5 Ndërtesat më të bukura në botë sipas shkencës!

Sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup shkencëtarësh bazuar në “GOLDEN RATION” i cili është një pikë referimi për përmasat ideale këto janë cilësuar si 5 ndërtesat më të bukura në botë:

1. Katedralja St Paul , në Angli, e ndërtuar në 1710.

Katedraja e St.Paul është një shembull i shkëlqyer i arkitektures klasike dhe horizonti i Londrës thjesht nuk do të ishte i plotë pa kupolën e saj të famshme.Pasi u shkatërrua 4 herë, Sir Christopher Wren – një shkencëtar, matematikan dhe arkitekt i famshëm, kaloi nëntë vjet duke planifikuar rindërtimin e katedrales pasi u shkatërrua në Zjarrin e Madh të Londrës. Ai synonte të mbante gjallë stilin tradicional mesjetar anglez të katedrales, ndërkohë që ishte frymëzuar shumë nga Bazilika e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit, e cila u rendit si ndërtesa e 12-të më e bukur në Tokë. Sot, katedraja St. Paul ka afërsisht dy milionë vizitorë në vit, të cilët qëndrojnë në radhë për të parë pamjen e saj mbresëlënëse.

 

2. Marina Bay Sands Hotel, në Singapor, ndërtuar në 2010.

I projektuar nga Moshe Safdie, Marina Bay Sands është një resort i integruar që përfshin një hotel me 2561 dhoma, një qendër ekspozite, një qendër tregtare, një muze, një teatër të madh, restorante, dy pavijone kristali lundrues dhe kazinonë më të madhe në botë me atrium. 500 tavolina dhe 1600 automate.

Struktura përbëhet nga tre kulla të cilat janë në krye të SkyPark që krenohet me një pishinë 150 metra thellësi, të vendosur në majë të platformës më të madhe publike në botë me konsol, e cila varet nga kulla veriore.

 

3. Westminster Abbey, në Angli, ndërtuar në 1745.

E përfunduar në 1745, Westminster Abbey është një kishë e madhe, e stilit gotik. Një nga ndërtesat fetare më të dukshme të Mbretërisë së Bashkuar, vendi tradicional i kurorëzimit  për monarkët britanikë.

Abbey është në fakt vendvarrimi i më shumë se 3300 njerëzve, duke përfshirë të paktën 16 monarkë, 8 kryeministra, poetë, aktorë, shkencëtarë dhe udhëheqës ushtarakë. Ka qenë gjithashtu vendndodhja për shumë dasma mbretërore, duke përfshirë dasmën e William dhe Kate në 2011.

Abacia u dëmtua rëndë nga bombardimet në Luftën e Dytë Botërore, por ajo u restaurua menjëherë pas luftës.

 

4. Osaka Castle, në Japoni, e ndërtuar në 1583.

Kalaja e Osakës është një nga monumentet më të famshme të Japonisë. Ndërtesa qëndrore e kalasë është pesë kate nga jashtë dhe tetë kate nga brënda. Duke mbuluar rreth 61,000 m2, trualli i kështjellës përmban trembëdhjetë struktura që tani janë përcaktuar si asete të rëndësishme kulturore nga qeveria japoneze.

 

5. St Basil’s Cathedral, në Rusi, e ndërtuar në 1561.

Katedralja është një kishë ortodokse në Sheshin e Kuq, Moskë, dhe është një nga simbolet kulturore më të njohura të Rusisë. E ndërtuar në vitin 1561 me urdhër të Ivan IV Vasilyevich, katedralja ka nëntë kupola (secila korrespondon me një kishë të ndryshme) dhe thuhet se ka formën e flakës së një zjarri që ngrihet në qiell.

 

6. Casa Mila, në Spanjë, e ndërtuar në 1912.

Casa Milà është një ndërtesë moderniste në Barcelonë, Spanjë dhe ishte rezidenca e fundit private e projektuar nga Gaudi. Kur u vu në përdorim në vitin 1906, u diskutua shumë për shkak të fasadës së valëzuar prej guri dhe ballkoneve të përdredhura prej hekuri, por në vitin 1984, kjo ndërtesë u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

 

Copyrights: https://www.roofingmegastore.co.uk/worlds-most-beautiful-buildings

Related Posts