Blerja e shtëpisë, duke qënë një nga investimet më të rëndësishme që një familje bën, është një proces kryesisht emocional, pavarsisht se vlera e përfshirë në këtë investim është i madh. Sidoqoftë, para se të filloni kërkimin për një pronë, është shumë e rëndësishme është që të përcaktoni se çfarë është ajo që nevojitet në një shtëpi përkundrejt asaj që ju dëshironi në të vërtetë. Pas një hulumtimi më të detajuar apo pas një bisede me një agjent imobiliar profesionist, mund të zbuloni se shtëpia ideale për ju dhe familjen tuaj nuk është ajo që fillimisht keni menduar se do të ishte.

Këtu janë disa sygjerime për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse po kërkoni një pronë me vecoritë e duhura:

Ndani listën tuaj në “Nevojat” dhe “Dëshirat”

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të organizuar mendimet tuaja është ti shkruani, nevojat dhe deshirat në një letër.

Krijoni një listë me dy kolona – njëra për “Dëshirat” dhe tjetra për “Nevojat”.

Kolona e nevojave duhet të përfshijë elemente të tilla si vendndodhjen, institucionet, lagjen, buxhetin, numrin e dhomave të gjumit, planimetria, orienetimi.

Kolona e dëshirave është për aspektet e konsideruara si jo-materiale, siç janë stili specifik i shtëpisë, kuzhina ose banjot e rinovuara, pishina, vaskë, materiali i dyshemesë, sobë druri, materiali i dritares dhe peizazhi, parket apo pllaka, etj.

Diskutoni pikat e mesipërme me anëtarët e tjerë të familjes.

Studimet kanë treguar që organizimi dhe hapësira e shtëpisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet midis anëtarëve të saj, prandaj sigurohuni që të merrni parasysh se si ju dhe familja juaj dëshironi të jetoni në shtëpi.

Nëse shtëpia është duke u blerë për më shumë se vetëm një person, këshillohuni bashkë me ta, në mënyrë që të gjithë të bien dakord për atë që është “nevojë” dhe çfarë është një “dëshirë”.

Konsideroni planet tuaja në të ardhmen.

Një element i rëndësishëm që duhet të merrni në konsideratë është se sa kohë keni ndërmend të qëndroni në atë shtëpi. Ky aspekt në vetvete mund të ketë një ndikim të madh në nevojat dhe dëshirat tuaja.

Nëse po planifikoni të qëndroni në shtëpi për pesë vjet ose më gjatë, duhet të mendoni për ndryshime të mundshme në të ardhmen, siç është lindja e një fëmije apo përfundimi i një kontrate pune.

Ndërsa shtëpia aktualisht nuk mund të ketë një dhomë gjumi shtesë, a mund të shtohet ajo për të përmbushur nevojat tuaja në të ardhmen?

Jini të gatshëm për kompromis.

Kërkimi i një shtëpie të re dhe procesit i blerjes mund të jetë rraskapitës. Sidoqoftë, të jesh realist do të lehtësojë mendjen tënde dhe do të zvogëlojë stresin. Eshtë më mirë të hidhni një hap prapa dhe të pyesni se ç’farë ju bën vërtet të lumtur.

Përgjigja për këtë pyetje do të jetë unike për të gjithë. Bëhuni të gatshëm të bëni kompromise nëse dëshironi. Kaloni kohë duke përcaktuar stilin e jetës tuaj dhe atë që mund të hiqni dorë për të qenë të lumtur në shtëpinë tuaj.

Mendimet përfundimtare.

Nëse lista e nevojave dhe dëshirave tuaja tregon që ju keni nevojë për një shtëpi të re atëherë është momenti i duhur të filloni kërkimin për shtëpinë e re, sigurisht sugjerimi ynë në cdo kohë do të ishte ti drejtoheni një eksperti imobiliar i cili ka informacionet e pronave më të reja në treg por për më tepër ka eksperiencën e duhur për tju udhëhequr drejt vendimit të duhur duke e bërë kështu investimin tuaj.

Burimi: RE/MAX Vizion