Planifikimi urban është një proces teknik dhe politik që merret me zhvillimin dhe hartimin e përdorimit të tokës dhe mjedisit të ndërtuar, përfshirë ajrin, ujin, dhe infrastrukturën që kalon brenda dhe jashtë zonave urbane, siç janë transporti, komunikimi dhe rrjetet e shpërndarjes.

Ne shpesh mendojmë se planifikimi urban është shenjë e qytetërimit modern por ekzistojnë dëshmi të planifikimit urban që datojnë që nga Mesopotamia, dhe qytetërimet egjiptiane në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë.

Arkeologët që studiojnë rrënojat e qyteteve në këto zona, kanë gjetur rrugë të shtruara që ishin shtrirë në kënde të drejta në formën e një rrjeti. Ideja e një zone urbane të planifikuar evoluoi, ndërsa qytetërimet e ndryshme e adoptuan atë. Duke filluar në shekullin e 8 para erës sonë, qytetet Greke ishin përqendruar kryesisht në plane ortogonale (ose të ngjashme me rrjetin).

Romakët e lashtë, të frymëzuar nga Grekët, gjithashtu përdorën plane ortogonale për qytetet e tyre. Përhapja e Perandorisë Romake më vonë përhapi idetë e planifikimit urban. Pasi ra Perandoria Romake, këto ide ngadalë u zhdukën. Sidoqoftë, shumë qytete në Europë vazhduan të qëndrojnë në linjën e planifikimit urban të qyteteve Romake.

Ja si duken planifikmet urbane me unike të qyteteve të ndryshme në botë.

 

Qyteti i Ndaluar, Beijing, Kinë.

 

Paris, Francë

 

Abu Dhabi, UAE.

 

Lyon, Francë

 

Stacioni i Autobuzeve TAPO, Meksikë
Marok
Doha Qatar
Barcelon, Spanjë
Berlin, Gjermani

 

Grammichele, Itali

Guadalahara, Meksikë

 

Teksas, USA

Moskë, Rusi

 

Aeroporti Internacional i Orlandos, Florida USA

 

www.remax.al

Gjej pronën e ëndrrave me RE/MAX