Kur një klient vendos të blejë një shtëpi sigurisht që ka shumë pyetje për të bërë. Në listën e më poshtme renditen pyetjet më të cuditshme që I janë bërë një konsulenti imobiliar.

A dalin krokodilët nga tualeti?

Michael Lyons një agjent imobiliar I agjensisë Lyons Realty Group në Hollywood e kishte dëgjuar shpesh shqeteesimin e klienteeve mbi krokodileet qee enden nee oborr, pellgje, apo pishina. Por kur dëgjoi këtë pyetje e la pa fjalë.

Edhe pse ai nuk kishte se cfarë përgjigje te jepte, ai shpiku një zgjidhje të cuditshme. I tha: Hidhni uthull ne tualet nje here ne muaj pasi ata e urrejne uthullen. Kjo pergjigje  I qetësoi klientët të cilët përfunduan duke e blerë shtëpinë.

A ka ndonjë qejfli festash që jeton në lagje?

Klientët blerës shpesh kanë pyetje në lidhje me lagjen por një pyetje e tillë për Kate Julian agjente e City Chic Real Estate në Washington, DC ishte hera e parë që e dëgjonte.

“Ata thanë se ishin qejfli për vete dhe kjo ishte dicka që kërkonin”

E pasigurt si të përgjigjej ajo u tha: bëni një shëtitje në lagje dhe shikoni. Ne fund të fundit a nuk janë këta njërez shumë miqsorë?

A përfshihet me shtëpinë makina e parkuar jashtë ?

Chike Uzoka, një agjent me Weichert ne Newark, NJ kishte dëgjuar për blerësit te cilët pyesnin nëse gjëra si shandanët apo mobiliet apo paisjet e pishinës përfshiheshin me blejjen e shtëpisë. Por një makine?

E vetmja mënyrë si ai mund ti përgjigjej kësaj ishte me sarkazëm: Nëse avokati nuk e ve re këtë në raportin tij atëherë përfshihet!

A është dikush i varrosurr në oboorr?

Larry Prigal, një agjenti I  Re/Max në Gaithersburg, MD nuk kishte asnje arsye të besonte se dikushh ishte I varrosur në oborrin e shtëpisë që po shiste, prandaj ai me shaka I tha klientëve, se mund të gërmonin por vetëm pasi të kishin blerë shtëpinë.

A ka ndonjë fantazëm në shtëpi?

Kur Chris Dossman një agjent imobiliar në Indianapolis organizon open house në shtëpitë e vjetra, është e zakonshme të dëgjosh kërcitje apo zhurma të frikshme. Kjo sjell gjithmonë vemëndjen tek pyetja për fantazmat.

Ai zakonisht përgjigjet me shaka duke u thëne që ka fantazma por ato janë miqësore, por menjëhesë u tregon se kjo ishte një shaka pasi njerëzit mund të jenë shumë të cuditshëm në lidhje me këtë temë. Ai thotë se qilarët dhe bodrumet ndonjëherë janë të frikshme edhe për të.

 

Më pëlqen vërtete kjo shtëpi , por duhet të lutem për të? Besoj nuk është problem?

Kimberly Sands, një broker real estate me Coldwell Banker Sea Coast Advantage, në Wilmington, NC, tha se kishte marrë këtë pyetje (ose disa variente të ngjashme).

Ajo u shpreh: Unë mendosa se klienti potencial do të shkonte në shtëpi të lutej për të dhe më pas të vendoste kështu unë I thashë po. Në këtë moment situata u bë e sikletshme.

Krejt prapritur ajo ulet në gjunjë dhe fillon të ngre duart lart dhe të ulërasë me të madhe. Të lutem zot më jep  një shenjë që unë duhet ta blej këtë shtëpi. Ndërkohë unë me lezet dola jashtë shtëpisë dhe prita që ajo të mbaronte lutjen për gati 15 minuta. Kur ajo doli jasht ishtë e qetë dhe kishte një përgjigje jo të vendosur.

 

A mund të kthehem në mesnatë të gjikoj se si hëna këtu ndikon në shpitrin tim?

Kjo pyetje e vuri Pete Stevens në dyshime por më pas ai e kuptoi se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.

“Megjithëse një kërkesë e cuditshme, unë e shoqërova ate në shtëpi por në fund ai nuk e bleu shtëpinë pasi hëna nuk ndikonte mirë tek ai.

Pse është garazhdi i pa mobiluar?

Um. “Sepse shitësi e përdor atë për të parkuar makinën dhe jo për të jetuar” I ishte përgjigjur Benny Kang, një agjent i Uniti Realty, ne Irvine, CA, të cilit blerësi më pas I ishte përgjigjur,” Oh keni të drejtë.

“Kur dëgjova këtë pyetje e kutova që ky do të ishte një shoqërim I gjatë” tha Kang

 

A mund ti mbyllim të gjitha grilat dyert dhe të fikim dritat? Kam nevoj të shikoj ambjentin në erresirë totale.

 “Isha e sigurt që ky do të ishte fundi për mua” tha një agjente e Brooklyn real estate e cila po organizonte një open house. “ Pasi thashë OK, qëndrova tek dera e jashtme me dorën tek brava e derës.

Pas disa kohësh agjentja kishte zbuluar se blerësi ishte CEO I një kompanie të madhe Startup.

Agjentët e RE/MAX Albania kanë përgjigje për çdo pyetje tuajën?

www.remax.al