SI LINDIN IDETE!

Atë mbrëmje, ndërsa ishin mbledhur në dhomën e hotelit me një shishe tequila te shoqeruar me ca kripë me Lime, filluan të flasin për emrin e kompanisë së re të pasurive të patundshme.🤔
Herë pas herë njëri prej tyre sillte një ide që hidhej menjëherë poshtë.😠

Aty nga gjysma e shishes se tequilas, dikush propozoi emrin ” Real Estate Maximums Incorporated”. Të gjithë e pëlqyen.🤗🤗
Maximums do të thoshte që të gjithë do të përfitonin maksimumin – si agjentët e pasurive të patundshme ashtu edhe klientët. Emri ishte perfekt për të përcjellë konceptin “të gjithë fitues”
Por, pas disa minutash, kuptuan se emir nuk ishte akoma ashtu siç e donin. Ai nuk ishte mjaft dinamik për një markë me cilësi të mirë dhe ishte një emër shumë i gjatë për të qëndruar brenda tabelave të zakonshme të pasurive të patundshme🛑

Ata vazhduan të pinin Tequila🍸
Asnjeri nuk po arrinte të mendonte një emër tjetër që i afrohej qëllimit si Real Estate Maximum.
Dikush sugjeroi shkurtimin R.E. Max. Kështu ishte më dinamike dhe tërheqëse;
por ne te shkruar ngjante shumë me një emër personi.
Collins vuri re që Exxon ishte themeluar vetëm disa vjet më parë dhe shkronja X e kapërcyer nga Vija terhiqte menjëherë vëmendjen.
Kështu që Dave Liniger hoqi pikat, ndau shkronjat me një shirit dhe më pas i beri gjitha shkronjat Kapitale.
Kur shikuan fletën, panë emrin RE / MAX.💡
Pati një moment heshtjeje, pastaj një duartrokitje. Emri ishte i përsosur nga të gjitha pikëpamjet, sikur po flisnin për një kompani globale.

Po ngjyrat?🏳‍🌈
Tani ata po ecnin me shpejtesi. Nuk ishte koha për të ndaluar. Disa shotsa më shumë me tequila ndërkohë qe diskutonin design-in që do t’i jepej RE / MAX.
Të gjithë te pranishmit në dhomë sapo ishin kthyer nga lufta e Vietnamit dhe ishin patriot te bindur. Ngjyrat duhej të ishin të bardha, të kuqe dhe blu.🇺🇸
Kur shqyrtuan rezultatin e punës së tyre, ata kuptuan se ishte e përsosur
Ja pra se si lindi marka RE / MAX😎

© RE/MAX Infintiy