Agjentët e pasurive të paluajtshme bëjnë punë më të mirë kur puna u njihet, duke ndikuar në rritjen e të ardhurave të kompanisë. Ndaj programi i njohjes së Agjentëve nuk është thjesht një “mirë që e kemi” është një kërkesë e domosdoshme për të pasur sukses. Programet e njohjes pasurojnë kulturën e kompanisë, rrisin angazhimin e punonjësve, rrisin të ardhurat e kompanisë, dhe u siguron një përvojë shumë të mirë punonjësve. Në këtë postim në blog, ne do të vemë në dukje katër gjëra që duhet të mbani parasysh kur zhvilloni një program për njohjen e punës së Agjentëve.
1.Zhvilloni një rast konkret
Pavarësisht nëse ka të bëjë me njohjen e shitjeve, shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit ose përpjekjet për të sjellë klientë të rinj, përpiquni të kuptoni çfarë e motivon e agjentin tuaj dhe se si ata duan të vleresohen për suksesin e tyre. Vlerësimi është të shohësh me të vërtetë dikë për vlerën që i sjell ekipit, jo vetëm duke pranuar rezultatin e tyre. Tregojuni agjentëve pse puna e tyre është e rëndësishme. Me pak fjalë, duhet ti bëni agjentët tuaj të ndjehen të veçantë.
2.Ndaj buxhetin
Si lider, do t’ju duhet të ndani një buxhet për proçesin e njohjes së agjentëve dhe shpërblimet monetare ndaj tyre. Kjo ju ndihmon të vendosni se çfarë lloj çmimesh dhe stimujsh mund të jenë në dispozicion për agjentët. Shpërblimi i agjentëve tuaj më të mirë është i rëndësishëm, por mos harroni të festoni me të gjithë stafin tuaj dhe për arritjet e tyre. Një këshillë e mirë do të ishte të ndani 60% të buxhetit tuaj për të gjithë ekipin dhe 40% për performuesit tuaj më të mirë.
3.Jep çmime të mira
Çdo program i njohjes së punës së punonjësve duhet të përfshijë si pjesën sociale ashtu dhe atë monetare. Çmimet që ju zgjidhni duhet të përfaqësojnë punën e shkëlqyer që bëjnë agjentët. Një studim i bërë nga Harvard Business Review thotë se 40 për qind e të punësuarve do të vinte me më shumë energji në punën e tyre nëse ata marrin njohje sociale më shpesh për punën që ata bëjnë. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të organizosh një festë të madhe ku të festohen këto fitore. Në të njëjtën kohë ofroni shpërblime monetare për t’i bërë agjentët të ndihen vlerësuar në përditshmërinë e tyre. Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të festuar për arritjetet e agjentëve tuaj më të mirë është të reklamoni arritjet e tyre në mediat sociale.
4.Vendos një afat kohor
Për të qenë në gjendje të vendosni një afat kohor për programin tuaj të njohjes, duhet të vendosni se cilën arritje dëshironi të vendosni të parën. Pasi të keni vendosur afatin kohor për këtë program, sigurohuni që ta rishikoni dhe rifreskoni programin rregullisht për të shtuar ide të reja.
Burimi:RE/MAX EUROPE