Shqipëria, Perla e Europës!

Shqipëria është cilësuar si një ndër vendet më të bukura në Europë, dhe kjo për shumë arsye, por ne po ju rendisim vetëm disa prej tyre.

1.Riviera Shqiptare

Arsyeja e parë për të vizituar Shqipërinë është, pa dyshim, Riviera Shqiptare. Këtë e dinë më së miri kosovarët apo shqiptarët e diasporës të cilët e preferojnë jashtëzakonisht shumë për të kaluar pushimet verore. Jo vetëm ujërat e Rivierës që janë të pastra kristal, plazhet me rërë të butë, guralecat e bardha, ushqimi fantastik, fshatrat magjepsëse, por edhe pamjet marramendëse, manastiret antike, kështjellat dhe kishat ortodokse me kupolat blu.

2.Berati, Gjirokastra dhe qytete të tjera antike të Shqipërisë

Shqipëria është shtëpia e tre vendeve të mbrojtura nga UNESCO. Dy prej të cilave janë qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Vendi tjetër është Butrinti, edhe ky i mbrojtur, por si park me tepër sesa si qytet.
Jo vetëm që kanë bukuri të padiskutueshme, por edhe vlerë të pamasë kulturore. Berati dhe Gjirokastra, në të vërtetë, janë dy nga shembujt më të mirë të arkitekturës osmane në të gjithë botën, si dhe vendet më tipike të bashkëjetesës fetare. T’i vizitosh është privilegj, jo vetëm kënaqësi.

3.Gadishulli i Karaburunit

Një vend i vogël që përveç gjithë bukurive të tjera ka edhe një gadishull, Gadishulli i Karaburunit.
Për të mbërritur atje, duhet të bëni një udhëtim të mrekullueshëm me varkë që zgjat rreth një orë.
Këtu, do të zbuloni një prej plazheve më të bukura të Mesdheut. Karaburuni dikur ka qënë një gadishull ushtarak.
Prej disa vitesh tashmë, ka hapur dyert e tij për publikun dhe sot është një nga vendet më të vizituara në jug të Shqipërisë.

4.Parqet Arkeologjike

Shqipëria është një vend me histori antike, vërtet shumë të lashtë, ku ilirët, grekët, romakët, osmanët dhe venedikasit kanë lënë gjurmët e tyre. Do t’ju këshilloja që të vizitonit të paktën një nga dy nga parqet më të rëndësishme arkeologjike të vendit, Butrinti dhe Apollonia. Kjo e fundit ndodhet afër qytetit të Fierit.
Është maksimumi dy orë largë nga Tirana, dhe është vendi ku perandori Octavian i Romës studionte në të kaluarën.
Butrinti është flamuri i vërtetë i Shqipërisë, një vend me një bukuri unike që të lë pa frymë për nga natyra e tij e mrekullueshme. Jeni që jeni aty vizitoni edhe Syrin e Kaltër.

5.Tirana, kryeqyteti i saj

Tirana , një vend i tejmbushur me plot gjëra për tu parë, muze për tu vizituar dhe vendet për tu zbuluar.
Kryeqyteti shqiptar është gjithmonë në gjendje t’ju mahnisë sepse është një qytet në evolucion të vazhdueshëm, gjithmonë në lëvizje dhe ku nuk mërzitesh kurrë. Përveç turit klasik, i cili në mënyrë të pashmangshme përfshin një ndalesë në sheshin gjigand të Skënderbeut, do t’ju rekomandoja të futeni në rrugicat dytësore për të zbuluar Tiranën e vërtetë. Blloku nuk është i vetmi vend ku mund të argëtoheni, Tirana ka shumë më shumë se kaq.

Shqipëria është një surprizë e vazhdueshme, dhe mund të vizitoni kaq shumë vende të bukura saqë nuk do t’ju mjaftojë dy apo tri javë për t’i parë të gjitha. Përveç destinacioneve klasike si Riviera, kryeqyteti dhe qytete historike si Kruja, qyteti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, keni edhe Korçën, konsideruar së bashku me Shkodrën si dy kryeqytetet kulturore të Shqipërisë. Të ashtuquajtura Parisi dhe Venecia e Shqipërisë.

Mirë se erdhët në Shqipëri!

 

Burimi: https://dua.com/blog/shqiperia-10-arsye-pse-duhet-ta-vizitoni-ate-menjehere/

Related Posts