Hapësirat e vogla nuk janë hapësira e përshtatshme për familjet në rritje, por kohët e fundit njerëzit zgjedhin të bëjnë një jetesë minimaliste – familjet po përshtaten me jetën në shtëpitë me sipërfaqe të vogla. Nëse ju jetoni në një shtëpi me hapsirë të vogël, ndiqni këshillat e mëposhtme për krijimin e një hapësire funksionale që mund të ndihmojë familjen tuaj në rritje.

Është koha të pastroni
Merrni shembull nga  entuziastët e shtëpive të vogla të cilët kanë zgjedhur të jetojnë një jetë më të thjeshtë – të zvogëlosh do të thotë të seleksionosh. Ri-dhuroni, dhuroni dhe shisni sende të padëshiruara. Eliminoni sendet që i keni dy herë dhe mbani vetëm sendet që ju nevoiten. Mos harroni të merrni fëmijët tuaj t’ju ndihmojnë.

Çdo objekt ka një shtëpi, Çdo hapësirë ​​ka një qëllim
Duke menduar se çfarë sendesh duhet të qëndrojnë në hapësirën e shtëpisë është po aq e rëndësishme sa të zbulosh se ku ti ruani ato. Familjet pa një hapësirë ​ të caktuar për lojërat mund të marrin në konsideratë se ku do ti vendosin lodrat. Provoni të qarkulloni lodrat për të kursyer hapësirë, ndërkohë që ndihmoni fëmijët të shfrytëzojnë maksimumin e lorjave dhe të mos mërziten nga të njejtat lodra gjithmonë.

Shkoni vertikalisht
Disa mund të thonë se hapësira në dysheme është hapësira më e vlefshme në një shtëpi  të vogël – por hapsira vertikale është rruga e duhur! Raftet e librave, dollapët dhe hapsirat e këpucëve në formë vertikale janë të gjitha mundësi të mira për hapësirat e vogla.