RE/MAX ALBANIA & KOSOVA, LIDER I TREGUT IMOBILIAR, GARANTON SUKSES DHE SHËRBIM ELITAR

Të gjitha të krijuara me një qëllim të vetëm: Të ndryshojmë mënyrën si shitet pasuria e paluajtshme në Shqipëri…

Një fjalë është ajo që karakterizon modelin e biznesit dhe suksesin që RE/MAX Albania & Kosova ka aktualisht në treg dhe ajo është: Bashkëpunimi.

Sot, RE/MAX Albania & Kosova, ka një skuadër të madhe, një ekip të fortë, një aks rregullator i mirëtrajnuar në fushën e shitblerjes së ambienteve të banimit, atyre që modifikohen për biznes, e për këdo që kërkon të dijë të shesë një pronë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Kosovë. Me misionin për të qenë lider në treg, si dhe me vizionin për të qenë gjithmonë vendi i duhur për sipërmarrësit e pasurive të paluajtshme, të cilët duan një kombinim të pavarësisë, suportit dhe përparësive unike konkurruese, logo e RE/MAX Albania & Kosova garanton një shërbim elitar.

RE/MAX International është kompania lider në tregun e pasurive të paluajtshme në botë. Me më shumë se 8900 zyra në të gjithë globin, në më shumë se 110 shtete, zyrat e RE/MAX ofrojnë shërbimin me kualitetin më të lartë dhe të përkushtuar, me mbi 148 mijë konsulentë të fushës imobiliare.

RE/MAX në Shqipëri dhe Kosovë operon prej disa vitesh nën drejtimin e aksionerëve të rinj lokalë. Kompania synon të emancipojë tregun dhe të vendosë standarde të tregut imobiliar si në Europë, nëpërmjet strategjisë së saj të veçantë të biznesit.

Aktualisht, RE/MAX në Shqipëri numëron 25 agjenci imobiliare aktive në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier si dhe 2 zyra në Kosovë me prespektivën dhe planet për t’u zgjeruar edhe më shumë.

Çfarë avantazhesh ka të qenët i punësuar në RE/MAX?

Të punësuarit aktualë në RE/MAX Albania & Kosova kanë nivel arsimor të lartë. Pjesa më e konsiderueshme e tyre kanë formim në fusha të ndryshme, me studime universitare të nivelit të dytë master. Fushat kryesore të edukimit janë ekonomik, juridik, arkitekturë dhe disa prej tyre, psikologji. Përpos eksperiencës, vlera e shtuar që ata marrin në RE/MAX Albania & Kosova janë trajnimet e vazhdueshme dhe të patentuara nga RE/MAX International. Brokerat tanë, me përvojë të gjatë në industrinë imobiliare në Shqipëri, bëjnë një punë të përditshme për të rritur kapacitetet njerëzore të agjencive tona, nëpërmjet trajnimeve, ku ndërthuren njohuritë e teknikave të shijes, aftësive të negocimit dhe komunikimit, njohuritë për noterinë, taksat, aksesin në financë etj.

Përveç trajnimeve të brendshme, RE/MAX Albania & Kosova investon te punonjësit, duke i bërë pjesë aktive të trajnimeve jashtë Shqipërisë, në konventa, trajnime dhe webinar-e, të organizuara në shtete të tjera ku është i shtrirë rrjeti RE/MAX International. Një gamë e tillë formuese e individëve, të cilët mbajnë logon e RE/MAX, i aftëson ata në një treg të vështirë si ky i Shqipërisë, ku duhet punuar në funksion të rritjes së njohurive në këtë fushë, “luftës” së mentalitetit shqiptar lidhur me formën e transaksioneve të pronave të paluajtshme etj.

Franchizes RE/MAX, çfarë avantazhesh ka në optikën e biznesit?

Suksesi i RE/MAX në botë e ka bazën në modelin e biznesit dhe në formulën e franchizes që aplikon në shtrirjen e rrjetit të saj. Elementi i parë dallues dhe garantues i suksesit është bashkëpunimi. Konkurrenca ndërmjet agjencive është e kuptueshme, për sa kohë punohet në një ekonomi të hapur. Përtej kësaj, suksesi vjen nga bashkëpunimi mes konsulentëve në agjencitë brenda RE/MAX Albania & Kosova dhe gjithashtu me zyrat e tjera RE/MAX në rajon dhe Europë. Së dyti, vizioni ynë bazohet në ndërtimin e standardeve të larta që janë pika e fortë e markës sonë.
Profesionistë të tjerë, apo njerëz në karrierë, tashmë e kanë kuptuar filozofinë tonë të biznesit dhe kanë shprehur dëshirën për të investuar në një zyrë imobiliare, pjesë e RE/MAX Albania & Kosova. Cilat janë avantazhet? Karakteristikë e tregut imobiliar është vlera jo e lartë e kapitalit fillestar të investimit, mungesa e barrierave hyrëse në këtë treg dhe norma e pëlqyeshme e kthimit nga investimi.

RE/MAX është mjeti kryesor për rritjen personale dhe të biznesit, me një set standardesh që ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm në industrinë e pronave të patundshme:

•Marketing & PR: Rrisni vizibilitetin tuaj
•Marka: Dita që i bashkoheni logos RE/MAX është dita kur e gjithë bota ju njeh
•Teknologji të avancuar: Akses në mjete moderne të menaxhimit
•Rrjet: Mbi 8.900 zyra dhe 142.000 ekspertë, vetëm një hap larg
•Edukimi dhe trajnimet: Gjithçka për t’u rritur personalisht
•Mbështetja dhe shërbimet: Për çdo pyetje, e kemi përgjigjen gati
•Sistemi i shitjeve: Shitje si RE/MAX, një botë më vete.


Fuqia e grupit dhe besueshmëria e klientit

Forca e grupit dhe bashkëpunimi është kryefjala e kësaj kompanie, e cila edhe në Shqipëri ka marrë trajtën e një suksesi pa kthim. Vajza dhe djem të rinj, të gjithë me energji dhe të motivuar në emancipim të tregut, rritjes së shërbimit dhe përmirësimit të përvojës së klientit. Kjo skuadër e madhe funksionon, duke bazuar kontributin dhe nxitjen e grupit për të ndihmuar këdo që zgjedh të ndajë përvojën e tij, me një prej përfaqësuesve të RE/MAX Albania & Kosova. Nuk ka ndasi, nuk ka eprorë, funksionojnë si një rrjet i vetëm, një zgjedhje për të nënkuptuar barazinë dhe ofrimin e ndihmës, pa marrë askush rolin e primatit, të gatshëm për të dhënë shërbimin e tyre, falë funksionimit të infrastrukturës dhe operatorëve, në çdo kohë. RE/MAX Albania & Kosova krenohet me numrin e madh të blerësve dhe shitësve RE/MAX Albania & Kosova, që i referojnë agjentët te familja dhe miqtë e tyre. Agjentët e RE/MAX Albania & Kosova zakonisht gjenerojnë në një përqindje të madhe të biznesit të tyre nga klientët e kaluar dhe referimet. Angazhimi për shërbim cilësor dhe qëndrim në komunitet do të thotë se kur zgjedh një agjent RE/MAX, do të keni një agjent të pasurive të patundshme për jetën.

Raporti vjetor i RE/MAX vs. Industrisë, avantazhet e brandit RE/MAX për Agjentët, Shitësit dhe Blerësit

Raporti i ri tregon udhëheqjen e RE/MAX në produktivitetin e Agjentëve, ndërgjegjësimin mbi markën dhe praninë globale të RE/MAX.
Rezultatet tregojnë se RE/MAX vazhdon të jetë Lider në industrinë e pasurive të paluajtshme në mbarë botën.
Raporti i RE/MAX 2022 vs. Industrive të tjera tregon se filialet e RE/MAX vazhdojnë të udhëheqin Industrinë e Pasurive të Paluajtshme në produktivitet, me më shumë transaksione të realizuara për Agjent në SHBA, sesa të gjitha brandet e tjera në vende të ndryshme të botës. Kur krahasohet me brande të tjera kombëtare të brokerimit, RE/MAX gjithashtu kryeson në ndërgjegjësimin e markës në SHBA* dhe në nivel global, me një prani të brandit RE/MAX në më shumë se 110 vende dhe territore të botës.

“Agjentët e RE/MAX janë të përkushtuar ndaj profesionit – dhe kanë statistika të jashtëzakonshme për ta vërtetuar këtë fakt.
Agjentët e RE/MAX e kanë pasion që të ndihmojnë të tjerët të blejnë dhe shesin pasuri të paluajtshme – dhe të kenë ndikim pozitiv në komunitetet e tyre”, – thotë Nick Bailey, President dhe CEO i RE/MAX, LLC. “Kjo është arsyeja pse nuk është surprizë që RE/MAX, vit pas viti, vazhdon të tejkalojë brandet konkurrente.

Për më shumë informacion rreth RE/MAX, LLC, një biznes që ndërton biznese, vizitoni remax.com.
Çdo zyrë funksionon në mënyrë të pavarur.
Burimi: remax.com

Copy rights  “Revista Monitor”

https://www.monitor.al/re-max-albania-kosova-lider-i-tregut-imobiliar-garanton-sukses-dhe-sherbim-elitar-2/?utm_content=buffer2a421&utm_medium=social&utm_source=facebook.com&utm_campaign=buffer&fbclid=IwAR2CjAifCR29FQy1bp5fSf2Daflv7NLYj6KqeujKkQnSYUczQeKp_V85CmA

 

Related Posts