Me ardhjen e dimrit dhe uljes së temperaturave, shtëpitë tona të japin ndjesinë e të ftohtit duke na shkaktuar jo vetëm  grip të thjeshtë por edhe përtaci gjatë aktiviteteve tona të përditshme. Madje, një shtëpi e ftohtë është shkaktare e hipertensionit.

Ja disa këshilla se si të ndiheni më ngrohtë dhe komodë në shtëpinë tuaj.

Izolimi është shumë i rëndësishëm

Dhomat e ftohta mund ta ruajnë nxehtësinë në sajë të disa masave themelore:

Izoloni sipërfaqet e brendshme të ambjenteve me shtresa gipsi. Kjo do të siguronte qe shtëpia juaj të jetë e mbrojtur nga i ftohti dhe lagështia.

Shtojeni dyshemenë me parket druri

Nëse dyshemeja juaj është me pllakë ose mermer, parketi i drurit do ta shndërrojnë banesën tuaj në një shtëpi të ngrohtë. Vec kësaj do të keni dhe një shtëpi të arreduar me stil dhe sipas trendeve më të fundit.

Sistem qëndror ngrohjeje

Instalimi i një sistemi qëndror ngrohjeje si përshëmbull i instaluar poshtë dyshemesë do të bënte që i gjithë ambjenti të ketë të njëjtën temperaturë. Instalojeni atë në dhoma kyç si ato të gjumit, ndënjes apo tualetit dhe mos kini frikë të ecni edhe zbathur.

Përdorni perde të trasha

Perdet e shtëpisë tuaj duhet të jenë të trasha që të shmangni humbjen e nxehtësisë e cila ndodh edhe nëse dritaret e shtëpisë janë mbyllur. Kushtojini rëndësi materialit të perdeve që përzgjidhni pasi pëlhurat natyrale janë shumë herë më të efektshme se ato sintetike.

Batanijet trend për dhomën e ndenjes

Stili i ri i batanijeve të vogla të thurura të cilat mund të përdoren në ambjentet e ndenjes është një alternativë.Ndirrni shtizat e vjetra të gjyshes dhe thurini vete disa batanije te ngrohta te vogla per pjestaret tuaj te familjes. Mund ti perdorni gjatë shikimit të televizorit apo kur punoni në kompjuter.

Ajrosni shtëpinë tuaj çdo ditë për disa minuta

Mos mendoni se mbyllja hermetike e shtëpisë tuaj do të parandaloje humbjen e nxehtësisë. Përkundrazi, qarkullimi i ajrit të pastër në çdo dhomë do të zëvendësojë  ajrin e ndotur dhe të lagësht me ajër të freskët nga jashtë. Në këtë mënyrë parandalohen problemet e frymëmarrjes apo prania e mykut  qe i fal aroma te pakëndshme shtëpisë tuaj.

Këto ndryshime nuk ju duken mjaftueshëm?!

Merrni një vendim më të rëndësishëm dhe drejtohuni  te RE/MAX Albania për të gjetur shtëpinë tuaj të ëndrrave. Vizitoni faqen tonë të internetit www.remax.al dhe gjeni një pronë që do ju bëjë të mos i druheni më motit të ftohtë.