Nëse keni menduar se të blesh një shtëpi është aq e thjeshtë, ju themi se realiteti nuk është aspak ashtu. Nëse jeni në procesin e blerjes së një shtëpie, po ju njohim me 4 shenjat që tregojnë se është koha për të telefonuar RE/MAX.

1) Ju besoni në cdo gjë që shikoni në internet.

Ndërkohë që ju shikoni qindra prona në internet, jo të gjitha informacionet janë të sakta dhe të përditësuara. Do të shikoni prona të cilat nuk janë si në foto, përshkrime të ndryshme nga realiteti dhe shumë parregullsi të tjera.Me akses të drejtpërdrejtë në pronë, me njohuritë e kërkesës që keni ju si klient, një konsulent imobiliar ju prezanton gjithmonë pronën e duhur

2) Koha juaj është shumë e kufizura.

Nuk është nevoja që ju të kërkoni për prona dhe të telefononi çdo pronar  për të lënë një takimi i cili nuk përshtatet me orartet tuaja. Është konsulenti imbiliar ai i cili bën një punë të tillë dhe ju vizitoni vetëm pronat të cilat përshtaten me kërkesën tuaj.

3) Negocimi më i madh që keni bërë kohët e fundit është orari i gjumit të fëmijëve (dhe ju nuk ja dolët).

Si profesionista të vërtetë me eksperperiencë disa vjecare, konsulentët dinë si të krijojnë, prezantojnë dhe negociojnë ofertën më të mirë. Duhet të keni parasysh që ju do të keni të bëni më një tjetër negociator profesionist siç është konsulenti i cili përfaqëson shitësin.

4) Ju nuk e dini nëse zona do të zhvillohet ose jo.

Një konsulent i cili e njeh zonën mund t’ju jap informacionin e duhur mbi të gjithë zhvillimet lokale dhe ndryshimet të cilat jo gjithmonë janë publike. Të gjitha këto informacione ai do ti analizojë për t’ju dhënë ju një analizë konkrete të vlerës së pronës në një të ardhme.

Nëse po kërkoni për një profesionist me eksperiencën e duhur që t’ju drejtojë ju në procesin e blerjes së shtëpisë së ëndrave, kontakto gjithmonë një konslent RE/MAX

Kliko këtu për të gjetur agjentin dhe pronën e duhur.