Koncept lindi para 3 viteve, i përbërë nga një grup i vogël frymëzuar dhe inspiruar nga vizioni i qartë që kishte themeluesja e tij.

Kështu nuk ishte aspak e habitshme që në pak muaj Koncept të hynte fuqishëm në tregun imobiliar duke sjellë standarte të reja në real estate, koncepte të reja të të punuarit dhe argëtuarit ndërsa punoje, e për rrjedhojë të thyente rekorde të vendosura prej shumë kohësh në treg.

Tanimë me katër zyra në Tiranë dhe me një staf prej 35 profesionistesh, Koncept eshte gati të sjellë të tjera standarte akoma më të larta dhe të thyej rekorde të tjera, të rrise numrin e klientëve të kënaqur të cilët janë referuesit më të mirë dhe motivi ynë i përditshëm për ta bërë shkelqyeshëm punën tonë.

 

Kjo është skuadra fantastike e Koncept 1

 

Juliana Nela, Broker Koncept 1, 2 dhe 2+, 3. Master Broker RE/MAX Albania & Kosova

Juliana Nela, është Broker i zyrave RE/MAX Koncept 1, 2 dhe 2+, 3.

Juliana vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe shumë e pasur profesionale. Diplomuar  në Vitin 2003 me rezultate të larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2006 merr titullin Avokat, certifikuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Por nuk mjaftohet me kaq, në Vitin 2007 Juliana përfundon Master në Administrim Biznesi,  bashkëpunim i UT me Universitetin e Nebraskës si dhe Universitetin e dytë në Menaxhim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 2016, Juliana merr Titullin Kontabël i Miratuar.

Juliana ka një eksperiencë të pasur profesionale duke nisur hapat e para të saj si Asistente pranë Bankës Botërore në projektin e privatizimit të Bankës së Kursimeve. Më pas, për rreth 4 vite ka punuar  si Senior Account Manager pranë Raiffeisen Bank.

Paralel ka realizuar edhe pasionin e saj  mbi mësimdhënien si Lektore në lëndën e të Drejtës së Punës dhe Pronësisë Intelektuale.

Vitet 2008-2010 e gjen në Bankën Kombëtare Tregtare si Branch Manager.

Nga viti 2011, me themelimin e kompanisë Koncept në cilësinë e ortakes së vetme dhe administratores, fillon biznesin e konsulencës financiare dhe juridike.

Në vijim, në vitet 2011-2016 realizon ndërtimin dhe manaxhimin e projektit ndërtimor AnA në qytetin Studenti në bashkëpunim me kompaninë “Kontakt” shpk.

Para 3 viteve, Juliana e kuriozuar nga sektori i ri i  Imobiliares, vendosi  të eksploronte veten në një fushë tjetër, ndryshe nga të mëparshmet dhe si ne çdo hap të sajin, suksesi nuk kishte si të mos mungonte.

Juliana është themeluesja e RE/MAX Koncept dhe aktualisht  Broker e 4 zyrave të Remax Koncept në Tiranë.

Gjithashtu  ajo është Master Broker për RE/MAX Albania & Kosova.

Arritjet e njëpasnjëshme akademike, njohuritë profesionale dhe etja për mos u mjaftuar  asnjëherë me dijen por kërkimi gjithmonë me shumë nga vetja dhe skuadra e saj, për të zbuluar  cdo ditë potencialin e fshehur tek  gjithsecili, pasioni dhe këmbëngulja si edhe e profesionalizmi në cdo gjë që bën janë nje pjesë e vogël e asaj cfarë e karakterizon Julianën, duke u shndërruar  në modelin e suksesit

 

 

Jorida Yzeiraj, Menaxhere Koncept

Jorida Yzeiraj,  menaxhere e zyrës Koncept 1.

Jorida ka mbaruar  studimet Bachelor dhe Mastër për Shkenca Politike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu studimet Bachelor për Marredhënie Publike- Komunikim pas një burse ekselence të ofruar nga Universiteti Europian i Tiranës.

Pas një eksperience 5-vjecare si Asistente dhe PR në Kompaninë Ndërkombëtare Tetra Pak, Jorida ju bashkua sektorit të Real Estate, e tërhequr nga mundësitë dhe potencialin që ky  sektor mbart

Prej  më shume se dy vitesh, Jorida është Menaxhere Zyre e Re/max Koncept 1 duke qënë një suport dhe mbështjetje e vazhdueshme për skuadrën Koncept 1.

 

 

 

 

Aleks Pashaj , Konsulent Koncpet 1

Aleks Pashaj është Konsulent Imobiliar i RE/MAX Koncept 1.

Aleksi ka mbaruar studimet universitare për Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin Epoka. Ai gjithashtu është certifikuar si Ndërmjetësues nga Ministria e Drejtësisë.

Eksperiencat e tij profesionale fillojnë pranë ALUIZN-it e më vonë si Menaxher në një Studio Vlerësimi që realizon studime Mjedisore.

Së fundmi, pas një eksperience disa vjecare si Asistent Ekspert Vlerësimi i Pronave të Patundshme, Aleksi vendosi të bëhej pjesë e industrisë së Real Estate, dhe prej më shumë se dy vitesh është Konsulent Imobiliar në Koncept.

Aleksi numëron disa dhjetra transaksione cdo vit dhe disa herë është shpallur agjenti i muajit apo edhe i renditur tek tre agjentët më të mirë të sistemit.

 

 

 

 

Ana Kadillari, Konsulente Koncpet 1

Ana Kadillari  është Konsulente Imobiliare e RE/MAX Koncept 1.

Ana ka përfunduar studimet me rezultate të larta në degën Psikologji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti I Tiranës.

Ana ka një karrierë tepër të sukseshme në sektorin publik, fillimisht si specialiste në Ministrinë e Brendshme, e më pas Konsulente në Ministrinë e Punës e në fund si Shefe Personeli në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, Ministria e Ekonomisë.

Prej dy vitesh, Ana është Konsulente Imobiliare në Re/Max Koncept dhe si në cdo hap tjetër që ka ndërmarrë, Ana vazhdon të jetë po aq e suksesshme dhe profesionale edhe në sektorin e shitjes dhe konsulencës.Vitin e kaluar Ana realizoi edhe një transaksion shitje me vlerën më të lartë për sistemin RE/MAX, deri në ato momente, duke sjellë kështu një rekord të ri për ne!

 

 

Antonio Kapshtica, Konsulent Koncept 1

 

Antonio Kapshtica është Konsulent Imobiliar i RE/MAX Koncept 1.

Antonio ka mbaruar Studimet pranë Universitetit  Bujqësor të Tiranës, sistemin Bachelor dhe Master.

Pas një eksperience si Ndihmës Asistent pranë një Kompanie Private, Antonio vendosi të bëhej pjesë e Real Estate dhe prej një viti është tashmë pjesë   e Remax Koncept!

Përkushtimi dhe pasioni për këtë punë janë vetëm disa cilësi  që e e karakterizojnë Antonion.

 

 

 

 

Blerta Cara, Konsulente Koncept 1

Blerta Cara është Konsulente Imobiliare e RE/MAX Koncept 1.

Blerta ka mbaruar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë për Inxhinieri Gjeodezi dhe si Fakultet të dytë për Menaxhim Biznesi.

Pas një eksperience disa vjecare pranë ALUIZNI-t, Blerta gjen veten e saj dhe profesionin e jetës në Real Estate.

Në vitin 2016, Blerta vendos t’i bashkohet skuadrës Koncept, duke ju dhënë nga eksperienca e saj kolegëve më të rinj dhe duke rigjeneruar energjitë me pasionin dhe dëshiren për t’u rritur të kolegëve më të rinj në këte fushë.

Blerta numeron shume transaksione te realizuara ne portofolin e saj dhe disa here eshte shpallur Agjentja e Muajit per sfidat e realizuara brenda dhe jashte zyrave dhe vleresuar me dy cmime shume te rendesishme:

-Vendin e parë si Agjentja më me shumë Volum Transaksionesh

-Vendin e dytë si Agjentja më e mirë e sistemit.

 

 

Enea Saka, Konsulent Koncept 1

Enea Saka është Konsulent Imobiliar i RE/MAX Koncept 1.

Enea ka mbaruar studimet e larte me rezultate shumë të mira për Informatikë Ekonomike.Qysh i vogel ka qenë i lidhur ngushtë me sektorin e shitjes duke punuar në biznesin familjar dhe në moshën 18 vjecare është bërë Administrator i Përgjithshem i këtij biznesi.

Prej më shumë se dy vitesh Enea është bërë pjesë e Koncept duke qënë ndër agjentët e parë të skuadrës.

Që në muajt e parë të punës së tij, ai realizoi dhjetra transaksione qirash duke u cilësuar kështu nga koleget si “Agjenti i Qirave”.Shumë transaksione të tjera janë realizuar nga Enea prej atyre muajve, disa herë i shpallur si Agjenti i Muajit dhe në fund të vitit të kaluar Enea u shpall edhe “Agjenti i Vitit 2018” për numer më të madh dhe volum transaksionesh.

Enea zotëron shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Italisht , Anglisht dheTurqisht dhe karakterizohet nga profesionalizmi dhe dëshira për tu rritur gjithmonë e më shumë në këtë sektor.

 

 

Feim Zhupani, Konsulent Koncept 1

Feim Zhupani është Konsulent Imobiliar i RE/MAX Koncept 1.

Feimi vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e suksesshme profesionale.

I diplomuar në vitin 2009 për Ekonomi Politike Agrare, Feimi nis një karrierë të suksesshme fillimisht si Menaxher Shitjesh e më pas si Ndihmës Ekonomist në një kompani private.

Sekretar Këshilli në Njësine Bashkiake nr.4 ishte pozicioni I tij i fundit, përpara se të niste rrugëtimin si Konsulent Imobiliar në Real Estate.

Feimi është një nga konsulentet e parë që kanë formuar skuadrën RE/MAX Koncept dhe gjatë gjithë eksperiencës së tij është shpallur disa herë si Agjenti i Muajit me numër më të madh transaksionesh dhe volum shitjesh duke vazhduar të jetë një nga agjentët më të suksesshem në këtë sektor.

 

 

Sara Dizdari, Konsulente Koncept 1

Sara Dizdari është Konsulente Imobiliare e RE/MAX Koncept 1.

Sara është duke përfunduar studimet e larta pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Eksperiencat e saj të punës kanë nisur që në moshën 18 vjecare si menaxhere në biznesin familjar.Pas kësaj, për një periudhe dy vjecare ka qënë Corporate Account Manager në një nga Kompanitë më të mëdha të Telekomunikacionit në Shqiperi, aty ku edhe zbuloi pasionin e saj mbi shitjen.

E terhequr nga shitja si edhe me dëshirën për t’u rritur profesionalisht në sektorin e Imobiliares, Sara vendosi të bëhej pjesë e Koncept.Që në muajt e para, Sara realizoi disa transaksione dhe me pozitivitetin që percjell, energjinë dhe pasionin që ka, Sara është padiskutim një nga konsulentet imobiliare me një të ardhme shumë të suksesshme.

 

Taulant Fetahu, Konsulent Koncept 1

Taulant Fetahu është Konsulent Imobiliar i RE/MAX Koncept 1.

Taulanti ka ndjekur studimet e larta për Administrim Biznesi, në Fakultetin e Ekonomisë.

Taulanti vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e shitjes.Prej shumë vitesh ai ka drejtuar biznesin e tij familjar e më vonë,duke mbetur gjithmonë në sektorin e shitjes, si Administrator dhe Menaxher lokali.

Prej më shumë se dy vitesh, Taulanti është pjesë e Sektorit Imobiliar pranë Koncept!Pasioni, këmbëngulja dhe dëshira për tu rritur profesionalisht janë vetëm disa cilësi që e karakterizojnë Taulantin.Ndër të tjera, Taulanti është vleresuar nga Skuadra Koncept si Agjenti më Bashkëpunues i grupit për frymën e grupit që e karakterizon dhe pozitivitetin me kolegët.

Landi disa herë është renditur edhe në Top 3- Agjentët më të mirë, në sfidat mujore të organizuara nga Koncept!

 

 

 

Kontakto Koncept 1

www.remax.al