Shtëpi e re?

Natyrisht, një nga mënyrat më elegante për t’i dhënë butësi dhe jetë hapësirës suaj është duke përqafuar disa nga trendet më të fundit të botës së dizajnit. Po kujdesemi që t’ju frymëzojmë me disa frymëzime, nga ekspertë botërorë të dizajnit, të cilët ndajnë tendencat që ata mendojnë se do të dominojnë në 2019. Megjithatë, mos harroni, dhënia e ideve personale të shtëpive tuaja mbetet gjithnjë trend.

Pinterest ka zbuluar trendet e arredimit për 2019. Ka pak habi: letra muri të guximshme, por bardhësia dhe qartësia nuk do të mungojnë as në vitin e ardhshëm, sipas faqes së internetit  më popullore për trende të fushave të ndryshme.

Nga projektet e vogla DIY (bëje vetë) si dysheme të pikturuara, rimodelimet dhe vendosja e pikturave peisazhe janë gjithashtu tendencat kryesore që parashikohet të dominojnë në vitin 2019.

1. Muret plot ngjyra

Kërkimet për ‘mustard yellow’ u rritën me 45 për qind, pasi preferencat për këtë ngjyre për muret e shtëpive u përqafuan masivisht që në 2018 dhe pritet që të ketë rritje.

Nëse nuk ndiheni i guximshëm mjaftueshëm për ngjyra të forta, ekspertët sugjerojnë që të përdorni nuanca më të lehta, për të bërë që muret tuaja të shkëlqejnë.

Kërkimet për ‘bojë gjeometrike’ u rritën me 225 për qind kudo nëpër botë, ndërsa  për ‘letër-muri me gjethe tropikale’ u rritën me 401 për qind.

2. Asnjëherë e gjelbra nuk gabon

Në vend të një pikture, si mendoni për gjëlbërim nga dyshemeja në tavan?

Kërkimet për ‘kopshte vertikale’, një prirje e favorizuar nga banorët e qyteteve metropole, u rritën me 287 për qind në 2018 dhe pritet që të jenë sërish preferencë në 2019.Sidomos njerëzit me përvojë të kufizuar të kopshtarisë dhe që nuk kanë vazo lulesh në shtëpitë e tyre, do të gëzohen pasi tendenca për bimë të tilla vazhdon. Kërkimet për ‘kaktus’ u rritën me 235 për qind në vitin 2018 dhe popullariteti i bimëve me gjemba ka të ngjarë të vazhdojë.

3. Dyshemeja e pikturuar…?

Në vend të zëvendësimit të tapeteve apo më keq akoma, të parketit, kërkesat janë qenë të larta për rinovime dyshemesh- kërkimet për “pllakat e pikturuara” u rritën me 1.276 në 2018.

4. Aksesorë kudo

Kërkimet për ‘artin e tekstilit’ në vitin e kaluar u rritën me 1,718 për qind, pasi blerësit kërkuan mënyra për të shtuar cilësi në mobiljet e tyre.

Një prirje e tillë konsiston në përdorimin e pëlhurave dhe leshit për të krijuar kompozime të ndërlikuara dhe dizajne të përziera për mobiliet.

Dhe një tjetër trend i habitshëm u zhvillua këtë vit. Ajo konsiston në largimin nga kuzhina e kuqe dhe përdorimi sa më shumë i aksesorëve për një kuzhinë të artë.

Një tjetër ngjyrë që do të dominojë në 2019 është padyshim e bardha.

 

 

  1. Natyralja gjithnjë ‘in’

 

Elementet organike do të jenë një hit i madh këtë vit. Mendoni për një riciklim të mobilieve të vjetra në vitin 2019: ngjyrosini ndryshe ose shtojini elemente natyrale në ngjyrat e tokës. Linjat e vështira gjeometrike që kemi parë gjatë viteve të fundit janë duke i lënë vendin printimeve më të buta, me më pak thyerje, si dhe mobiljeve natyrale, me të gjithë gamën e ngjyrës së kaftë.

Burimi: Monitor

www.remax.al