Rregullat e arta që të arrini suksesin:

Shumë rrallë mund të ndodhë që suksesi t’ju gjejë juve të papërgatitur. Zakonisht, njerëzit që janë të suksesshëm kanë punuar shumë për të arritur aty ku janë. Pesë janë rregullat e arta që do t’ju ndihmojnë të arrini synimet.

Vendosni objektiva që ju motivojnë

Kur i vini vetes objektiva, është e rëndësishme që ato t’ju motivojnë. Kjo nënkupton që ato duhet të jenë të rëndësishme për juve dhe që të shihni një vlerë në arritjen e tyre. Nëse keni pak interes në atë që synoni të arrini, atëherë keni shumë gjasa të hiqni dorë. Motivimi është çelësi për të arritur synimet.

Zgjidhini objektivat me zgjuarsi

Objektivat e zgjedhur me zgjuarsi zakonisht janë specifike, të matshme, të arritshme, të rëndësishme dhe që i përmbahen një afati kohor. Ky kombinim kaq specifik do t’ju bëjë që të mund të arrini synimet tuaja pa u munduar shumë në vazhdën e kërkimit të së pamundurës.

Shkruajini synimet

Akti fizik i të shkuarit një synim e bën atë më të vërtetë dhe më të prekshëm. Nuk keni asnjë justifikim për ta harruar atë. Shkruajini sipas formulës “unë do të arrij” dhe jo “do të më pëlqente që të arrij”. Kështu ju do të përfytyroni atë që dëshironi dhe kjo ju motivon.

Hartoni një plan

Përqendrohuni te rezultati dhe hartoni një plan që do t’ju çojë drejt suksesit të qëllimit tuaj. Vetëm duke pasur hap pas hapi strategjinë tuaj atëherë do të kapërceni çdo vështirësi që ju del përpara.

Përmbajuni planit

I gjithë procesi duhet të shkojë zinxhir. Që nga zbulimi i asaj që doni deri te arritja duhet të vazhdoni të luftoni për dëshirat dhe synimet tuaja duke iu përmbajtur asaj që dëshironi të arrini. Mos hiqni dorë lehtë dhe çojeni deri në fund!

 

www.remax.al