Për shtatë vitet e fundit, Hong Kong ka mbajtur titullin e qytetit më të shtrenjtë në botë përsa i përket blerjes së shtëpive, kjo sipas studimit të “Demographia International Housing Affordability”.

James Law, një arkitekt në Hong Kong, mendon se mikro-shtëpitë e tij mund të ndihmojnë në uljen e krizës së strehimit të qytetit. Por shtëpitë e tij të vogla nuk janë aspak tipike – ato janë tuba uji prej betoni të pajisura me të gjitha lehtësitë e një shtëpie moderne.

Law shpjegon më shumë rreth dizajnit të tij të “shtëpisë së tubave” më poshtë.


Të quajtura OPod, “tuba shtëpi” ata kanë një sipërfaqe 9.29m2. Po ta mendosh një garazh standard për një makinë është rreth 18.58 m2.

Kompania e ndërtimit Law, James Law Cybertecture, prodhoi shtëpinë prej tubi të paraqitur në foton nga një tub uji me një diametër 2.5 m.

Shtëpia ka një divan që konvertohet në një shtrat, raftet, një mini frigorifer, një mikrovalë dhe një banjo me dush.

Çdo shtëpi do të kushtojë 15,000 dollarë. Ky cmim nuk është i lirë, por është shumë më pak se çmimi mesatar i një shtëpie të re në Hong Kong: sipas një studimi shtëpitë kushtojnë 1.8 milion dollarë për një njësi prej 55.75 m2 .


Law i sheh shtëpitë e tij si një zgjidhje të përkohshme ndaj mungesës së strehimit në Hong Kong. Shtëpitë tuba mund të grumbullohen në hapësira urbane të papërdorura, si anijet e ndërtimit …

… midis ndërtesave …

… ose madje edhe poshtë autostradave.

Meqenëse tubat peshojnë rreth 22 ton, ata nuk kanë nevojë për bulona për të qëndruar së bashku. Law  thotë që do të mbajë koston e intalimit të ulët.

“Në Hong Kong, shumë njerëz jetojnë në kushte të papërshtatshme ose në banesa të përbashkëta, pasi qiratë janë jashtëzakonisht të larta, kostot e strehimit publik të pamjaftueshme “OPod është një alternativë e lirë.”

Burimi: Bussines Insider

Gjej shtëpinë e ëndrrave me RE/MAX Albania !

www.remax.al