3 Hapa të thjeshtë për të shitur prona në Instagram

Aplikacioni Instagram është një nga rrjetet sociale më të njohura në botë, me një moshë mesatare audience nga 18 deri në 34 vjeç.

Instagram ofron shumë mënyra për të ndarë pronat tuaja me atë audiencë dhe ne do t’ju flasim per disa prej tyre. Fillimisht, le të shohim se si ta përdorim Instagramin për të reklamuar më mirë listimet e reja dhe të ndërtoni marrëdhënie më të forta me audiencen tuaj për të rritur biznesin tuaj.

TËRHIQNI VËMËNDJEN E AUDIENCËS TUAJ TEK LISTIMET E REJA.

Meqenëse Instagrami është një hapësirë virtuale që i jep më shumë rëndësi anës vizuale, është një mënyrë ideale për të treguar listimet tuaja. Ju mund të postoni foto ose video të shkurtra, duke i treguar audiencës tuaj një pamje të listimeve të reja ose një prezantim të shkurtër të ngjarjeve ose transaksioneve nga prapaskenat e punës tuaj. Më e mira nga të gjitha, është se ju mund të ofroni një prezantim virtual të një prone për klientët e mundshëm që nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në prezantimin fizik të pronës tuaj.

Kur postoni një foto, mos harroni të etiketoni vendndodhjen tuaj. Gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin Instagramin për të kërkuar biznese, produkte, shërbime dhe prona online.

PREZANTOJI PRONAT E TUA NËPËRMJET NJË KARUSELI.

Specialistët thonë se një fotografi vlen sa një mijë fjalë, por është karuseli ai që ofron me të vërtetë shumë mundësi për të ndërtuar dhe prezantuar biznesin tuaj. Instagram ju lejon të përdorni disa foto në një postim, i quajtur postim karuseli. Kjo mënyrë është e shkëlqyeshme për të prezantuar një listim të ri, sepse mund të postoni disa fotografi të çdo dhome, si dhe pamjen e jashtme dhe të gjitha tiparet unike të pronës. Postimet e karuselit janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të treguar para dhe pas imazhet e projekteve të rinovimit ose zgjerimit të pronave.

Por karuselet nuk janë të shkëlqyera vetëm për listimet – ato janë perfekte dhe për të treguar ngjarje të ndryshme. Ju mund të ndani shumë foto të një ngjarjeje – duke etiketuar shumë prej të pranishmëve. Dhe një karusel mund të sjellë më shumë trafik në faqen tuaj të instagramit. Pavarësisht nëse po shkruani një përmbledhje të pikave më të mira në lagje ose po publikoni një listë këshillash për pronarët e shtëpive të reja, një postim karusel mund të nxjerrë në pah më të mirat e një postimi në blog për t’u dhënë ndjekësve një arsye më shumë për të klikuar në faqen tuaj të biznesit.

KRIJO BESIM TEK AUDIENCA JOTE DUKE QËNË SOCIAL

Instagrami ka një potencial të madh shitjesh, mos harroni se funksioni më i madh i Instagram është të ndërtojë komunitete, marrdhënie besimi me ata që ju ndjekin. Pra, mos e bëni çdo postim një post shitjeje. Mbani mend rregullin 70/30 dhe sigurohuni që 70% e përmbajtjes suaj të ofrojë vlerë reale për audiencën tuaj, jo vetëm të reklamojë pronat apo transaksionet tuaja. Në vend të kësaj, shpërndani postimet tuaja me këshilla për pasuritë e paluajtshme, jepni këshilla mbi tregun lokal, bëhuni burim frymëzimi duke përdorur “Quotes”. Për më tepër, përdorni platformën për t’i kushtuar vëmendje ndjekesve tuaj, te dini cfarë u pëlqen dhe cfarë nuk u pëlqen atyre.

Mos harroni se cilësia ka më shumë rëndësi se sasia kur bëhet fjalë për ndjekësit tuaj, dhe mos u përpiqni të blini ndjekës. Nëse keni një numër të madh ndjekësish, por shumë pak pëlqime ose komente, ndjekësit tuaj të vërtetë do ta dinë se ju keni ndjekës robotë që ju ndjekin dhe do të humbni besimin e tyre. Kontentet me cilësi të lartë është gjithçka që ju nevojitet për të ndërtuar një bazë të fortë ndjekësish.

 

Related Posts