5 Gjëra që duhet të bësh nëse ke vendosur të blesh shtëpi!

Blerja e një shtëpie është investimi më i rëndësishëm dhe më i madh që bëjmë në jetë, ndaj është shumë e rëndësishme të jemi të kujdesshëm në momentin që vendosim të blejmë. Më poshtë po ju rendisim 5 elementë të rëndësishëm që duhet të keni parasysh:

1.Kujdesu për shpenzimet e tua.

Shpesh ne nuk e kuptojmë se sa shumë shpenzojmë në përditshmërinë tonë. Nëse dëshiron që të blesh shtëpi dhe mos rrish gjithmone me qira, fillo kujdesu për shpenzimet e tua mujore në mënyrë të rregullt. Që të jesh i/e vetëdijshëm se sa shpenzon, shkruaj çdo gjë që blen, kjo do të ndikojë që të jesh më i/e kujdesshëm në atë se çfarë blen.

2.Përcakto një buxhet fiks për shpenzimet mujore.

Pasi e ke të qartë se sa shpenzime ke, vendos një buxhet mujor strikt dhe mos shpenzo më tepër sa ke përcaktuar. Në këtë mënyrë ke mundësi që çdo muaj të kursesh, dhe shumë shpejt të bësh gati buxhetin  që të duhet për të blerë shtëpinë tënde.

3.Gjej një Agjent të mirë Imobiliar.

Kontakto me disa Agjentë para se të vendosësh se cili është Agjenti i duhur për ty, përcakto qartë zonën ku do të blesh shtëpi, dhe shiko disa variante që i përshtaten buxhetit tënd para se të vendosësh.

4.Përcakto qartë se çfarë do, çfarë karakteristikash duhet të ketë shtëpia që do të blesh.

Askush nuk e di se çfarë shtëpie do kur fillon të kërkojë. Nëse ti je blerës për herë të parë bëj një listë me gjërat që shëpia që do të blesh duhet ti këtë patjetër. Pasi të kesh parë disa variante ulu dhe bëj një vlerësim me atë çfarë ti do dhe çfare plotesojnë shtëpitë që ke parë.

Do shikosh se do të duhet të bësh një rivlerësim të pritshmërive të tua duke marë për bazë shtëpitë që janë të disponueshme në treg .

5.Komuniko për çdo gjë me Agjentin tënd.

Pasi të kesh një listë të ripërpunuar me gjërat që ti do që shtëpia që do të blesh të këtë, komunikoja këto kërkesa të detajuara Agjentit tënd.

Përndryshe do të humbasësh kohë dhe energji duke parë shtëpi që nuk i përshtaten kërkesave dhe buxhetit tënd.

Komunikimi është çelësi i zgjedhjes së duhur.

Kontakto me RE/MAX tani, dhe një nga Agjentët tanë do të jetë menjëherë në dispozicionin tënd për të ndihmuar të bësh zgjedhjen më të mirë.

 

Kontakt +355 698022481

Related Posts