Si pronar të pronës tuaj, ju duhet të dini mirë se kur është koha e duhur për të shitur shtëpinë tuaj dhe për tu zhvendosur në një shtëpi të re. Por ju gjithashtu nuk dëshironi ta shisni shtëpinë tuaj ne kohën e gabuar, pasi mund te hasni vështirësi në gjetjen e blerësit të duhur , ose mund te humbsini mundësinë për marrë profit maksimal prej saj.

Megjithatë është shumë e rëndësishme të studioni tregun për të mësuar nëse është fiks koha e duhur për të shitur. Ka disa gjëra që duhet ti konsideroni para se të ndërmerrni një hap të tillë.

Ja disa keshilla si të studioni tregun para se te vendosni te shisni.

  • Gjeni periudhën e duhur
  • Mendoni për tregun e punës
  • Bëni kërkime mbi tregun e shitjeve në zonën tuaj
  • Mos u fiksoni me kohën
Gjeni periudhën e duhur

E mbani mend kur bletë shtëpinë tuaj të parë, kishit një periudhë te caktuar në të  cilën juve ju pëlqente të shikonit për një shtepi të re. Ky fakt pa dyshim influencon edhe tek blerësit e tjerë.

Është kritike të konsideroni dhe stinën në të cilën do të nxirrni shtëpinë tuaj në shitje pasi ka disa faktorë që ndikojnë sipas stinëve ne tregun e pasurive të paluajtëshme.

Shumë njerëz do të preferonin të blinin dhe të zhvendosen në një shtëpi tl re gjatë stinës së pranverës ose verës për te shmangur vështirësitë e motit në stinën e dimrit.Të ndërrosh shtëpi është një angari më vete kështu është shumë e kuptueshme që njerëzit duan të evitojnë të shpërngulen në periudha të ngarkuara të vitit. Familjet preferojnë të shpërngulen në periudha kur fëmijët nuk janë në shkollë , kështu do të ketë me shumë kohë për të shpaketuar çdo gjë , dhe mundësi për te filluar vitin e ri shkollor ne shkollën e re të lagjes.

E megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet ta shisni shtëpinë tuaj vetem gjatë pranverës dhe vjeshtës. Ndërkohë që ka shumë blerës në treg ka gjithashtu dhe shumë shitës. Shumë prej tyre e kuptojnë shumë mire që kjo është një kohë shumë e mire për të shitur, por nuk kuptojnë që ka dhe shumë konkurencë.

Pavarësisht periudhës së vitit dhe potencialit të njerëzve për të blerë numri I listimeve vjen duke u zvogëluar. Kjo varet nga afati i kohës gjatë të cilës prona juaj do të jeni në listë për të gjetur blerësin e duhur. Disa shitës mund të mendojnë që ka më shumë avantazhe të “sulmojnë” tregun kur ka më pak prona të listura . Por në të njëjtën edhe pse ka pak blerës , nuk mungojnë dhe ata persona qe duan të blejnë pavarësisht periudhës së vitit.

Mendoni  për tregun e punës.

Të gjesh kohën e duhur për të shitur shkon përtej periudhave të vitit. Një mënyrë e mire për të kuptuar kur duhet të shesësh duhet të përfshijë të menduarit se kur duan njerëzit të blejnë. Muajit me të nxehtë mund të jetë periudha kur familjet preferojnë të shpërngulen , e megjithatë njerëzit gjithashtu kërkojnë për shtëpi dhe në momentin që ka në qarkullim punë të reja.

Konsideroni tregun e punës në zonën tuaj lokale. Mund të ketë një fabrikë të re prodhuese që hapet afër. Nëse aktualisht jetoni në një zonë metropolitane me transport publik afër, shtëpitë mund të jenë jashtëzakonisht të shtrenjta në qytete të populluara si Toronto ose Vancouver. Blerësit ka më shumë gjasa të gjejnë shtëpi në zona të caktuara nëpërmjet banorëve. Punë të reja do të thotë njerëz të rinj që kanë nevojë për shtëpi. Këto janë rastet kur mundësitë janë më të larta për të shitur shtëpinë tuaj shpejt dhe ndoshta me një çmim më të lartë.

Bëni kërkime mbi tregun e shitjeve në zonën tuaj

Çmimi është thelbësor për të kuptuar se kur duhet të shisni shtëpinë tuaj. Shitësit do të preferonin më mirë të shesin shtëpinë e tyre me çmim tregu ose më të lartë se sa të pranonin një shitje të ulët në vlerë. Kërkoni mbi çmimet e kaluara të shtëpive në zonën tuaj për të vlerësuar gjendjen aktuale të tregut tuaj të shtëpive lokale. Shikoni nëse tregu është në rritje apo në ulje. Është e rëndësishme të përcaktoni gjendjen e tregut të apartamenteve kur të vendosni të shisni shtëpinë tuaj, pasi kjo gjë mund të parashikojë lehtësisht nëse çmimet e shtëpive mund të rriten ose të vazhdojnë të bien.

Mos u fiksoni me kohën

Koha mund të jetë  gjithçka kur shisni shtëpinë tuaj, por ju duhet të merrni një vendim thelbësor në një moment. Pronarët e shtëpive që kërkojnë të shesin shpesh bëhen të fiksuar me kohën deri në atë pikë sa të humbasin mundësitë kryesore për të cilat mund të pendohen më vonë.

Kur shikoni tregun, një nga këshillat më të rëndësishme për të kuptuar është të përcaktoni se çfarë mendoni se është më e mira për ju dhe shtëpinë tuaj. Konsideroni gjithçka nga koha e vitit deri në tregun aktual të punës dhe atë të pasurive të paluajtëshme. Përcaktoni kur shtëpia juaj është më tërheqëse – qoftë në kuptimin e mirëfilltë apo figurativ. Për shembull, shtëpia juaj mund të duket më e mirë gjatë muajve të pranverës dhe verës, kështu që mund të jetë më mirë të mendoni ta shisni atë për të tërhequr blerës të mundshëm. Nga ana tjetër, kur hapen punë të reja, më shumë njerëz do të kërkojnë të blejnë në zonën tuaj dhe kjo mund ta bëjë shtëpinë tuaj shumë tërheqëse për këta blerës.

Në fund të ditës, është vendimi juaj – prandaj është thelbësore të hulumtoni në treg sa më shumë që të keni mundësi të jeni të mirë-informuar.

Kontakto RE/MAX Albania

www.remax.al