NA LER NE TE TE COJME NE MAJE!

Duke qene pjese e familjes RE/MAX do te rriteni profesionalisht me shume nga sa mund ta mendoni.
Mjetet dhe burimet e shumta te cilat u’a lehtesojne punen, duke filluar nga trajnimet profesionale qe mbulojne cdo aspekt te sektorit imobiliar deri tek eventet e shumta si brenda dhe jashte Shqiperise, do te bejne te mundur qe ju te fluturoni lart!

Eja dhe shikoje vete!

 

BESONI MARKEN TONE PER T’JU DREJTUAR DREJT SUKSESIT!

Me nje histori me shume se 40 vjecare dhe me me shume se 120,000 agjente ne mbi 100 shtete, RE/MAX eshte marka #1 e pasurive te patundshme ne mbare boten. Arritje per te cilen jemi pafundesisht krenare! 
Por eshte dicka qe na ben edhe me krenare: Besimi qe njerezit ne mbare boten kane ne marken tone. Nje besim qe nxit biznesin e te gjithe atyre qe punojne me ne.

Bashkohu me ne dhe shiko se si ky besim do te drejtoj velat e tua!

NE KEMI MJETET PER T’JU CUAR NE MAJE!

Shumica e franchise-ve duan si autonomine dhe lirine per te drejtuar biznesin e tyre, ashtu edhe mbeshtetjen e nje sistemi te besuar dhe te testuar.

Në RE/MAX ne e kuptojme kete. Kjo eshte edhe arsyeja pse ne i pajisim bashkepunetoret tane me mjetet e duhura te cilat ju mundesojne te zgjidhni rrugen tuaj dhe te beni punen ashtu sic deshironi. Ne kete menyre ju do te keni me shume kohe per te bere ate qe beni me mire: 
Te coni biznesin tuaj drejt suksesit!

NE I TRAJNOJME LOJTARET TE SHENOJNE SA ME SHUME GOLA!

Ashtu si nje skuader futbolli ne te gjithe mund te arrijme me te miren tone – me trajnimin e duhur.
Ja pse RE/MAX ofron trajnime te ndryshme te dizenjuara per te permiresuar biznesin tuaj. Jeni te rinj ne biznesin e pasurive te paluajtshme, jeni nje konsulent i ri apo nje konsulent me eksperience te meparshme dhe kerkoni te rriteni edhe me shume profesionalisht?
RE/MAX do t’ju pajise me te gjithe aftesite qe ju nevojiten per te nxjerre me te miren nga ju.

SHKEMBIMI I PRAKTIKAVE ME TE MIRA PER PERFORMANCEN TUAJ ME TE MIRE!

Ju pelqen ideja e aplikimit te eksperiences se njerezve te tjere ne biznesin tuaj? Shkembimi i njohurive eshte nje pjese e rendesishme e jona dhe ne besojme se shkembimi i eksperiencave dhe ideve eshte nje nga faktoret kryesore te suksesit tone. 
Prandaj, ne i inkurajojme bashkepunetoret tane te ndajne njohurite e tyre, keshtu qe te tjeret te perfitojne nga njohurite e konsoliduara te rrjetit!

NJE FAMILJE E MADHE QE TE CON DREJT SUKSESIT!

Kur ne i pyesim bashkepunetoret tane se cfare u pelqen me shume nga RE/MAX pergjigja shpesh eshte : komuniteti! Ne fakt fryma jone e grupit eshte e veshtire te gjendet diku tjeter ne industrine e pasurive te paluajtshme. Kurdo qe ne mblidhemi per takime, ngjan me shume si nje mbledhje familjare sesa nje takim pune. Ashtu si nje familje ne e duam dhe e suportojme njeri- tjetrin, gje e cila ndihmon secilin prej nesh te behet me i suksesshem dhe e ben punen shume me shume argetuese!

NE SJELLIM RISI NE INDUSTI, DUKE VENDOSUR STANDARTE TE REJA TE SHERBIMEVE!

RE/MAX ka qene gjithmone i pari qe ka sjelle risi ne industrine e pasurive te paluajtshme, dhe praktikat tona te biznesit jane permiresimi i sherbimit te klienteve per te gjithe industrine. Duke i vene theksin arsimimit dhe teknologjise se perdorimit te metodave si bashkepunimi midis agjenteve, sistemi yne lejon keta te fundit qe te fokusohen me mire tek nevojat e klienteve duke u siguruar qe bleresi dhe shitesi te marrin perfaqesimin e duhur per te shitur ose blere shtepine e tyre ne menyre sa me efikase!

Zhytu ne te ardhmen!