4 meyra nëpërmjet të cilave Agjentët e pasurive të patundshme rrisin përfitimet e tyre.

Nëse punoni në industrinë e pasurive të patundshme, jeni njohur me mjedisin e punës dhe me ritmet e shpejta të saj.  Agjentët duhet të punojnë shpejt dhe saktë, ndërsa menaxhojnë pjesën e punës në zyrë dhe atë në terren. Dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë.

Në këtë artikull do ju flasim për 4 Kritere që çdo Agjent Imobiliar duhet të zbatoje në mënyrë që të rrisë përfitimet e tij.

 

1.GJENI PIKËN TUAJ TË FORTË.

Agjentët më të suksesshëm të pasurive të patundshme zakonisht nuk janë ekselent në çdo gjë. Ata kanë një specialitet ose si themi ndryshe “një pikë të fortë”.Kjo është e rëndësishme sepse kur të bëheni ekspert në një fushë specifike, do të dini shumë më tepër për atë fushë, gjë që do t’ju japë një avantazh konkurrues.

Pika juaj e fortë në tregun e pasurive të patundshme mund të jetë gjithashtu një mjet marketingu, sepse ju do të marketoni veten si një ekspert i pasurive të patundshme. Kjo ndodh sepse ju keni më shumë njohuri dhe përvojë në shitje në atë fushë dhe klientët nuk do t’ju zgjedhin vetëm sepse jeni një agjent i licencuar imobiliar, por sepse jeni më i miri në atë fushë. Kur bëheni ekspert në një drejtim të caktuar në pasuri të patundshme, do t’i bindni ata se ju e dini saktësisht se çfarë u nevojitet për të gjetur një shtëpi ose për të shitur një shtëpi.

 

2.STUDIONI FITIMET DHE SHPENZIMET TUAJA

Gjithmonë duhet të keni një informacion të saktë të përditësuar mbi fitimet dhe shpenzimet, qoftë si biznes, qoftë si individ.Nëse nuk keni informacion mbi fitimet dhe humbjet, duhet të punësoni dikë për t’ju ndihmuar. Kjo do ju ndihmojë që të evitoni humbjet e teperta në biznesin tuaj.

 

3.MENAXHONI SHPENZIMET

Krijimi i të ardhurave është i rëndësishëm, por menaxhimi i shpenzimeve është çelësi për të ardhmen e biznesit tuaj. Ju duhet të dini se ku shkojnë paratë tuaja. Për ta bërë këtë, kontrolloni pasqyrat tuaja bankare. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të dini për çdo shërbim dhe mjet që po paguani dhe nëse nuk është e nevojshme mund ta anuloni në kohë.

Për vitet tuaja të para në pasuri të paluajtshme, është gjithashtu e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për taksat tuaja. Ju duhet të përpiqeni të hiqni 50% të çdo  komisioni, dhe këtë vlerë ta investoni përsëri në biznesin tuaj.

Ju gjithashtu mund të përdorni teknologjinë për t’ju ndihmuar të menaxhoni shpenzimet tuaja. Aplikacionet celulare dhe softueri cloud mund të përdoren për t’i bërë gjërat më të lehta dhe ju kursejnë dhe kohë.

 

4.RRISNI ÇMIMIN E SHITJESH SË PRONËS

Kur jeni duke shitur një shtëpi, ju dhe pronari i shtëpisë do të gjeni çmimin perfekt për listimin tuaj. Por ka raste kur mund të mendoni të rrisni çmimin pasi të keni vënë tashmë një shtëpi në shitje në treg. Për shembull, nëse jeni duke marrë disa oferta dhe secila prej tyre është më shumë se çmimi i pronës së listuar, ky mund të jetë gjithashtu një shans i mirë për të rimenduar çmimin tuaj. Pra, në vend që të bëni menjëherë kundëroferta, ju mund të rrisni çmimin e shitjes së pronës dhe të shihni se cili blerës është i gatshëm të shkojë më lart me çmimin.

Rritja e çmimit të shitjes do të ndikonte në rritjen e të ardhurave tuaja.

 

 

Source: https://www.remax.eu/en/blog/4-ways-real-estate-agents-can-increase-their-profitability

Related Posts