Zbulo tendencat e arredimit të brendshëm për vitin 2022!

Pas periudhes së pandemisë, shumë elementë të jetës tonë të përditshme filluan të kthehen përsëri drejt normalitetit në fillim të 2022. Filluam të udhetojme dhe të mblidheshim sërish me familjen dhe miqtë tanë, por ama shtëpitë tona mbetën qendra jonë e ekzistencës.

Dëshira për komoditet, stabilitet ndikoi shumë në zgjedhjet tona të dekorimit dhe dizajnit të brendshëm në vitin 2021, dhe të njëjtat trende do të vazhdojnë të mbizotërojnë dhe në vitin 2022, thonë ekspertët.

Ne po ju permëndim ato më kryesoret:

1.Përdorimi i nuancave dhe hijeve të ngjyrës jeshile

Nëse flasim për ngjyrën trend të vitit 2022, jeshilja është ajo që mbizotëron. Kompanitë e bojrave emëruan një nuancë të gjelbër si trendin kryesor të ngjyrave, dhe kjo lidhet me nevojën tonë për të qenë më pranë natyrës. Por jo vetëm ngjyra jeshile, dhe nuancat neutrale të kombinuara me ngjyrën jeshile janë pjesë e tredeve të 2022.

2. Linjat e lakuara

Në mobilje, modele dhe arkitekturë, format këndore, gjeometrike të njohura në vitet e kaluara po zëvendësohen me linja më të buta dhe më të valëzuara. Tani, linjat e buta, harqet dhe kthesat po shfaqen nëpër koleksionet e mobiljeve nga një shumëllojshmëri e gjerë shitësish me pakicë. Tani për tani, gjatë rikuperimit nga kriza globale shëndetësore dhe tendosja ekonomike, njerëzit duan të përqafohen nga mobiljet, ndriçimi dhe pëlhurat me të cilat ne ndërveprojmë në mjedisin tonë të përditshëm.

3.Miksimi i stilit Vintage dhe të resë së kohëve moderne.

Në vend që të blejnë të gjitha orenditë e reja, njerëzit gjithnjë e më shumë po bëjnë një miksim ndërmjet orendive antike dhe modeleve më moderne. Antiket  dhe mobiljet e reja me cilësi te mire nuk janë vetëm eko-miqësore pasi po ripërdorni orenditë e vjetra që keni, por ju lejon të ketë një ballafaqim midis të vjetrës dhe të resë brënda shtëpisë tuaj.

4. Stili Biofilik

I dalluar gjithashtu si një prirje kryesore në raportin e Pinterest Predicts 2022, dizajni biofilik synon të sjellë ambientin e jashtëm në shtëpinë tuaj përmes materialeve natyrore, ngjyrave dhe – natyrisht – bimëve. Duke vendosur disa vazo me lule në dritare, mure të mbuluara me bimë dhe instalime unike të varjes së tyre. Ky trend i frymëzuar nga natyra është i rrënjosur në përbërjen tonë bazë njerëzore. “Historikisht, lidhja me natyrën ka siguruar ushqim, veshje dhe strehim.” Këto lidhje janë të ngulitura në trurin tonë dhe ne në mënyrë të pandërgjegjshme ngushëllohemi nga këto ngjyra, tekstura dhe modele për të qenë më pranë natyrës.

Ndaj nëse keni vendosur të ndryshoni arredimin e shtëpisë tuaj, më parë hidhini një sy trendeve më të fundit.

Related Posts