Si të zgjidhni Agjentin e duhur të Pasurive të Paluajtshme për të shitur shtëpinë tuaj?

Kur është koha e duhur për të listuar shtëpinë tuaj, punoni me një profesionist të kualifikuar – si një agjent RE/MAX – i cili ka një historik të pasur me përvojë dhe rezultate ekselente.

Dimrit i ka ardhur fundi – që zakonisht do të thotë se ka ardhur sezoni më i ngarkuar i shit-blerjes së shtëpive.

Me faktorë si rritja e normave të interesit që ngadalësojnë aktivitetin në disa tregje, shitësit e shtëpive mund të përballen me më shumë konkurrencë sesa në vitet e fundit. Por puna me një profesionist të kualifikuar të pasurive të paluajtshme mund të ndihmojë që një prone e listuar të tërheqë vemëndjen e duhur të blerësve potenciale– përmes taktikave si, çmimi strategjik, marketingu tërheqës, etj. Merrni parasysh këtë: Sipas Shoqatës Kombëtare të REALTORS®, pronat e listuara për shitje nga pronari (FSBO) zakonisht shiten për më pak se shtëpitë e tjera.

Je gati për të shitur shtëpinë këtë pranverë? Ja se si të gjesh agjentin e duhur.

Merrni parasysh kualifikimet e tyre

Përvoja – si në vite ashtu edhe në pronat e shitura – mund t’i ndihmojë shitësit të përcaktojnë se cili profesionist do të ishte më i kualifikuar për të listuar shtëpinë e tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë në tregun e sotëm, në të cilin shitësit mund t’u duhet të përgatisin dhe promovojnë pronën e tyre më shumë sesa shtëpitë e shitura vitet e fundit.

Vlerësimet e një agjenti gjithashtu mund të ndihmojnë.

Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh ekspertiza në një tipologji të caktuar prone e një Agjenti. Nëse jeni duke shitur një shtëpi luksoze, për shembull,  duhet të punoni me një agjent që është i profilizuar në pasuritë e paluajtshme luksoze. Në këtë rast, kërkoni për agjent që kanë titullin si “Agjent Specialist në Prona Luksoze”.

Përcaktoni njohuritë e tyre për zonën

Sa mirë e njeh një agjent zonën e tij? A kanë jetuar aty për një kohë të gjatë apo kanë pak kohë? Kjo është një pyetje e rëndësishme për tu bërë – dhe për të mësuar më shumë rreth tij nga prania e tij në internet. Një raport i fundit i RE/MAX përcaktoi se më shumë se gjysma e shitësve të shtëpive në SHBA kërkojnë një agjent imobiliar posaçërisht për ndihmë me çmimin e pronës së tyre. Kjo do të thotë që një agjent që ka një informacion të thellë të tregut vendas – dhe ka shitur shumë shtëpi atje – do të dijë të vendosë çmimin e duhur të pronës.

Sigurohu që të jetë zgjedhja e duhur

Ndërsa kërkoni për të marrë informacionin e duhur, i cili mund të jetë një proçes i ndërlikuar, , është më mirë të punoni me një agjent që ju duket i përshtatshëm. Ju duhet t’i besoni agjentit – dhe të keni besim tek ai. Është e rëndësishme të pyesni një agjent se cila është metoda e tyre e preferuar e komunikimit – dhe sa të disponueshëm do të jenë gjatë gjithë procesit.

Shitësit praktikisht gjithmonë kanë pyetje gjatë rrugës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të punoni me një profesionist i cili mund të japë përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja dhe t’ju ofrojë nivelin më të lartë të shërbimit.

Nëse jeni ende në kërkim, kontaktoni një Agjent RE/MAX.

 

Burimi: https://news.remax.com/spring-home-sellers-how-to-choose-a-real-estate-agent?fbclid=IwAR3xRAnWKI60GzegK6uNTlmwbhJeDdabWkwzPWgq0zXVDQl-jxgG6camEUA

 

 

 

Related Posts