Your work is going to fill a large part of your life and the only way to be truly satisfied is to do what you believe is great work. And the only way to do great work is to love what you do!

Steve Jobs

Kur e nisa rrugëtimin tim në Real Estate isha 24 vjece dhe mund të them që u futa në mënyrë rastësore si një punë part time si asistente zyre e cila do të më ndihmonte me shpenzimet që kisha gjate vitit të dytë të masterit. Ishte balona e RE/MAX që duke nisur nga viti 2015 u bë një element shumë i rëndësishëm dhe një kthesë shumë e rëndësishme në karrierën time.

U bë shumë shpejt një industri që më përfshiu totalisht. Një trend që vit pas viti bëhej dhe me i këndshem. Duke punuar si menaxhere zyre kam parë të rinj të cilët kanë ardhur me deshirën për të gjetur nje ambient të ngrohtë për të startuar një punë ku te ndjeheshin te pavarur, e sot i shoh të jenë komponentë të rëndësishëm dhe konsulentë të sukesshëm në këtë industri.

Unë them shpesh që të bëhet stil jetese, të jetosh si pjesë e industrisë së pasurive të paluajtshme, e ke të pashmangshme që teksa ulesh në tavolina miqsh të mos flasësh dicka nga përditshmëria, tregu dhe tendecat e pronave, e më pas miqtë fillojnë e bëhen referuesit kryesorë pasi besojnë tek ajo që ti përcjell përmes fuqisë së fjalës.

Është e pashmangshme të mos bjerë fjala për një pronë në shitje, për një pronë qe u shit, për një ambient biznesi apo investim të mirë e prandaj gjatë gjithë kohës ti je pjesë e punës e cila në vetvete është sadisfaksion. Është realisht sadisfaksion të bëhesh pjesë e një procesi emocional si vendimarrja për të investuar ne atë që quhet “shtëpi e ëmbla shtëpi”.

Më ndodh shpesh që kur shoh persona të cilët kanë elemente të mira për të qënë agjent negocimi të pasurive të paluajtshme të ndaj me ta pasionin për këtë industri dhe të transmetoj mundesitë e pafundme qe kjo industri ka.

Në RE/MAX sky is the limit dhe është mëse e vërtetë.

Është e pamundur për mua të mos ndaj në rrjetet sociale që unë përdor pjesë nga përditshmëria ime në RE/MAX Albania dhe Kosova.

Tashmë si pjesë e kësaj industrie une jap trajnime për agjentët e rinj që futen në RE/MAX dhe jam zotuar që pasionin që unë kam dhe sigurisht eksperiencën time ta transmetoj në mënyrën me të këndshme dhe më të bukur të mundshme. Është kënaqësi e vecantë të shohësh të rinj që sot i janë bashkuar industrisë me një dëshirë për të implementuar cdo element që të bën të suksesshëm! Sikurse Brian Tracy (një nga shkrimtarët e mi të preferuar ka thene) fatmirësisht suksesi është dicka që mund të mësohet.

Mund të them që është një nga kenaqësitë më të bukura të transmetosh dijen tënde përmes fjalës dhe dialogut dhe për mua orët e trajnimit me ta janë pjesa më e këndshme e ditës.

No alt text provided for this image

Dhe për ta përmbyllur them se kjo industri është vërtet një stil jetese por gjithashtu dhe një shkollë apo univeristet më vete. Mendoj se jam në një rrugëtim të këndshem i cili është vetëm në hapat e parë të tij.

 

Burimi: Esmerina Likaj

www.remax.al