Cilët janë shitësit më të mirë? Cili është sekreti i suksesit të tyre?

Ka shumë teknika të shitjes të zhvilluara gjatë dekadave, ka shumë libra të shkruar për këtë temë dhe shumë “ekspertë” në këtë fushë. Sigurisht përvoja e bën dallimin, por mbi të gjitha është qëndrimi që përcakton suksesin.

Cilat janë rregullat e ndjekura nga shitësit më të mirë? Ja disa sugjerime që me siguri do t’ju ndihmojnë të qëndroni të fokusuar:

  • Identifikoni blerësin potencial  dhe përqëndrohuni tek ai.

Identifikimi i klientit të synuar është thelbësor për një proces efektiv shitje. Kjo është për të shmangur harxhimin e kohës tuaj duke u marrë me kliente jo potencial. Shitësit më të mirë i kanë  të përcaktuara kriteret e një blerësi potencial dhe ata e dinë saktësisht se çfarë do tu ofrojnë pasi ata e kanë ndërtuar strategjinë e shitjes së tyre.

  •  Procesi i shitjes duhet të jetë i matshëm dhe i përsëritshëm.

Shitësit më të mirë nuk lënë  që intuita ti mbizotëroj, asgjë nuk i lihet rastit. Ata përdorin një metodë, ata e njohin shumë mirë procesin e negocimit dhe paraprijne cdo lloj situate. Krijoni një linjë dhe përditësojeni  vazhdimisht, analizoni rezultatet dhe rregulloni proceset.

  • Njihni produktin dhe besoni fort se është më i miri në treg.

Nëse nuk e dini se çfarë po shisni, ju nuk do ta shisni atë në potencialin e saj të plotë. Klientët e sotëm janë të informuar, ata kanë mjetet për të bërë vetë një analizë të përgatitur dhe shumë të kujdesshëm. Për të shitur një produkt ju duhet ta njihni atë në mënyrë të përkryer, ju duhet të bëni një krahasim të tij me produkte të tjera, ju duhet të keni bërë një analize totale. Ju nuk duhet të jeni në asnjë moment i papërgatitur.

  • Zhvilloni një teknikë dhe e bëni atë tuajën.

Njerëzit që merren me shitje  identifikojë një strategji të vetme të shitjes, e përshtasin dhe e përmirësojnë atë kohë pas kohe derisa të jetë perfekte. Mos humbisni kohë për të ndryshuar qasjen dhe strategjinë, zgjedhni metodën që funsionon për ju,  aplikojeni  dhe  përmirësojeni atë, ndryshojeni vetem kur kuptoni qe kjo metode nuk funsionon..

  • Dëgjoni në mënyrë aktive Klientin.

Shitësit më të mirë janë të kujdesshëm dhe dëgjojnë me vëmendje kur bisedojnë me klientet e tyre potencial. Ata flasin atëherë kur është e nevojshme dhe dëgjojnë shumë. Ju duhet të jeni të përqendruar në negociatat aktuale,dhe nuk duhet të mendoni për negociata të tjera, qëndroni të fokusuar tek klienti para jush. Nëse jeni duke dëgjuar, biseda merr kuptim dhe idetë janë më të qarta, përmbajtja do të ndihmojë për të mbyllur më shpejt. Kjo është thelbësore për një shitës të mirë sepse ju jep mundësinë për të zgjidhur shumë situata, ju jep akses në informacion të vlefshëm dhe do të ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie besimi.

  • Ndiqni klientin.

Kontrolloni nëse prospekti juaj ka lexuar email-n tuaj, rinovoni  statusin e pronës, përditësoni detyrat e bëra deri më tani në lidhje me pronën, dërgo raporte. Kjo do t’ju ndihmojë të monitoroni negociatat dhe të rrisni profesionalizmin tuaj në sytë e klientit.

  • Duhet të jeni të fokusuar

Mësoni të jeni të balancuar. Mos lejoni që gjëndja emocionale të ndikojë në punën tuaj ,kryesisht për shkak se ju keni të bëni me njerëz të tjerë që mund të kuptojnë gjëndjen tënde negative, kjo do të ndikojë dhe negociatat e vështira do të dështojnë. Çlironi mendjen tuaj, bëni një shëtitje relaksuese dhe rigjeni përqendrimin dhe qetësinë. Përqendrohuni tek qëllimi. Ju duhet të transmetoni siguri, profesionalizëm dhe pozitivitet.

  • Motivimi është çelësi i suksesit

Shitësit më të mirë janë të nxitur nga një motivim i fortë. Gjithkush ka një dëshirë të zjarrtë që i drejton ata të punojnë shumë çdo ditë për të arritur qëllimin. Ajo mund të jetë një nevojë material (blerja e një shtëpie, një makinë, familja ..) ose psikologjike (krenaria, konkurrenca, shpengim …), por motivimi është celësi kryesor për të arritur qëllimin.

  • Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me klientin

Shitja nuk ndalet në fund të negociatave, por vazhdon edhe pas. Kënaqësia e klientit është edhe e juaja, ju krijoni një lidhje të quajtur “besnikëri”, që do të gjenerojë mundësi të tjera, nëse arrihet suksesi.

  • Ndërtoni dhe mbani rrjetin tuaj të kontakteve

Ndërtimi i marrëdhënieve është pika kyçe e çdo shitësi. Mos krijoni  marrëdhënie të ftohta me njerëzit  “sociale”, por “të vërteta”. Duhet ndërtuar një rrjet i vërtetë dhe aktiv të njohurish. Ju duhet ti njihni njerëzit, të flisni dhe të ndërveproni. Personaliteti i shitësit është magnetik, i pasionuar, i shoqërueshëm por jo invaziv. Pasuria e secilit shitës: rrjeti i tyre i kontakteve.

  • Jini të përgatitur dhe të informuar

Ne duhet të përgatisim çdo takim, çdo telefonatë. Ju nuk mund të improvizoni. Së pari ju mblidhni informacionin e nevojshëm dhe pastaj ju i afroheni klientit. Në këtë mënyrë biseda kontrollohet dhe kundërshtimet menaxhohen.

Këtu janë disa karakteristika tipike të cdo super Shitësi, Po ju a i keni?

  1. Mendoni jashtë “kutisë”
  2. Të disiplinuar
  3.  Karizmatik
  4. Të fokusuar
  5. Konkurues
  6. Të Apasionuar
  7. Kurjoz
  8. Të sigurtë në vete
  9. Këmbëngules
  10. Optimist
  11. Të ndershëm dhe Etik
  12. Empatik
  13. Gjithmonë të informuar

Shitësit më të mirë kërkojnë gjithmonë të përmirësohen për të rritur performancën,ata janë shumë kritik, dhe nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur. Çdo mundësi për ta është mundësi biznesi dhe nuk humbasin asnjë rast.

Nëse dëshironi të jeni një nga agjentët më të mirë, dilni nga zona juaj e konfortit dhe fokusohuni në qëllimin tuaj, ju do të shikoni që rezultatet do të arrihen shumë më shpejt.

Kontakto agjentët me profesionist  në RE/MAX Albania!

www.remax-albania.com