GATI PËR PAVARËSI? ATËHERË KJO ËSHTË JETA E DUHUR PËR TY!
Ne të gjithëve na ndodh që të kryqëzojmë rrugët me pronat e paluajtshme në disa momente të jetës sonë, pavarësisht nëse blejmë, shesim ose marrim
me qira. Por përvoja e përditshme në këtë treg është shumë më tepër se ajo që shohim në ditën e mbylljes së një kontrate, qoftë shitje, qoftë qiraje.
Agjentët e pasurive të paluajtshme janë sipërmarrës të vërtetë që menaxhojnë shërbimin e tyre ndaj klientit, marketingun
dhe shitjet. Nëse keni kaluar ndonjëherë kohë në punë duke menduar se dëshironi më shumë, atëherë kjo mund të jetë rruga e duhur për ju.
Këtu janë disa nga arsyet më të mira pse kjo është rruga juaj!
1.TI JE BOS I VETES TËNDE.
Çdo agjent i pasurive të paluajtshme e drejton biznesin e vet totalisht i pavarur. Ju jeni në krye, ju krijoni kontaktet dhe sukseset janë të gjitha tuajat. Me fuqi të madhe vjen një përgjegjësi e madhe, sigurisht, dhe si Agjent varet nga ju që të përmbushni nevojat e klientëve tuaj dhe të gjeni mënyra të reja për t’u rritur. Por kjo është ajo që ju dëshironi të bëni, apo jo? Nëse përgjigja është po, atëherë ky është biznesi për ju.
2. TI KE NDIHMË SA HERË TË DUHET.
Të punosh për një markë të madhe do të thotë që mund ta bësh sipas mënyrën tënde, por duke përfituar nga një grup i ngushtë kolegësh. Agjentët RE/MAX kanë një rrjet të madh këshilltarësh dhe mentorësh për të kërkuar ndihmë, mjete për t’ju ndihmuar të promovoni biznesin tuaj
dhe mundësi për të mësuar nga më të mirët në biznes. Ju jeni vetëm, por kurrë vetëm.
3. TI E BËN VETË PLANIFIKIMIN E PUNËS TËNDE.
Ndryshe nga bizneset e tjera start-up që varen nga orët standarde të punës në korporata, si agjent ju mund t’i çoni fëmijët tuaj në shkollë, t’i merrni pas praktikës, të ndaloni në supermarket dhe të planifikoni punën tuaj në të njëjtën kohë. Klientët tuaj do të zënë disa nga orët tuaja, por ju e ndërtoni pjesën tjetër të ditës rreth kësaj, dhe kjo do të thotë më shumë kohë për gjërat më të rëndësishme në jetë.
4. DO TË TAKONI NJERËZ TË RINJ ÇDO DITË.
Ne jemi të gjithë krijesa shoqërore (po, edhe ne introvertë!) dhe ndërsa puna në një zyrë ka cilësitë e saj sociale, në pasuri të paluajtshme ju takoni njerëz të rinj çdo ditë nga të gjitha sferat e jetës që kanë nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj për një shtëpi, zyrë, tokë, biznes apo projekt kërkimi.
Ju do të jeni atje, në rrugë, afër komunitetit tuaj lokal.
5. DO TË ARRINI STATUSIN E “EKSPERTIT”
Agjenti lokal i pasurive të paluajtshme shihet si një autoritet i besuar në zonë, me njohuri të specializuara për shkollat, rregulloret, parqet dhe vendet më të mira për të ngrënë dhe për të blerë. Klientët tuaj do të kërkojnë nga ju për udhëzime dhe informacion rreth zonës, dhe kjo rrit besimin tuaj në komunitet, dhe ndikon që ta keni më të thjeshtë për të bërë punën tuaj, pasi kushdo në komunitet, nëse ka pronë për të shitur apo dhënë me qira, apo dëshiron të blejë apo marrë me qira, personi i parë që do kontaktojnë do të jeni ju.