Al Jazeera Seria televizive e dokumentareve Histori Tregues, Traveler, ka eksploruar Shqipërinë, ose ndyshe perlën e vogël të Europës. Mark Hofmeyr udhëtoi anembanë Shqipërisë dhe ndau përvojën e tij në tre episode  prej 26 minutash secili, me ndjekesit e tij.

“Mirë se vini në perlën e fundit të zbuluar në Europë! Mirë se vini në Shqipëri! Kur të hyni në këtë vend, do të mendoni se jeni në një vend të zakonshëm. Por sapo të filloni udhëtimin tuaj, do të habiteni nga magjia e saj dhe surprizat e saj të fshehura “, thotë Hofmeyr në fillim të episodit të parë. (video më poshtë)
Ai eksploroi Pazarin e Krujës, Alpet Shqiptare, Liqenin e Komanit, Liqenin e Shkodrës, Kështjellën Rozafa dhe  Kosovën.
Episodi i dytë fokusohet në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në Shqipëri si Berati dhe Gjirokastra.
Episodi i tretë ka të bëjë me bregdetin shqiptar dhe rivierën jugore.

www.remax.al

Burimi: Invest in Albania