Keni kontaktuar një konsulent RE/MAX, keni listuar pronën dhe jeni gati ta shisni? Tani ajo që duhet të bëni është të gjeni një blerës potecial. I vetmi problem është se ju nuk e dalloni dot kur një blerës është në të vërtetë i interesuar për të blerë. Shenjat e mëposhtme tregojnë kur një blerës është vërtetë i interesuar për të blerë.

I është aprovuar kredia

A ju bëri blerësi një ofertë por harroi që t’ju tregonte për kredinë? Epo me siguri ata nuk kanë ndërmend ta blejnë këtë shtëpi. Shumica e blerësve vërtetë të interesuar do ju paraqesin të gjitha dokumentat për t’ju treguar se ata mund ta përballojnë blerjen e kësaj shtëpi.

Ata bëjnë një ofertë llogjike

Ka oferta të ulëta po ka edhe oferta shumë shumë të ulëta. Nëse blerësi ju bën një ofertë qesharake shumë të ulët ka shumë gjasa që ai mos të jetë vërtetë i interesuar në blerjen e shtëpisë.

Ata kanë kontaktuar një konsulent RE/MAX

A kanë kontaktuar klientët një konsulent imobiliar i cili përfaqëson kërkesat e tyre apo janë paraqitur vëtë për të parë shtëpinë. Nëse një blerës shoqërohet nga një konsulent imobiliar atëherë ai me siguri është shumë i interesuar për shtëpine tuaj. Kontakto një konsulent RE/MAX nëse kërkon shërbim dhe profesionalizëm.

 Ata e njohin tregun e zonës

Blerësit që e njohin mirë cmimin e tregut të zonës nuk do të harxhojnë kohën e tyre duke parë shtëpinë tuaj nëse vërtetë ajo nuk ja vlen.

 Ata marrin kohën e tyre duke parë shtëpinë dhe ju bëjnë pyetje të përshtatshme.

Nëse një klient shikon shtëpinë tuaj për 10 min dhe ndërkohe nuk ju drejton asnjë pyetje,atëherë me shumë gjasa ai nuk është shumë i interesuar në blerjen e kësaj shtëpie. Një blerës i vërtetë bën pyetje dhe kërkon të dijë më shumë për pronën tek e cila do të investojë paratë e tij.

 Ata kanë nxjerrë në shitje ose për qira pronën e tyre

A është shtëpia e tyre aktuale në shitje apo kontrata e qirasë u mbaron së shpejti? Këto janë pyetjet që një konsulent imobiliar duhet ti bëje për të kuptuar se sa i motivuar është klienti blerës. Nëse përgjigja e të dy rasteve është po atëherë ky klient është vërtetë i interesuar të blejë.

 Ata marrin pjesë në Open House 

A ishte prezent klienti blerës në open house që organizove?Nëse një bleres merr pjesë në një organizim të tillë ai me siguri do ta ndjek agjentin që ka pronën. Nëse një blerës është vërtetë i interesuar ai do të paraqitet në agjensinë e agjentit me një ofertë ose do të kërkojë një shoqërim privat.

www.remax.al