Disa këshilla se si të behësh një Agjent i suksesshëm në Tregun e Pasurive të Paluajtshme!

Shumë agjentë të rinj të pasurive të paluajtshme nuk i kalojnë kurrë dy vitet e para në këtë profesion. Disa nënvlerësojnë shpenzimet dhe mbivlerësojnë të ardhurat, një kombinim vdekjeprurës. Të tjerët mbështeten shumë në idetë e vjetra të industrisë që nuk janë me te vlefshme në një botë ku çdo gjë është e orjentuar nga përdorimi i internetit.

Për të gjithë ju që jeni Agjentë të rinj dhe keni pikëpyetje nëse do ja dilni të jeni një Agjent i suksesshëm, ne po ju japim disa këshilla të cilat do ju ndihmojnë.

 

1.Mos u fokuso gjithmonë tek proçesi i shitjes.

Ndërsa njohja e teknikave të shitjeve është e dobishme për agjentët e pasurive të paluajtshme, ju nuk keni gjithmonë nevojë të bëni një shitje që është e vështirë. Në fakt, ka shumë raste kur distancimi nga stereotipi i një Agjenti shitës i cili e sforcon proçesin e shitjesh mund të ndihmojë në karrierën tuaj.

Në fillim të karrierës suaj, aftësitë për të bërë fotografi të pronave dhe aftësia për të shkruar përshkrime bindëse rreth listimeve tuaja do të shkojnë shumë më larg sesa aftësitë e shitjes. Edhe nëse jeni të uritur për një transaksion, mendoni për veten si një konsulent, në vend të një shitësi, për rezultate më të mira.

Gjithashtu duhet të përqendroheni në aftësitë tuaja me te mira, si aftesia bindese, vetë-motivimin dhe zgjidhjen e problemeve, të cilat janë disa nga aftësitë kryesore që u nevojiten agjentëve të pasurive të paluajtshme.

2.Mendo si të jesh pronar i një biznesi të vogël.

Shumica e agjentëve të pasurive të paluajtshme janë kontraktorë të pavarur. Të kesh sukses si një kontraktues i pavarur dhe të jesh në kontroll të rritjes suaj profesionale, do të thotë të mendosh si një biznes i vogël dhe jo si punonjës. Investoni në ndertimin e marrëdhënieve me njerezit, punoni drejt qëllimeve afatgjata dhe mësoni çfarë mundeni për marketingun. Që nga fillimi i karrierës suaj, krijoni një biznes që është i lëvizshëm, fleksibël dhe i aftë të lëvizë dhe të rritet bashke me ju. Ju do të jeni shumë më në gjendje t’i përballoni ndryshimet në treg sesa dikush që nuk po mendon si pronar biznesi.

3.Bëj një plan biznesi

Kur mendoni si pronar biznesi, suksesi juaj afatgjatë varet nga shumë gjëra. Një prej tyre dhe ndër më kryesoret është plani i biznesit. Mos lejoni që entuziazmi juaj për të marrë një klient menjëherë t’ju pengojë nga detyrat e rëndësishme të organizimit dhe planifikimit të biznesit. Merrni kohë për të kuptuar tregun se si funksion dhe klientët tuaj se çfarë kërkojnë. Identifikoni çfarë ju dallon nga agjentët e tjerë të pasurive të paluajtshme.

Mendoni përtej marrjes së klientit tuaj të parë dhe bëni një plan konkret se si do ta rritni biznesin tuaj.

4.Përcakto qartë një buxhet tek i cili duhet të bazohesh

Shumë agjentë imobiliar në fillimet e karrierës së tyre fokusohen në sukseset e menjëhershme, si marrja e klientit të parë ose realizimi i shitjes së parë. Por ndërkohë që po i realizoni ato momente të hershme, mbani nën kontroll shpenzimet tuaja. Mund të jetë joshëse të shpenzoni gjithçka që duhet për të rifilluar biznesin tuaj të pasurive të paluajtshme, por do të jeni në biznes për më gjatë se 1 apo 2 vite nëse i kushtoni vëmendje te ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Ndërsa jeni duke punuar për veten tuaj, është gjithashtu e rëndësishme që të mbuloni jo vetëm shpenzimet e biznesit tuaj, por edhe ato personale.

5.Nuk duhet vetëm të listosh për të zgjatur në tregun e Pasurive të Paluajtshme.

Një thënie e zakonshme e pasurive të paluajtshme thote: “Nëse nuk listoni, nuk do të qëndroni gjatë në treg”. Por nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Ju mund të jeni të suksesshëm si një agjent i ri imobiliar, apo edhe gjatë një karriere të tërë, duke punuar vetëm me blerësit, duke mos listuar prona.

Gjithashtu mund t’i bëni të dyja në pika të ndryshme në karrierën tuaj. Ndërtimi i të dyja aftësive diversifikon të ardhurat e biznesit tuaj dhe ju lejon të ndiqni strategji të shumta për të fituar para, në varësi të asaj që i nevojitet tregut dhe karrierës suaj në çdo vit të caktuar.

Related Posts