Kur më në fund vensosni të shisni shtëpinë tuaj, ju duhet të gjeni një blerës I cilli ka dëshirë të blejë shtëpinë tuaj. Megjithëate, shumë gjëra mund të ndodhin nga gjetja e klientit deri tek mbullja e transaksionit. Shitjet shpesh prishen pasi blerësi tërhiqet, bën ofertë të ulet, ose thjeshtëe gjen një pronë tjetër.

Ka disa gjëra që ndikojnë në vendimarrjen e blerësit – duke filluar nga cmimi, vendondodhja, dhe periudha e blerjes.

Ja disa këshilla se si të gjeni blerësin e duhur.

  • Cmimi tërheq blerës specifik
  • Merrni në kondiseratë ofertën
  • Vini re entziasmin e tyre

Cmimi tërheq blerës specifik.

Të gjithë blerësit kanë një buxhet specific. Kur ju listoni një shtëpi me një cmim specific, blerësit të cilët mund ta përballojnë atë cmimi janë të sigurtë kur bëjnë ofertën e tyre. Kur një shtëpi është listuar për shitje, shitësit shpesh hasin vështirësi në gjetjen e blerësit. Kjo ndodh si pasojë e disa gjërave; që mund të jenë – marketimi I keq, gjendja aktuale e tregut, ekonomia, etj.

Të gjtihë shitësit duan të përfitojnë sa më shumë nga investimi I tyre, dhe përpiqen të evitojnë shitjen e shpejtë. Megjithëatë procesi  I shitjes mund të zgjasë për shumë kohë dhe kjo është një arsye që shumë shitës demoralizohen gjatë procesit.

Është e rëndësishme të kuptohet tregu dhe të bëhen disa sakrifica në mënyrë që të tërhiqen më shumë blerës. Ndërkohë që cmimi I tregut në zonën tuaj mund të jetë shumë I përballueshëm për disa, cmimi I listimit tuaj mund të mos jetë. Nëse po hasni vështirësi në gjetjen e më shumë blerësve, do të ishte më mirë për ju që të ulnit cmimin ose të zgjeroni kufirin e cmimeve.

Sa më i gjere rrezja aq më shumë klientë do të interesohen për pronën, të cilat mund të rezultojnë në më shumë oferta për blerjen e kësaj prone. Duke bërë këtë gjë ju mund të filtroni klientët duke arritur tek ai I cili vërtetë do të blejë pronën. Duke ndryshuar rrezen e cmimit ju zgjeroni rrezen për klientin e duhur.

Merrni në konsideratë ofertën

Me rrezen e cmimit të cilën e zgjeruart për të afruar më shumë blerës, ju keni shance më të larta për të marrë më shumë oferta për shtëpinë tuaj. Disa oferta mbase do të jenë shumë pranë cmimit që ju ofroni ndërsa disa të tjera më të ulëta se ai cmim.

Megjithatë eshtë e rëndësishme të konsiderohen të gjitha ofertat që merrni. Fakti që një ofertë e marrë është afër cmimit tuaj nuk do të thotë që marreveshja do të mbyllet direkt.

Procesi I blerjes dhe shitjes së një shtëpie mund të jetë shumë I gjatë, dhe të ketë ndryshime gjatë rrugës. Blerësit potencial shpesh kërkojnë të shikojnë shtëpinë para se të vendosin ta blejnë, ose mund të kuptojnë se kanë ofruar më shumë nga sa mund të përballojnë.

Megjithatë është e rëndësishme që shitësit të fokusohen tek disa oferta dhe jo vetëm të një ofertë e mirë. Zakonisht shitësit kanë një listë të shkurtër me blerës potencial me të cilët negociojnë dhe në fund zgjedhin të duhurin.

Vini re entuziazmin e tyre për të blerë.

Kur vjen puna për të negociuar më blerësit dhe për të mbylluar transaksionin, entuziazmi I një blerësi eshtë një shenjë shumë e mirë për të kuptuar nëse keni gjetur blerësin e duhur apo jo.  Të gjithë blerësit kërkojnë shtëpinë që I përshtatet më shumë kërkesës së tyre.  Prandaj entuziasmi tregon shumë nëse ata do ta blejnë ose jo shtëpinë tuaj.

Entuziasmi tregohet në disa menyra

  • Transparencë
  • Përgjigje
  • Emocion

Nëse një blerës nuk është tërësisht transparent, ju duhet të filloni të shqetësoheni. Kjo nuk do të thotë se ata nuk do ta blejnë shtëpinë tuaj; ata mund ta blejnë por nuk është asnjëherë një shenjë e mirë. Blerësit që nuk tregohen të drejtpërdrejtë me ju apo agjentin tuaj RE/MAX, do të thotë se kanë dyshime, ose ata e kanë të pamundur tju japin informacionin e kërkuar deri në një moment të dyre.

Koha e përgjigjes së një blerësi tregon entuziasmin kundrejt blerjes. Nëse një blerës përgjigjet shpejt,, do të thotë se ata duan vërtetë ta blejnë shtëpinë. Nëse ata ju kthejnë përgjigje me vonëse për pyetjet qe ju I bëni mund të jetë e kundërta. Kjo mund të zgjasë procesin dhe të shtojë presionin në një proces stresues tashmë.

Blerësit që shprehin entuziazëm është gjithmonë një shenjë e mirë. Megjithatë eshtë e rëndesishme të vihet re entuziazmi i të gjithë blerësve potencial.

Përshembull një cift I ri mund të jetë duke kërkuar për shtëpi në zonen tuaj. Një nga partnerët mund të jetë shumë entuziast për shtëpinë tuaj nderkohë që tjetri nuk është. Këto cifte që shfaqin opinione te kunderta mund të jenë një sinjal I forte paralajmërues, pasi do të thotë se ato nuk do ta blejnë shtëpnë tuaj derisa të bien dakort me njëri-tjetrin dhe të dy ta pëlqejnë shtëpinë.

Entiziasmi është një komponente shumë e rëndesishme në gjetjen e blerësit të duhur për shtëpinë tuaj. Blerja e një shtëpie ështe një hap I rëndesishem dhe një investim në jetën e gjithësecilit, prandaj blerësit nuk do të të investojnë një një shtëpi që nuk janë plotësisht të sigurt.

Blerësit që shfaqin pikat e përmendura më sipër mund të jenë pronarët e rinj të shtëpise tuaj.

Zgjidh një konsulent imobiliar RE/MAX dhe I gjithe procesi do të jetë shume I lehtë për ju pasi agjentët tanë ju ndjekin dhe udhëzojnë në cdo hap të transaksionit.