10 MËNYRA SE SI KONSULENTËT IMOBILIARË MUND TË GJENEROJNË KLIENTË TË RINJ

RRISNI MUNDËSITË TUAJA PËR GJENERIM KONTAKTESH NËPËRMJET MEDIAS SOCIALE

Gjenerimi i kontakteve të reja apo LEADS si quhen ndryshe nëpërmjet mediave sociale është diçka që na thuhet se çdo konsulent duhet të bëjë. Sidoqoftë, nëse nuk jeni i sigurt se ku të filloni ose çfarë përdorimi ka media sociale për biznesin tuaj, mund të duket paksa e frikshme. Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë se si konsulentët e pasurive të paluajtshme, dhe veçanërisht konsulentët RE/MAX, përdorin mediat sociale për të ndërtuar markën e tyre dhe për të gjeneruar leads-a të rinj.

1) KRIJONI LLOGARINË TUAJ SAKTË DHE POSTONI RREGULLISHT

Gjërat e para bëhen të parat: Bëjeni llogarinë tuaj publike. Një konsulent imobiliar nuk është një model adoleshent në Instagram.

Së dyti, cilido qoftë media sociale që keni fokus, duhet që llogaria juaj të konfigurohet siç duhet. Nëse fokusi juaj është në Facebook, Instagram ose LinkedIn, sigurohuni që të keni krijuar një profil biznesi. Sigurohuni që të jetë faqe publike dhe të përfshihen të gjitha pamjet vizuale, si dhe informacionet e biznesit. Algoritmet e mediave sociale preferojnë faqet e kompletuara dhe i bën favorite kur dikush kërkon.

2) PLANIKONI NJË ORAR PËR KRIJIMIN DHE POSTIMIN E KONTENTEVE

Lini mënjanë kohë të mjaftueshme për të krijuar dhe postuar kontentet tuaja. Çdo muaj kaloni një mëngjes duke menduar se çfarë do të postoni për muajin vijues. Krijimi i strategjisë suaj përsa i përket përmbajtjes mund t’ju ndihmojë. Për shembull, nëse fokusi kryesor është te njohuritë mbi industrinë e pasurive të paluajtshme, këshillat mbi zonat lokale dhe listimet e fundit postoni tri herë në javë në kanalin që e keni kryesor.

3) MOS JENI PREZENT NË ÇDO KANAL NJËKOHËSISHT

Sigurohuni që të keni një ide të qartë se cilat janë kanalet tuaja kryesore përpara se të angazhoheni të postoni disa herë në javë në të gjitha kanalet. Nëse Facebook është kanali më i madh i mediave sociale për zonën tuaj dhe grupmoshën e synuar, përqendrohuni në krijimin e një përzierjeje videosh të shpejta , kontente me informacion dhe postime blog në faqen tuaj website.

Nëse keni si fokus kanalin e Instagram, jepini prioritet anës vizuale, të jenë tërheqës dhe të thjeshtë për tu kuptuar. Si fillim mos postoni më shumë se tre herë në javë dhe sigurohuni që të postoni vetëm nëse keni diçka të mirë për të ndarë me ndjekësit tuaj. Është më mirë të postosh me pak por me cilësi dhe përmbajtje sesa të postosh shumë dhe pa cilësi.

4) TREGONI PERSONALITETIN TUAJ

Një nga problemet më të mëdha që konsulentët e pasurive të paluajtshme kanë me të qenit prezent në mediat sociale është se ata nuk ndihen rehat në kamera. E vërteta është se askush nuk e bën fillimisht. Gjithkush ka një personalitet dhe duke iu përmbajtur një regjimi strikt mbi postimet për disa javë ju do të krijoni personalitetin tuaj për mediat sociale . Kjo është e rëndësishme sepse duke e bërë këtë ju filloni të tërheqni më shumë klientë që ndjejnë një lidhje personale me ju. Kontentet tuaja fillojnë të përzgjedhin klientët tuaj dhe të krijojë një marrëdhënie më të qetë pune.

5) SHTO VLERË DHE SHPËRNDA NJOHURITË KYÇE TË INDUSTRISË

Konsulentët RE/MAX njihen në të gjithë botën e pasurive të paluajtshme si liderë të industrisë dhe ekspertë lokalë në komunitetet e tyre. Është e rëndësishme që kjo të vendoset në krye dhe qendër të çdo strategjie përsa i përket përmbajtjes së mediave sociale për gjenerimin e kontakteve të reja. Çfarë kuptimi ka të jesh eksperti numër një i pasurive të paluajtshme në zonën tënde nëse nuk i lejon njerëzit të dinë për këtë herë pas here?

Kushtojini një ose dy postime në javë për të nxjerrë në pah veten si lider në industri. Përdorni statistikat e shkëlqyera tremujore dhe përditësimet e tregut që ju ofron Brokeri juaj RE/MAX, merrni ndjekësit tuaj në një turne rajonal ose jepni një përditësim mujor të tregut për pasuritë e paluajtshme në lagjen tuaj.

6) KOMBINI MARKËN TUAJ PERSONALE ME TRENDET AKTUALE

Suksesi i mediave sociale qëndron midis markës suaj personale dhe tendencave aktuale të mediave sociale. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hidheni në çdo tendencë që vjen, përkundrazi zgjidhni ato që përputhen me ju. Për ta bërë jetën më të lehtë, RE/MAX u ofron kosnulentëve të saj imazhe mujore të mediave sociale dhe materiale video për të përfituar nga tendenca të caktuara dhe ditë të veçanta. Jo vetëm që kjo i ndihmon agjentët të kursejnë kohë, por gjithashtu të qëndrojnë relevantë, të mbajnë kontakte me klientët e mundshëm dhe të qëndrojnë në krye.

7) JINI AUTENTIK DHE TRANSPARENT

Ndërsa është e rëndësishme të tregoni personalitetin dhe të kanalizoni në disa sjellje kyçe që e bëjnë markën tuaj unike, nuk duhet ta teproni ose të zhvilloni një personazh që nuk përputhet me atë që klientët takojnë personalisht. Autenticiteti dhe transparenca duhet të jenë fjalët e tua kyçe. Konsulentët RE/MAX janë të njohur për transparencën e tyre kur bëhet fjalë për biznesin dhe listimet, prandaj sigurohuni që marka juaj personale online të jetë sa më afër jush, reale.


8) BËJË TË LEHTË PËR NJERËZIT TË KONTAKTOJNË ME TY

Pasi të keni tërhequr klientët tuaj të rinj potencialë me përmbajtjen e kanaleve tuaja sociale dhe t’i mbani ata me rregullsinë dhe personalitetin tuaj, do të ishte turp nëse nuk do të kishte asnjë mënyrë që ata të kontaktonin me ju. Bëjeni kontaktin me ju të thjeshtë dhe të lehtë. Përdorni të gjitha funksionalitetet që kanë faqet e mediave sociale, të tilla si butonat e kontaktit, zonat për të përfshirë një adresë emaili dhe veçanërisht përgjigjet automatike të mesazheve të menjëhershme. Nëse nuk jeni i disponueshëm ndërmjet orareve të caktuara, sigurohuni që ata që ju kontaktojnë përmes mediave sociale ta dinë se kur mund të presin një përgjigje.

9) NDIQNI ME SHPEJTËSI

Pasi klientët e rinj potencialë të fillojnë të kontaktojnë, sigurohuni që të ndiqni në kohën e duhur. Kjo është pengesa e fundit. Pas gjithë atij krijimi të kontenteve dhe menaxhimit të markës personale, do të ishte turp t’i lini të shkojnë tani. Nëse është brenda orarit tuaj të punës, ndiqni brenda një ore. Nëse jo, sigurohuni që së pari të jeni në kontakt me ta ditën tjetër të punës. Siç u përmend më parë, sigurohuni që ata të dinë se kur mund të presin një përgjigje nga ju.

10. PROMOVONI KONTENTET TUAJA

Gjenerimi i kontakteve të reja ka të bëjë me arritjen e njerëzve të rinj. Ndërsa kanalet e mediave sociale e kanë bërë më të vështirë vitet e fundit arritjen organike të njerëzve, ato janë ende një mjet i shkëlqyer për të arritur klientë të rinj përmes reklamave me pagesë. Mbështetja vetëm në shtrirjen organike nuk do të japë rezultate. Një pikënisje e mirë është të nxisni çdo postim për tre ditë me një buxhet prej rreth 50 € deri në 75 €.

Nëse nuk jeni të sigurt se kë të synoni, mund të krijoni një audiencë të ngjashme bazuar në atributet që klientët tuaj aktualë kanë tashmë. Përndryshe, ju mund të krijoni një audiencë të re bazuar tek ata që e pëlqejnë tashmë faqen tuaj. Sigurohuni që të krijoni një audiencë të personalizuar dhe zgjidhni kategorinë “houses”kur bëni reklamën me pagesë përndryshe reklama juaj mund të mos publikohet dhe llogaria juaj e reklamave në Facebook mund të bllokohet.

 

 

Burimi: https://www.remax.eu/en/blog/10-ways-agents-can-boost-social-media-leads?fbclid=IwAR0m-bSPerNUM9mAsHKQcOK84fpq1GPfArtlOFX-Pm673yL0FyADJlMBZPQ

Related Posts