Arredimi i shtepise tuaj  mund te jete sa kenaqesi  po aq edhe mund te kthehet ne nje torture te vertete.
Me poshte po ju paraqesim disa keshilla te cilat  nese i ndiqni do ta shikoni se  arredimi  i nje hapsire te brendshme nuk eshte aq i veshtire sa duket:


1.Zgjidh nje pike kyce (kend te vecante)

Asnjehere mos e nenvleresoni rendesine qe ka  te paturit nje pike kyce  (kend) ne nje dhome. Mund te jete nje dritare qe bie ne sy, oxhaku apo kendi i televizorit. Cfare do qe zgjedh, mos harro qe pjesa tjeter e mobilimit do  vije rreth e perqark  pikes kyce te dhomes.

2.Mos i vendos mobiljet ngjitur me muret 

Permasa e nje dhome eshte ajo qe percakton sa afer ose larg vendosen mobiljet nga muri. Edhe nese  dhoma eshte shume e vogel eshte mire qe te lini pak  distance midis murit dhe mobiljeve, kjo do e beje dhomen tuaj te duket me e madhe se sa eshte ne te vertete.

 3.Krijoni Kendin tuaj te bisedave .

Krijoni  nje kend ne dhome ku njerezit ne menyre shume te natyrshme do  te bisedojne me njeri tjetrin pa u dashur te kthejne kokat apo te ngrejne zerin per tu degjuar.
Nese ambienti eshte shume i madh, krijoni disa mini kende te vogla bisedimi dhe shijojeni.

4. Perdor tapetin e duhur .

Sigurohuni qe tapeti  juaj  te jete shume afer mobiljeve qe e rrethojne.
Ju nuk do te donit qe kembet tuaja te rrinin ne dysheme.


5. Vendos tavolina prane kraheve te ndenjesve. 

Elimoni  me cdo kusht qe ju  apo  miqte qe ju kane ardhur per vizite te ngrihen per te marre pijen apo te lene goten e tyre. Tavolina, duhet te jete ne te njejten lartesi  si  edhe kolltuku.

6.Le te behet drite 🙂 

Ndricimi eshte nje nga elementet me te rendesishem ne nje dhome.
Perdorni  gjithmone nje perzierje te ndricimit ne tavan, ne dysheme dhe ne tavoline.
Ndricimi ne dysheme duket fantastik poshte nje divani, poshte ambientit te gatimit apo  nje karrige qe bie ne sy.
Ndricimi ne tavolina do te ishte me i kendshem ne kendet e saj.

Burimi: RE/MAX Koncept