RE/MAX ALBANIA, një histori sukesi….

RE/MAX në botë

Themeluar në Denver, Kolorado (SHBA) në vitin 1973, RE/MAX është rrjeti më i madh ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme që operon në më shumë se 115 vende.

Kushdo që i bashkohet RE/MAX, franchisee ose agjent i asociuar bëhet anëtar i një rrjeti të përbërë nga më shumë se 8,900 zyra dhe më shumë se 137,000 agjentë.

Pasi u përhap gjerësisht në USA dhe Kanada, Frank Polzler dhe Walter Schneider bënë të mundur që balona e famshme me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu të zbarkonte në Europë.

RE/MAX është një nga markat më të njohura dhe më të pranishme në botë. Një nga arsyet kryesore për këtë sukses është njohja e integritetit si një element themelor i profesionalizmit dhe kulturës sonë.

RE/MAX në Shqipëri

Në vitin 2008 pjesë e familjes së madhe RE/MAX bëhet dhe Shqiperia, duke krijuar një rrjet të madh ekspertesh imobiliar të cilët ndihmojnë njëri tjetrin për tu rritur dhe për të insipiruar ide te reja.

Fillimisht RE/MAX Albania nisi rrugëtimin e saj me pak zyra, por me një grup profesionistesh të tregut të pasurive të patundshme në Shqipëri të motivuar, me ambicie dhe ide te qarta për objektivat e vendosura për rrugëtimin e RE/MAX në rajonin tonë, por mbi gjithcka me vizionin për te sjellë ndryshimin në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Me hyrjen në tregun shqiptar, RE/MAX implementoi modelin inovativ dhe të suksesshëm të biznesit në mbarë botën dhe ndryshoi mënyrën se si shiten apo blihen pasuritë e paluajtshme.

Sfida ishte: ndryshimi në cilësinë e shërbimit të ofruar në sektor: të ofrohej shërbim më i mirë ndaj klientit, sistem i ri marketingut dhe të rritej profesionalizmi i agjentëve të pasurive të paluajtshme.

Rezultati ishte rritja e shpejtë dhe e konsoliduar e rrjetit RE/MAX, i cili arrin në më shumë se 25 zyra dhe perfaqesohet nga më shumë se 250 profesionistë. Në Shqiperi, që nga viti 2018, RE/MAX Albania ka konsoliduar të qenit lider në sektor. Fuqia e markës, efektshmëria e shërbimit dhe vlerësimi i klientëve tanë janë janë themelat tona të suksesit.

RE/MAX është ndërtuar mbi një themel solid që përfshin besimin, cilësinë dhe bashkëpunimin. Ne i përfshijmë këto parime në çdo gjë që bëjmë, sepse besojmë se së bashku, mund të bëjmë një ndryshim.

Ajo në të cilën ne besojmë!

Njerëzit janë forca jonë dhe vlera jonë më e madhe. Për këtë arsye, në RE/MAX ne besojmë fuqishëm se është thelbësore të investojmë në trajnimin e agjentëve tanë, dhe t’i pajisim ata me infrastrukturë teknologjike, marketing, komunikim, promovim marke, në mënyrë që të jemi shumë konkurrues për t’i shërbyer më mirë klientit.

Shpirti i ekipit, i cili mbështetet në besimin, respektin ndaj të gjita strukturave, e ka kanalizuar energjinë tonë kolektive në rezultate fituese. Bashkëpunimi është pjesë integrale e konceptit të RE/MAX për brokerimin e pasurive të patundshme. “Jemi kolegë dhe jo konkurrentë”, kjo është një moto tjetër që na dallon.

Misioni Yne

“Misioni i RE/MAX Albania është të udhëheqë sektorin imobiliar, nëpërmjet sjelljes profesionale të bazuar në një kod të rreptë të etikës, me objektivin e vetëm: të ofrojë një shërbim ekselent që përmbush të gjitha nevojat e klientëve të saj mbi pasuritë e patundshme.”

Related Posts