Mënyra për të rritur biznesin tuaj pa kosto shtesë.

Ekziston një thënie në biznes që kur gjërat shkojnë mirë duhet të reklamoni, dhe kur kohët janë të vështira DUHET të reklamoni. Kjo është ende e vërtetë, dhe ka disa mënyra me kosto të ulët dhe madje pa kosto që mund të ndërtoni reputacionin dhe biznesin tuaj.

Nëse sapo po filloni në sektorin e pasurive të paluajtshme, ky artikull është veçanërisht i dobishëm për ju.

OPEN HOUSE

Organizimi i një “Open House” ju vendos në zemër të komunitetit tuaj, tregon se jeni të gatshëm të lidheni në një nivel personal me blerësit e mundshëm dhe është një mundësi e shkëlqyer për të filluar biseda rreth pasurive të paluajtshme. Mbani mend, jo të gjithë ata që marrin pjesë në organizime të tilla janë të interesuar të blejnë tani, por ata me siguri do t’ju kujtojnë kur të vijë koha që ata të shesin shtëpinë e tyre aktuale.

VLERËSIMET E KLIENTËVE

Asgjë nuk i mbështet shërbimet dhe profesionalizmin tuaj më shumë se vlerësimet pozitive të klientëve. Tani është momenti i duhur për të ndjekur klientët që keni pasur, për të parë se si po ecin dhe për të pyetur rastësisht nëse do të dëshironin të rishikonin faqen tuaj “Google My Business”për të rejat më të fundit.

Këshillë bonus: Mësoni se si të konfiguroni një faqe Google My Business dhe të gjeneroni klientë pa kosto shtesë.

E-MAIL NEWSLETTER

Me kaq shumë biseda rreth të qenit i pranishëm në mediat sociale (po, shih më poshtë), është e lehtë të neglizhosh një nga mënyrat më të besueshme për të ofruar vlerë për klientët tuaj. Email-i nuk mbështetet në algoritme dhe hapet nga ata që tashmë kanë interes. Ndërtimi i një liste me emaile të klientë ve potencial kërkon kohë, prandaj është më mirë të filloni sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, ka disa gjëra që duhen mbajtur parasysh përpara se të filloni të ndërtoni listën.

Sa shpesh del buletini im? Sigurohuni që të mos postoni mesazhe të padëshiruara. Çfarë vlere do të ketë? Këshilla, lajme nga komuniteti, përditësime të tregut. Sigurohuni që të mos jetë shumë e gjatë dhe të ketë gjithmonë diçka të re për të thënë.

MEDIA SOCIALE

Kur përmendim mediat sociale këtu, nuk nënkuptojmë krijimin e reklamave me pagesë ose kopjimin e përmbajtjes nga buletini juaj. Në vend të kësaj, përqendrohuni në aspektin “social” të mediave sociale dhe angazhohuni me profesionistë ose influencues të tjerë që punojnë në vendin tuaj. Në kohë pasigurie, është e rëndësishme që profesionistët me përvojë të qëndrojnë së bashku dhe të ndajnë përvojat. Zgjidhni 10 individë që mendoni se po bëjnë gjëra të mira në zonën tuaj ose në vendin tuaj dhe ndërveproni me përmbajtjen e tyre për dy javë. Pas kësaj, dërgojuni atyre një mesazh të drejtpërdrejtë për të eksploruar çdo mundësi për bashkëpunim. Do të habiteni se sa shumë mundësi biznesi mund të krijohen nga ndërveprimet në mediat sociale. Te gjitha pa kosto financiare.

SHËNIME PERSONALE

Të gjithëve u pëlqen prekja personale dhe klientët kanë më shumë gjasa t’ju kujtojnë dhe t’ju rekomandojnë nëse ndihen të veçantë. Merrni kohë për të përgatitur një mesazh personal për klientët ekzistues ose klientët e kaluar që janë gati të blejnë/shesin. Përveçse është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur shanset tuaja për referim, është gjithashtu një mënyrë e sigurt për të rritur vlerësimin e markës.

SEMINARE SHITËS/BLERËS

Dëshironi të shfaqni statusin tuaj të ekspertit lokal dhe njohuritë e industrisë në një vend? Organizimi i një seminari për blerësit ose shitësit është eventi i përsosur. Ndërsa kjo do të kërkojë disa shpenzime financiare për një vend ku do të organizohet, pije freskuese dhe materiale marketingu, seminaret mbi blerjen ose shitjen e një shtëpie gjenerojnë biseda ndërmjet pjesëmarrësve.

Sigurohuni që t’u jepni pjesëmarrësve vlerën reale që ata mund t’i  zbatojnë kur shesin ose kërkojnë një shtëpi. Sidoqoftë, mesazhi kryesor duhet të jetë se “ky proçes është gjithmonë më i lehtë me një profesionist të RE/MAX në krah të tyre”.

PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT

Dicka e ngjashme me “open house”, është e rëndësishme të dilni në komunitetin tuaj lokal, të njiheni nga banorët e zonës. Bëjini të vetëdijshëm klientët e mundshëm se nuk ka të bëjë gjithmonë me biznesin dhe një agjent RE/MAX është i gatshëm të angazhohet dhe ta bëjë zonën që ata shesin shtëpitë një vend më të mirë për të jetuar. Vetëm sigurohuni që elementët RE/MAX në veshjen tuaj të jenë të dukshme!

 

Burimi: shorturl.at/fktuz

Related Posts