REMAX Golden, vjen me një eksperiencë 7 vjeçare në tregun imobiliar. Një skuadër me 15 konsulentë inteligjentë, të talentuar dhe të përkushtuar. Ajo që e bën agjencinë tonë, një ambient të këndshëm për të punuar është komunikimi pozitiv mes anëtarëve të ekipit.

Në RE/MAX Golden, mendimi ndryshe vlerësohet dhe është faktor tejet i rëndësishëm në punën tonë të përditshme. Ne ofrojmë jo vetëm një shërbim të dedikuar ndaj klientit, por dhe mundësi të barabarta për këdo, duke mbështetur diversitetin.

Skuadra Golden. kryen mesatarisht:

  • 1 shitje çdo 6 ditë.
  • 60 shitje në 1 vit
  • 1 kontrate qiraje çdo 3 ditë
  •  120 kontrata qiraje në vit duke ofruar shërbim të dedikuar dhe si rrjedhim klientë të kënaqur.
  • Jemi ekspertë në kredi, me faktim të 15 kredive të suksesshme brenda vitit, ku mes tyre spikasin rastet e kredive të buta, por edhe proceset e vështira deri në finalizim.

Ndihmojmë në strehimin e mbi 30 familjeve në vit, duke u bërë pjesë e emocionit të veçantë të gjithkujt; blerjes së shtëpisë së parë!

Forca jonë: Konsulenca e vazhdueshme, vlerësimi i pronës dhe analiza e detajuar e tregut.

Parimi ynë: Frymë pozitive në skuadër dhe shërbim i përkushtuar.

Qëllimi ynë: Trajnim për forcimin e kapaciteteve individuale dhe rritjen e standardit në tregun imobiliar.

NËSE TI JE NDRYSHE, TI JE GOLDEN!

 


Keltin Bashllari, Master Broker RE/MAX Albania & Kosova, Broker RE/MAX Golden dhe RE/MAX Invest

Keltin Bashllari, Broker  RE/MAX Golden 

 “Unë nuk kam një program fiks,” thekson Keltin Bashllari, një nga Master Brokerat e Franchisee numër 1 në real estate, për Shqipërinë. Emri i tij ndoshta nuk është shumë familjar, por puna e tij është me padyshim. Në një ditë normale mes takimesh, negociatash dhe impenjimeve të shumta është e pamundur të kesh një axhend fikse. Dita ime, përgjithësishtë është me takime, jam ose jo në zyrë – të kesh një celular në dorë, dashur pa dashur, të mban të lidhur me punën. Me pak fjalë, puna nuk është vetëm angazhim por dhe të kalosh kohë me njërëz të zgjuar, të shkëmbesh ide dhe të përmirësohesh – nënvizon ai.

Keltin Bashllari është Co Owner i RE/MAX Albania & Kosova si dhe Broker i 2 agjencive të këtij rrjeti: RE/MAX Golden dhe  RE/MAX Invest. Me 25 punonjës në menaxhim. plani i tij afatgjatë parashikon 100 punonjës në harkun 5 vjeçar dhe 3 zyra të suksesshme në rrjetin RE/MAX Albania. Keltini, pavaresisht suksesit te hershëm, zhvilloi nje mendësi investitori duke themeluar një shoqëri që operon në fushën e ndërtimit dhe prej 3 vitesh, është aksioner në një nga zinxhiret e bareve më të suksesshme në Tiranë. Keltin Bashllari, është një sipërmarrës i ri dhe i motivuar, i cili punon me seriozitet dhe përkushtim për pasionin e tij; me një eksperiencë 8 vjeçare në:  menaxhim biznesi, shitje, ndërtim dhe real estate. Në 2011, Keltin Bashllari, përfundon studimet e larta Bachelor për administrim biznesi dhe vazhdon më tej trajnimet në fushën e real estate në: Gjermani, Itali, Hollandë dhe Spanjë.

Referimi i klientëve, i miqëve dhe suporti nga familja, kanë qenë dhe vazhdojnë të jetë, çelësi i këtij suksesi. Të drejtosh biznesin tënd, kërkon shumë energji dhe disiplinë. Nuk mund të krijosh diçka solo dhe të presësh që biznesi yt të mbijetojë, duhet të marrësh vendime, duhet të sakrifikosh, të fitosh dhe humbasësh njëkohësishtë.

Real Estate është një akt balancues, por nëse punon me përkushtim, fitimi financiar dhe intelektual është i padiskutueshëm.

 

 


Rovena Koci, Broker RE/MAX Golden

Rovena Koci, Broker RE/MAX Golden

“Jam e nderuar, që jam Broker në agjencinë RE/MAX Golden dhe krenare për 12 vitet e kaluara si pjesë e kësaj industrie” – Rovena Hodri Koçi.

Mbas përfundimit të studime të larta për Gjuhë Letërsi, në vitin 2007 dhe trajnimeve të vazhdueshme,  Rovena investoi vitet e para të karrierës në zhvillimin personal, duke fituar eksperiencë dhe kualifikim të vazhdueshëm në:

  • menaxhim biznesi, konsulencë, marketing, design, web design, burime njerëzore.

4 vitet e fundit, Rovena Koçi eksploroi me sukses, procesin e shitjeve, një fushë e paprekur më parë, me objektivin e konvertimit të agjencisë në first-class në shërbim dhe real estate. Në planet afatgjata, përfshin krijimin e burimeve për të cilat konsulentët kanë nevojë dhe përçimi i të njëjtit shërbim cilësor, përkujdesje dhe besimi ndaj klientit.

  • Trajnimi i vazhdueshëm i konsulentëve të rinjë dhe ekzistues, metodat motivuese, teknikat e negociatës, marketingut, analizat, vlërësimi i pronës, konsulenca kredimarrëse, metodat e veçanta të krijimit dhe mbajtjes së ekipit janë suksesi dhe vlerat e saj në real estate.

Këndvështrimi i Rovena Koçi:

“Burimet njerëzore nuk mund të parashikohen, – por, besoj se mbas çdo investimi në kohë, përkushtim dhe motivim të individëve, merr formë skuadra e duhur, e aftë të menaxhojë negociata të vështira, nëse dhe kur ato të shfaqen”. Sot, mbas sukseseve dhe peripecive të kësaj fushe, ajo shprehet se: “Të fitosh në këtë biznes, nuk është arritje financiare, por një emër i krijuar mbi bazë vlerash, fortifikuar nga shërbimi profesional, mendësia pozitive e skuadrës që ndërton si dhe trajnimi e zhvillimi i njerëzve të tu”.

 


 

Pegi Xhani, Specialiste Rekrutimesh RE/MAX Golden

Pegi Xhani, Specialiste Rekrutimesh  RE/MAX Golden

Pegi është një konsulente me eksperiencë në fushën e Real Estate e cila ka kompletuar me sukses fazën e zhvillimit profesional duke u promovuar në pozicionin e specialistes së Rekrutimeve në zyrën RE/MAX Golden. Pegi ka studiuar për gjuhë ballkanike (rusisht,serbisht) si dhe menaxhim biznesi dhe ka një eksperiencë të mëparshme në sferën menaxheriale .

Ka aftësi të mira në komunikim dhe arrin negociata të suksesshme me klientët në fushën imobiliare si në shitje pronash ashtu edhe në qiradhënie. Rekruton dhe trajnon me përkushtim konsulentët e rinj dhe asiston mbarëvajtjen e tyre në ndërmjetësime të ndryshme me klientët potencial. Karakterizohet nga pozitiviteti dhe fryma bashkëpunuese në kolektiv.

Nëse edhe ti dëshiron të jesh Golden, kontakto Pegin. +355 69 207 0047

 

 

 

 


Xhesika Fazllija, Menaxhere RE/MAX Golden

Xhesika Fazllija, Menaxhere Zyre RE/MAX Golden

Xhesika mban pozicionin e menaxheres së zyrës Golden. Ajo u promovua në këtë pozicion

pas një viti eksperience si eksperte imobiliare. Xhesika ka përfunduar studimet për financë bankë dhe ka patur një eksperiencë të suksesshme për më shume se një vit pranë Bankës Kombëtare Tregtare. Më pas ajo punoi për një vit në sektorin e ndërmjetesimit në një kompani private. Pasi u bë pjesë e REMAX ajo pati rezultate mjaft të kënaqshme dhe tani në pozicionin e menaxheres është sfida më e re që ajo po përballet me sukses. Xhesika karakterizohet nga pozitiviteti dhe bashkëpunimi në grup.

 

 

 

 

 


 

Adela Petani, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Adela Petani, Konsulente Imobiliare e RE/MAX Golden

Adela Petani ka përfunduar studimet e larta Bachelor në degën  Financë Bank dhe Kontabilitet.
Aktualisht vazhdon Masterin. I pëlqen puna në grup dhe të mësoj sa më shumë gjëra të reja. Aftësitë
e saj më të mira janë durimi dhe pozitiviteti. Eshtë e motivuar dhe nuk i pëlqen të dorëzohet. Mendon
se eksperienca e saj në REMAX do t’i vlejë shumë për të avancuar më tej.
Nëse zgjidhni Adelën si konsulenten tuaj imobiliare, ajo do të përmushë kërkesat tuaja me përpikëmëri.

 

 

 

 

 

 


Ava Zika, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Ava Zika, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Ava është konsulentja energjike e zyrës sonë, e dedikuar kryesisht tek shërbimi i kënaqshëm për klientët. Aktualisht vazhdon studimet e larta për Urbanistikë, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Përveçse një studente me rezultate të larta, ajo është përzgjedhur në Kryesinë e Këshillit Studentor të fakultetit ku ajo studion, çka tregon tiparin e saj dallues : drejtësinë dhe këmbënguljen, që së fundmi, e ka treguar më së miri në fushën imobiliare. Bashkëpunimet e saj të suksesshme janë gjithmonë të shoqëruara me energji pozitive dhe përkushtim maksimal.

Nëse dëshironi që gjatë procesit, përvec këshillave profesionale, të informoheni detajisht për arkitekturën e pronës, zgjidhni Avën si konsulenten tuaj imobiliare!

 

 

 

 

 

 


 

Entela Muhaj, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Entela Muhaj, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Njihuni me kunselenten tonë Entela Muhaj. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë Bank dhe Kontabilitet me rezultate të larta. Aktualisht vazhdon studimet Master, në të njëjtën fushë.

Eksperienca të mëparshme, numëron në profilin e financës, gjatë periudhës së studimeve Bachelor në biznese të ndryshme.Së fundmi, prej 7 muajsh i është bashkuar skuadrës Golden me një frymë pozitive dhe objektiva të qarta në këtë fushë. Pikat e saj të forta janë, puna në grup dhe menaxhimi shumë i mirë i situatave.

Nëse zgjidhni të bashkëpunoni me Entelën, ajo do të përmbush me korrektësi kërkesat tuaja.

 

 

 

 

 

 


 

Erxhin Mukja, Konsulent Imobiliar RE/MAX Golden

Erxhin Mukja, Konsulent Imobiliar RE/MAX Golden

Erxhin Mukja, ju bashkua skuadrës së RE/MAX Golden në shkurt 2019.
Erxhini ka përfunduar studimet për Inxhinieri Agromekanike në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Master Shkencor Inxhinier i Energjive të Rinovueshme në Universitetin Politeknik.
Erxhini, vjen me një eksperiencë pune në menaxhimin e biznesit familjar.
Suksesi i Erxhinit, u pa që në hapat e para të tij, pasi kishte një axhend, planifikim ditor dhe një databazë të larmishme.
Gjatë kësaj periudhe në real estate, Erxhini ka arritur të konkludojë me sukses 10 qira dhe 6 shitje.
Vetëm në 1 muaj, Erxhini konkludoi 6 transaksione duke tejkaluar mesataren e zyrës për individë.
Me potencialin që disponon, Erxhini ka premisa për t’u konvertuar në një emër në real estate.

 

 

 

 

 

 

 


Nurjeta Toska, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Nurjeta Toska, Konsulente Imobiliare RE/MAX Golden

Nurjeta Toska, është një ndër konsulentet më me experiencë në skuadrën Golden.

Ajo ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës në degën Administrim Biznesi.
Nurjeta, numëron një listë të gjatë eksperiencash pune në CV-në e saj dhe ndihet krenare për të gjitha arritjet deri më sot.
Eksperiencat e saj nisin që herët pranë British Tobacco THG ku ka mbuluar profilin e menaxhimit në pozicionin Key Account për 2 vite.
Në vazhdim punësohet pranë Agna Group si Sales & Account  Manager për 4 vite të tjera dhe nuk mbaron me kaq.
Suksesi i saj në këtë industri u bë një katapultë për kompani të tjera prestigjoze në pozicione pune tepër të vlerësuara si Area Manager pranë Steffani & Co, Area & Account Manager pranë Delta Group etj.
Së fundmi, prej 2 vitesh Nurjeta i është bashkuar skuadrës Golden, duke dhënë kontributin e saj në industrinë e shit-blerjeve të pronave të patundshme.

Në periudhën e saj 2 vjeçare Nurjeta spikati si një ndër personalitetet më karizmatike dhe energjike të grupit, ku shumë shpejtë në sajë të profesionalizmit dhe marrëdhënieve të mira me klientët u konvertua në një Konsulent Senior i skuadrës REMAX, me rezultate të larta financiare dhe profesionale.

 

 


 

 

UNI Team, RE/MAX Golden

UNI Team, RE/MAX Golden

Andi dhe Tea janë 2-shja më simpatike që i është bashkuar skuadrës Golden nën emrin UNI Team. Miq prej vitesh, kanë planifikuar të zhvillojnë këtë biznes sëbashku në fushën e real estate.

Qëllimi i tyre kryesor është të arrijnë objektivat që i kanë vendosur vetes në lidhje me të ardhmen dhe punën.
Andi  Zeqiri, ka perfunduar studimet e larta Bachelor në degën Administrim Biznesi me profil ekonomik, dhe hobi i tij më i madh është leximi. Andi është përkushtuar në disa eksperienca të mëparshme pune në profilin për të cilin edhe ka mbaruar studimet.

Tea Bashllari, ka përfunduar studimet e larta Bachelor për Fizioterapi dhe ndërkohë që i përkushtohet punës në zyrën RE/MAX Golden, vazhdon edhe një fakultet tjetër në degën Administrim Biznesi/ Menaxhim Marketingu. Tea, flet krenare për të gjitha eksperiencat e saj të punës, të cilat kanë nisur në një moshë të herët, kur ishte vetëm 17-vjeç.
Padyshim që UNI Team është dyshja më dinamike e zyrës RE/MAX Golden.
Nëse do i njihni nga afër do të mbeteni të impresionuar nga harmonia që i karakterizon, me gjithë të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre!


Kontakto RE/MAX Golden