Si të rrisësh prezencën online të Agjensisë tënde Imobiliare?

Ne po ju rendisim ato që kanë më tepër rëndesi.

BËJE PROFILIN E BIZNESIT TËND PUBLIK

Të kesh një numër të konsiderueshëm ndjekësish real është një ndër pengesat kryesore të cilën duhet ta kaloni me sukses kur bëhet fjalë për të krijuar një përshtypje pozitive me klientët e rinj.

Profilet sociale të biznesit tuaj jane vendet e para ku klientet e rinj kërkojnë për ju dhe ofertat që ju keni si Agjensi Imobiliare. Pasi ju keni bërë kontaktin e parë me ta nëpërmjet një fushate në Google Ads, një broshure, një telefonate apo një takimi fizik, ata menjëherë me pas do futen dhe do kontrollojnë profilet tuaja në rrjetet sociale për të parë se si prezantohet Agjensia dhe pronat që ju ofroni, dhe sigurisht do ju krahasojnë me konkurentët tuaj.

Ashtu si në boten reale dhe në boten virtuale përshtypja e pare është shumë e rëndesishme, ndaj duhet ti jepni shumë rëndësi prezences online, as mos e teproni sepse bëheni të bezdishëm dhe as mos neglizhoni sepse do harroheni.

Kur një klient psh viziton profilin instagram të Agjensisë tuaj me 25.000 ndjekës, ju sigurojmë se nuk do impresionet aq shumë sa ju mendoni. Të kesh shumë ndjekës nuk është gjë e keqe, por klientet tuaj mund të krijojnë përshtypjen se ju shpenzoni më shumë kohë duke u marrë me rrjetet tuaja sociale për të rritur ndjekësit sesa duke shitur prona. E njëjta gjë vlen dhe nëse ju keni shumë pak ndjekës dhe kontente jo cilësore, ata do largohen pa marrë asnjë përshtypje pozitive.

Ndaj nuk duhet tepruar as me numrin e postimeve, dhe i duhet kushtuar shumë rëndësi cilësisë së kontentit që postoni.

NUMRI OPTIMAL I NDJEKËSVE QË DUHET TË KENI

Ai që shihet si një numër optimal ndjekësish është kufiri ndërmjet 5000-10.000 ndjekës. Rëndësi ka që ndjekësit të jenë real, dhe ju të jeni transparent me klientët tuaj.

Çfare tregon ky kufi ndjekësish për biznesin tuaj?

Po ju rendisim disa pika:

  1. Tregon se ju i jepni rëndësinë e duhur prezencës në social media, por nuk jeni aq të fiksuar sa rritja e ndjekësve të kthehet në objektivin tuaj kryesor.
  2. Ndjekësit tuaj janë njerëz real që kanë interes për shërbimin dhe produktet që ju ofroni.
  3. Tregon që ju jeni i fokusuar të jeni Konsulent Imobiliar dhe jo influencer.

PROMOVOJINI RRJETET SOCIALE TË BIZNESIT TUAJ KUDO.

Nëse po i jepni rëndesi prezences në rrjetet sociale, sigurisht që ju doni që kjo punë t’ju përkthehet në klient. Ne po ju rendisim disa pika se si mund ta arrini këtë objektiv.

  1. Krijo profile biznesi në rrjetet sociale jo personale. Kjo bën të mundur që të shiheni nga të gjithë.
  2. Vendosini ikonat e rrjeteve sociale në faqen tuaj website, në krye të faqes ose në fund të faqes, rëndesi ka që nëpërmjet ketyre ikonave individet e interesuar duke klikuar mund te shkojne faqet sociale te biznesit tuaj.
  3. Vendosini ikonat e rrjeteve sociale të biznesit tuaj në firmën e emailit tuaj.
  4. Vendosini emrat që keni në rrjetet tuaja sociale në kartevizitat tuaja, kështu individet e interesuar e kanë më të lehtë për t’ju gjetur online.
  5. Krijoni kontent cilësor dhe më pas promovojini këto kontente.

 

Related Posts