Ju e keni sistemuar pronën dhe jeni gati ta fotografoni atë. Le të hedhim një sy tek disa foto para dhe pas për t’ju treguar se sa diference bën një foto e kapur  ashtu sic duhet.

 

Filloni me baziken

 

Mos fotografoni veten tuaj në pasqyrë

E shikoni reflektimin tuaj në pasqyrë? Nuk duhet! Pasqyrat japin më shumë dritë dhe mund ta bëjnë dhomën të duhet më e madhe, por ato nuk duhet të tregojnë asnjëherë fotografin.

Mos harroni të vendosni cdo gjë aty ku duhet.

Edhe gjërat e vogla sic janë zbukurimet e panevojshme në tavolinë do të duken keq në foto. Vëzhgoni me qetësi cdo pjesë dhe hapësirë për objekte që janë pa vënd pasi askush nuk do të shikojë rremujën e dikujt tjetër.

Tregoni kujdes me këndin

Këndet jo natyrale e shformojnë dhomën  dhe I bëjnë objektet vertikale ose horizontale të duken mët e egzagjeruara. Në vend të kësaj per të shmangur shformimin mbajeni foton në nivelin e shikimit duke parë nga prespektiva e një personi I cili qëndron në këmbe ose ulur.

Ndrico dhomën

Drita e keqe mund ta bejë një dhomë të duket e zymtë dhe pa ngjyrë, prandaj hapini perdet dhe ndizni cdo dritë. Gjithashtu duhet të mendoni se si mobiliet do të thithin apo reflektojnë dritën, mbulesat e bardha apo ngjyrë kremi, I japin jetë mobilieve të vjetra dhe reflektojne akoma me shumë dritë në dhomë.

Inkurajo Imagjinatën

 

Mos I bëni fotot natën

Nuk mund të tregoni pamjen nga dritarja nëse nuk e shikoni atë, prandaj asnjëhere mos e skeduloni bërjn e fotove natën. Bëni foto gjatë ditës dhe hapini dritaret për të treguar vendndodhjen në dritën më të mirë të mundshme.

Mos lini gjera personale në dhomë

Kujtimet e bukura si përshembull nje arush mund tju kujtoje momente të lumtura , por gjithashtu do ti kujtojë blerësit se shtëpia I përket dikujt tjetër dhe do të ndaloje se imagjinuari jetën e tij në ate shtëpi. Edhe nje gjë qe mund të duket e parëndesishme mund te ndryshojë gjithcka, mos lini asgjë që mund ta bëje blerësin të mendojë që shtëpia është shumë e ngrohtë apo shumë e ftohtë.

Trego se si mund të shfrytezohet hapësira.

Hapësirat boshe poshtë dritareve e bejnë ambjentin të duket I pashfrytëzueshëm, por vendosja e mobilieve në menyre të tillë që ta bëjnë ambjentin të duket më praktik është ideale. Dy karrike në ambjentin e kuzhinës e fotojnë blerësin të imagjiojë se si mund ta shfrytëzojë hapësirën.

Vendos një ngjyrë të qeshur

Edhe pse një ngjyrë neutrale mund të pershtatet për pjesën me të madhe të klientëve, një ngjyrë e qeshurr mund ti japë jetë fotos tuaj. Përdorni ngjyra më të qeshura me dekore ne të gjithë ambjentin si dhe krijoni një lidhje me elementët natyral qe janë jashtë.

Ftoni shikuesin brenda.

 

Mos bllokoni pamjen

Mendoni si  një psikolog. Pozicionimi I divanit me kurriz nga pamja e jashtme është ekujvalente me një person që I kthen kurrizin pamjes, eshtë e pasjellshme dhe perjashton pamjen nga hapësira. Në vend të kësaj , vendosini mobiliet në mënyre te tillë që të lejojnë pamjen e jashtme të jetë e dukshme nga ambjenti.

Hiqni objektet e panevojshme

Tregoni vëmendje në mënyrën se si objektet janë organizuar për te mbajtur dhomën të rregullt. Mblidhini telekomandat e TV, apo aprateve të tjera dhe vendosini në një vend që nuk duken. Hiqini te gjithë prizat e pajisjeve dhe lërini muret të pastër.

 

Trego jetën ideale jo jetën reale.

I shikoni ato këpucë atej në cep? Edhe blerësi potencial mund ti shikojë. Dhoma e ndenjes është ambjenti ku familja kalon pjesën më të madhe të kohës, prandaj gjërat e vogla kanë tendencë të gjëndën aty. Perdorni një listë para-foto për tu siguruar që cdo dhomë është gati të fotografohet.

Kushtoji vëmendje objekteve specifike

Qirinjtë që shkëlqejnë I japinn vëmendje oxhakut, duke I dhënë dritë hapësirës. Perrdorni gjimonë objekte dekorative dhe sigurohuni ti fotografoni ato.

Mbani shikimin në lëvizje

 

Mos i mbani sytë statik.

Shkallët apo harqet ndonjëherë janë të veshtira për tu fotografuar, por ato tregojnë karakterin e shtëpisë. Fotografoni këto detaje duke vendosur edhe bimë decorative të cilat ftojnë klientin te ndjek  dhe eksploroje shkallen në të gjithë gjatësinë e saj.

Tregoni detajet.

Drita jo vetëm e bën ambjentin të duket më I madh por mund të reflejtojë edhe në sipërfaqe të tjera si pllakat apo një dysheme e shtruar me gurë. Kjo tërheq vëmendjen e klientit tek detajet e vecanta.

Lëviz nëpër ambjent.

Të bësh një foto nga një këndi I drejtë e bën ambjentin të duket I vogël. Duke u zhvendosur pak në të majte ose në të djathë I lejon klientet të shikojnë se si ambjenti lidhet me ambjentet e tjera dhe jep nje pamje të gjerë të shtëpisë.

Prezanto situatën ideale.

 

Mos kalo në ekstreme

Sic e dini tashmë , fotot që janë shumë të errta e bejnë dhomën të duket pa jetë, por nderkohë edhe drita e dielllit krijon hije të cilat pengojnë pamjen e ambjentit. Zvogelloni këtë problem duke I berë fotot në një kohë kur drita e diellit nuk do të reflektojë në kënd të drejtë në dritaret apo dyert e shtepisë.

Mos e lejo shikuesin të largohet.

Duke perdorur fokusin shikimi I klientit drejtohet atje ku ne duam. Megjithëatë përdorimi I fokusit në sasinë e duhur do ta lejoje klientin te shikojë ambjentin por do ta fokusojë tek detajet që ne duam.

Afrohu më pranë

Ndonjëherë më pak është më mirë, prandaj mos mendo që duhet ta vendosësh aparatin ngjitur me murin. Ulja e apartatit dhe vendosja e tij drejt qendrës së tavolinës e fton shikuesin drejt e në hapësirë, dhe blerësit potencial të ulën dhe të shijojnë pamjen.

Argeto shikuesin.

Trego argetimin potencial të një shtepie duke shtruar një tavolinë me aksesorët që I duhen për një festë. Shto bimë të gjelbra rreth ambjenteve të jashtme për të krijuar një lidhje më pamjen dhe jepi jetë ketyre hapësirave.

 

Ndryshime të vogla si këto të permendura më sipër bëjnë diferencën midis një fotoje te mire dhe një fotoje të shkëlqyer. Kontrollo here pas here foton dhe mundohu te imagjinosh si do ta shohin te tjerët këtë foto. Pak mundim ne fiillim mund tju kurseje shumë kohë më vonë

Burimi: RE/MAX Europe

www.remax.al