7 këshilla që ju çojnë te shtëpia e ëndrrave

Gjithçka duhet për të realizuar objektivat tuaja financiare është një plan i mirë.
Kur ju jeni duke kërkuar për një shtëpi , gjëja e fundit që ju doni ëshë të bini në dashuri me një ndërtesë që është jashtë mundësive të pagesës suaj, Por të zbuluarit se ç’madhësi shtëpie mund të përballoni përfshin më shumë se të marrurit një para-aprovim nga banka. Juve do tju duhet një shikim i ndershëm i të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja, dhe do tju duhet një buxhet mujor për të arritur objektivat tuaja.
Nëse nuk keni një buxhet , tani është koha për të krijuar një të tillë! Ndiqni hapat e mwposhtëm për të krijuar një plan që do tju ndihmojë të përballoni shtëpine e ëndrrave dhe të vendosni pa humbur kohë!
1.Merrni mjetet e duhura
Nëse ideja juaj e buxhetit është diçka e stilit të vjetër me nje letër dhe një listë llogarish me një shkrim dore që mezi lexohet, ju do jeni shumw të surprizuar. Ka plot aplikacione të disponueshme që ta beni buxhetin tuaj të lehtë për tu krijuar dhe mbajtur në linjë, dhe disa përdorin sfida, të frymezuara nga videolojrat për ta bërë të gjithën edhe zbavitese! Zgjidhni çfardo formati që ta ndjeni të përshtatshëm kështu do i përmbaheni atij për një kohë të gjatë.
2.Filloni me atë që keni
Nuk ka nevojë ta themi që nuk mund të krijoni një buxhet pa një pikë fillestare. Për ata me një të ardhur page , kjo mund të jetë e lehte për tu përcaktuar. Por të punësuarit me orë , apo ata që punojnë për veten e tyre ku e ardhura mund të ndryshojë kjo mund të jetë pak e ndërlikuar. Për të gjetur një pikë të mesme, mesatarja e 6 muajve të fundit deri në një vit të të ardhurave dhe përdorni atë , ose përdorni shumën më të ulët të t ë ardhurave të fituara për të përllogaritur skenarin më të keq. Përfshini vetëm të ardhurat e rregullta , dhe jo para nga punë të jashtme apo nga hobi që nuk vareni dot.
Dëshironi të keni një eksperiencë blerje prone të thjeshtë dhe te shpejtë ?

Na kontaktoni dhe ne do ju vijmë në ndihmë!

3.Zbërtheni të gjitha shpenzimet tuaja
Renditni pagesat tuaja mujore si, qeraja ,shpenzimet komunale , shpenzimet e makinës , etj. Por pasi të mbaroni me shpenzimet e dukshme, është koha për të zbuluar se çfarë në të vërtetë po shpenzoni . Mënyra më e mirë për tu siguruar qe nuk po harroni ndonjë gjë ( kontribuimi në fondin e shpërndarë të kafes në punë apo një qërasje e zakonshme e fëmijeve pas shkolle ) është të gjurmoni absolutisht të gjitha shpenzimet tuaja për 1 muaj. Pasi ta keni atë total, ndani shpenzimet tuaja në shpenzime fikse dhe shpenzime të ndryshueshme.
4.Shikoni Totalin
Me nje kuptim më të mirë të të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja ju mund të përcaktoni buxhetin tuaj. Provoni një plan si 50/30/20 buxhet , ku 50% e të ardhurave shkon për gjërat e nevojshme dhe 30% shkon për kursime apo pagesa borxhi . Por mos harroni të buxhetoni një pjesë të të ardhurave tuaja për të mbuluar pak luks jo vetem të domosdoshme. Si një diete , nëse përpiqeni të jeni me tepër ndalues , mund ta shikoni veten tuaj duke u mburrur në diçka të madhe për ta ndjerë në kontroll. Kështu llogaritni një pjesë si 20% për komforte të vogla apo për argëtim.
5.Paguaj veten tënde të parin
Problemi që shumë njerëz e gjejnë veten është që në kohen kur ju keni paguar për çdo gjë tjeter ( nga nevoja e kafese ditore ) mund të mos ketë mbetur mjaftueshëm për të shtuar në kursimet tuaja. Kështuqe kultivoni zakonin e të paguarit të vetes tuaj në fillim. Kjo sdo të thotë të shpenzoni para për veten tuaj , por do të thotë të prioritizoni pagesat për kursimet tuaja përpara se të paguani çfardolloj gjëje tjetër për tu siguruar që objektivat tuaja financiare janë të mbuluara.
6.Kontrolloni ato cdo javë
Mbajtja në linjë e buxhetit tuaj mund tju marri 1 orë apo më shumë çdo javë, por kjo do ju kursejë shumë kohë afatgjate. Merrni kohë për të riparë llogaritë tuaja dhe shikoni ku jeni me objektivat tuaja çdo javë dhe ku po e kaloni buxhetin tuaj. Dhe nëse gjeni para ekstra në buxhetin tuaj futini në punë duke i shtuar tek kursimet tuaja , fondi emergjencës apo detyrime të prapambetura. Kjo jo vetëm do ndërtoje disiplinën tuaj, por ju gjithashtu do shikoni shpejt të rriten kursimet tuaja dhe tju mbajë të motivuar për të përmbushur objektivat tuaja.
7.Jini Realist
Jeta është plot me të papritura, kështuqë mos u shkurajoni kur shpenzimet të rriten nga c’e kishit planifikuar. Ndërkohë sigurohuni që po shtoni mjaftueshëm para në buxhetin tuaj për ndonjë fond emergjence për të mbuluar ndonjë gjë si një pajisje e prishur , riparime makine, apo një sëmundje e papritur. Të pasurit një rezervë do të thotë që ju mund të paguani për diçka që keni nevojë pa u dashur të merrni më shumë borxh apo të shtyni objektivat akoma më tej.
Krijimi i një buxheti mund të duket dërrmues në fillim, por me një plan të mirë në zbatim ju do jeni mirë në rrugën tuaj të pavarur financiare pa e ditur!