Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të diçkaje , qoftë kjo një makinë e re , apo një rritje në detyrë . Kjo i bën ata të mendojnë se kur kjo hapësirë të përmbushet më në fund do të kenë arritur lumturinë!
Studimet tregojnë që këto ngjarje na bëjnë realisht të lumtur por për periudhë afatshkurta. Një studim nga Universiteti NorthWester , tregon sesi lumturia midis njerëzve të thjeshtë dhe atyre që kanë fituar llotarinë është po e të njëjtit nivel!

Ndikim Impakti është emri që shkencëtarët I kanë vendosur nocionit që njerëzit kanë për lumturinë e përcjellë nga ngjarje të mëdha të jetës së tyre. Që do të thotë se lumturia nga ngjarje të mëdha është e paqëndrueshmë.
Lumturia është elastike , ose e krijojmë ose jo. Lumturia që zgjat është ajo që përfitohet nga zakonet. Pra njerëzit e lumtur kanë zakonë që mbajnë gjallë lumturinë e tyre çdo ditë. Provoni dhe ju zakonet e tyre dhe shikoni nëse funksionojnë apo jo!

1. Kapen pas lumturisë nga gjeste të vogla dhe të thjeshta.
Është në natyrën e njeriut që të ti humbasin në rutinën e tyre, por njerëzit e lumtur dinë të shijojnë kënaqësinë e nje gatimi të mirë , e një bisede të ngrohtë apo dhe të shijojnë natyrën e bukur!
2. Bëjnë ushtrime.
Duke vendosur trupin në lëvizje , çlirojmë GABA një neurotransmitter që e mban trurin që qetë dhe kontrollon impulset. Njerëzit e lumtur bëjnë çdo ditë ushtrime për disa minuta të caktuara , sepse e dinë ndikim e tyre në gjendjen e humorit!
4. E rrethojnë veten e tyre me njerëzit e duhur.
Lumturia është diçka që përhapet. Duke u rrethuar nga njerëz të lumtur ju merrni energji positive, stimuloni kreativitet dhe këto dy gjëra të sjellin kënaqësi!
5. Qëndrojnë pozitivë.
Gjëra të këqija I ndodhin të gjithëve , duke përshfirë dhe njerëzit e lumtur.Por në vend që të ankohen për gjërat e këqija që u ndodhin ata thjesht reflektojnë mbi gjërat e mira për të cilat janë mirënjohës. Nëse keni pritshmëri negative ju jeni të prirur të përjetoni energji negative.
6. Bëjnë orë gjumi të rregullta.
Mungesa e gjumit sjell automatikisht përkeqësim të humorit, dhe humbje të vetkontrollit. Kur jemi në gjumë truri jonë rikarikohet , duke larguar proteinat toksike që janë prodhuar gjatë ditës. Njerëzit e lumtur nuk rrijnë pagjumë sepse e dinë që kjo gjë ndikon nëse ata do të kalojnë një ditë të bukur apo jo të nesërmen.
7. Bisedojnë gjatë dhe me kuptim.
Njerëzit e lumtur e dinë që lumturia dhe esenca janë krah për krah. Shmangin thashethemi , dhe paragjykimet. Përqëndrohen në biseda me kuptim dhe frytdhënëse. Dhe ndërtojnë marëdhenie emocionale në moment diskutimi sepse e dinë që në fund do të kenë fituar diçka.
8. Ndihmojnë të tjerët.
Të ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për tu ndjerë të gjithë të lumtur. Studimet tregojnë që njerëzit që ndihmojnë janë të prirur ti kalojnë më lehtë situatat stresuese në të cilat mund të ndodhen.
9. Ata përpiqen të jenë të lumtur.
Askush nuk çohet çdo ditë I lumtur. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ngecësh në rutinë , por vazhdimisht përpiqen të kenë mendime të lumtura dhe marrin vendime duke menduar pozitivisht.
10. Mbajnë mendjen e hapur.
Njerëzit ndahen sipas sjelles në dy kategori, me menje të mbyllur dhe me mendje të hapur. Ata me mendje të mbyllur besojnë që nuk mund të ndryshojnë situatat në të cilat ndodhen , dhe ata me mendje të hapur që mendojnë se me përpjekje mund tja dalin kundrejt çdo situate. Kjo bën që ata ti përballojnë më mirë vështirësitë , dhe të përqafojnë çdo sfidë.
Duke e përmbledhur mund të themi se lumturia është e vështirë për tu ruajtur , por të ndërtosh rutinë zakonesh të duhura ka të mirat e saja. Përshtatja me zakone që ndihmon të merrni kënaqësi të përditshme ndikojnë në humorin tuaj.
Po zakonet që ju bëjnë ju të lumtur cilat janë?