesuar.

Shtëpia juaj është e arreduar dhe mban brënda saj objekte që kanë memorizuar momente nga jeta juaj, por në momentin që vendosni ta shisni është mirë që gjërat tuaja personale si fotografitë ti hiqni, sistemoni raftet e librave, objektet personale, kuzhinën, dhomat e gjumit, etj. Në këtë mënyrë ambientet do të duken më të rregullta dhe me hapësira më të mëdha.

3.Përdorimi i fotove jo të përshtatshme për listim .

Fotot që përdoren për listimin e pronës kanë shumë rëndësi të jenë të një cilësie shumë të mirë, pasi ky është hapi fillestar që tërheq interesin e një blerësi potencial. Një pronë mund të jetë shumë e mirë por për shkak të fotove më të cilat prezantohet mer shume pak klikime. Psh:fotot që kane ndriçim të mirë mund të ndihmojnë që ambientet e shtëpisë të duken me më shumë hapësirë.

4.Fryrja e çmimit të pronës

Jini realiste kur vendosni çmimin fillestar të listimit të pronës. Bëni një studim të tregut në lidhje me kërkesat dhe çmimet më pas vendosni çmimin tuaj. Nëse vendosni një çmim mbi tregun mund të rrezikoni që prona juaj të mbetet e pa shitur për një kohë të gjatë. Për të marë informacion më të plotë mbi çmimet e tregut, mund të kontaktoni një Konsulent Imobiliar REMAX.