Çfarë duhet të keni parasysh kur rekrutoni Agjentë të rinj Imobiliarë.

ÇFARË E MOTIVON NJË AGJENT TË RI PËR TU BËRË PJESË E NJË BRANDI NË PASURITË E PALUAJTSHME, DHE ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH GJATË PROÇESIT TË REKRUTIMIT?

Kjo është një pyetje që ka shumë përgjigje, por ne sot po ju rendisim vetëm 4 prej tyre.

Brokerat duhet të kenë qasje të ndryshme për punësimin dhe motivimin e Agjentëve të rinj, por kjo nuk është një gjë e re. Ashtu si çdo klient është unik, çdo Agjent është ndryshe dhe ka një mënyrë ndryshe të punuari. Ndaj po ju japim disa këshilla se si të punësoni dhe të motivoni Agjentët e rinj.

1.MOS NDIQNI NJË SKRIPT STANDART PËR TË GJITHË

Çdo Agjent Imobiliar motivohet ndryshe. Shumë prej tyre i japin rendesi komisioneve që mund të marrin nga transaksionet, por të tjerë i japin rëndësi teknologjisë që ju ofroni gjatë proçesit të punës ose trajnimeve që përfitojnë gjatë periudhës që janë pjesë e stafit tuaj. Dëgjoni me kujdes kandidatët që synojnë të punojnë me ju për të zbuluar se çfarë i motivon ata.

2.TREGOHUNI TË KUJDESSHËM ME KANDIDATËT PËR AGJENTË

Shumë shpesh Brokerat e gjejnë veten të detyruar të rekrutojnë Agjentë, kur një Agjent largohet, dhe këtë e bëjnë me nxitim. Në këto raste,numri i kandidatëve të interesuar është i kufizuar. Në vend që të beni kompromis me standardet tuaja, tregohuni vigjilent dhe të kujdesshëm duke analizuar me kujdes se pse kandidatët që synojnë të punojnë me ju duan të largohen nga puna aktuale që kanë. Në këtë mënyrë mund të bëni një parashikim nëse ky Agjent do të jetë gjatë me ju apo është një person jo stabël dhe që kërkon gjithmonë të lëvizë.

3.JEPINI RËNDËSI MARKETINGUT ONLINE TË BIZNESIT TUAJ

Klientët nuk janë të vetmit që kërkojnë në internet për të parë parë se si ju e marketoni biznesin tuaj , dhe mbi të gjitha për të gjetur atë që kërkojnë. Agjentët që kanë interes të nisin një punë të re në sektorin e pasurive të paluajtshme, gjithashtu kërkojne online për të marrë më shumë informacion mbi biznesin tuaj. Ndaj ju sugjerojmë që ti jepni rëndësi mënyrës se si i ndërtoni profilet tuaja online, dhe se çfarë marketoni. Sigurohuni që jeni duke përdorur fjalë kyçe të forta SEO në profilet tuaja online,  kështu që kur Agjentët apo klientët që kërkojnë pronë, emri juaj, i Agjensise tuaj të shfaqet në faqen e parë.

4.MENDONI PËRTEJ LINKEDIN

Sipas një studimi, 94% e rekrutuesve janë aktivë në LinkedIn, por vetëm 36% e kandidatëve te interesuar janë aktivë. Ndaj ju sugjerojmë që të përdorni dhe metoda të tjera për të rekrutuar Agjentë të rinj.

Shëmbull : Krijoni një video të shkurtër rekrutimi që përmban dëshmi nga disa prej Agjentëve tuaj aktual, administratorëve dhe klientëve tuaj më besnikë dhe postojeni në Facebook ose YouTube. Gjithashtu mund të kërkoni të rekrutoni nga industri të ngjashme të bazuara me eksperiencë në shitje dhe të orientuara në  pasuritë e paluajtshme.

Nëse jeni të interesuar të bëheni një Agjent RE/MAX ju ftojmë të aplikoni, duke dërguar CV tuaj në : info@remax-albania.al

Related Posts