Firma e njohur BrandSpark International lancoi listën e markave më të besuara për konsumatorët për vitin 2019. Fituesit u pëzgjodhën si rezultat i statistikave të mbledhura nga 12.800 konsumatorë në vende të ndryshme në Amerikë. Votuesit ofruan 61,000 marka për të përzgjedhur se cila ishte më e mira të ndara në 118 kategori me të cilat konsumatorët hasen çdo ditë.

Konsumatorët kërkojnë marka të denja për besimin e tyre.

Në   epoken e opsioneve të pafundme, BrandSpark “Most Trusted Awards” ndihmon konsumatorët të identifikojnë markat që ata mund të besojnë në bazë të përvojave reale të konsumatorëve të tjerë. Markat fituese mund të identifikohen lehtësisht nga vula e besueshmërisë BrandSpark Award.

Një sondazh i një paneli të pavarur të blerësve amerikanë tregoi se BrandSpark është një markë e besuar dhe ndikon pozitivisht në blerjet në kategori të ndryshme si: bukuria, kujdesi familjar, , pajisjet, mallrat  dhe shërbimet. Paneli i pavarur zbuloi gjithashtu se në qoftë se konsumatorët shikojne  logo BMTA lidhur me një markë dhe ata nuk e kishin blerë më parë, 7 nga 10 do të inkurajohej që ta provonte.

Kur BMTA u klasifikua si një ndër markat fituese në një aplikacion blerjesh online në një treg të vërtetë testimesh , blerjet e logos u rritën mesatarisht 6-15 %.

Pjesë e kësaj liste është edhe RE/MAX e cila renditet e para në kategorinë e Sherbimeve përsa i përket industrisë së pasurive të paluajtshme.

Cilat janë Markat të cilave ne ju besojmë ?

Për të përcaktuar dhe fituar besim , markat më të mira kërkojnë të takohen vazhdimisht me pritshmërite e klientëve me produktet më të mira , dhe me ekperiencë shërbimi. Markat më të fuqishme ja dalin mbanë të ndërtojnë një bazë të sigurt besimi dhe krijojnë inovacione kuptimplotë duke mbajtur vlera të larta dhe cilësi që ruhet. Fjalët e Levit në lidhje me këtë temë  janë : Të ruash besimin e konsumatorit është kritike në ditët e sotme, kur konsumatorët kanë më shumë mundësi zgjedhjesh se kurrë .

Si përcaktohen fituesit

Më shumë se 12.800 prej blerësave amerikanë janë të vendosur për fituesit e çmimit Marka më e besuar të BrandSpark për vitin 2019 , falë përgjigjieve të tyre të pandikuara për ccdo kategori në të cilën ata bëjnë blerje. Rezultatet jane renditur sipas emrave të cilët janë përmendur më shumë dhe nëse margjinalja e fitimit është tek 2%. Gjithashtu BrandSpark grumbullon të dhëna për sa I përket elementëve që sjellin besim dhe dinamikave të markave përgjatë kategorive që studiohen , së bashku me dëshmitë e mijëra konsumatorëve .

Besoi RE/MAX dhe kontakto një nga konsulentet tanë për të gjetur pronën e duhur.

Burimi: brandsparkmosttrusted