Si të krijoni një stil unik në shtëpinë tuaj?

Në botën e modelimit interior, kombinimi i të resë më të vjetrën është një nga sekretet për ta bërë një shtëpi unike. Përzierja elementëvë antik  me ata bashkëkohorë mund ta bëjë një hapësirë të ndihet më e freskët dhe moderne, por edhe e kuruar me dashuri.

Por si do të arrini ta bëni këtë  për shtëpinë tuaj?

Çfarë duhet të keni parasysh kur krijoni një projekt që ndërthur tendencat moderne me copa antike për një pamje që është vetëm e juaja.

 

Kur hartoni pamjen e çdo dhome, vendi më i mirë për të filluar është të mendoni funksionin e tij, dhe se si dëshironi të ndjeheni kur e përdorni.

Në dhomën tuaj të gjumit, ju duhet të merrni parasysh rehatinë dhe paraqitjen, duke e mbajtur atë ambjent të freskët dhe paqësor. Salloni mund të ketë më shumë hapësirë për të qenë krijues,me mobiljet ashtu edhe me ngjyrat. Cilado qoftë hapësira që ju keni, duhet të keni ide të qartë se çfarë do te donit të kishit aty.

 

Zgjidh ngjyrat e tua

Pasi të keni vendosur hapësirat dhe funksionet e tyre, hapi tjetër është të zgjidhni një gamë ngjyrash që përshtatet me të dhe unifikon skemen e menduar.

Duke qënë se përzierja e orendive të vjetra me ato të reja në dhomë do të krijojë interes vetvetiu, mund të mos keni nevojë për ngjyra të errëta ose të ndezura të bojës, por mund të përdorni nje ngjyrë neutrale. Nëse planifikoni të shtoni ngjyra, mund ti përdorni në tapete, perde ose aksesorë të tjerë.

 

 Përdorni arkitekturën tuaj unike

Përpara se të filloni pyesni veten nëse: tavanet e larta, vatrat e zjarrit, punimet e gdhendura me gurë, trarët origjinal prej druri, parketet prej druri, ose çfarëdo interesante nga pikëpamja arkitekturale do të realizojnë ngrohtësinë e saj që ju doni. Nëse një dhomë duket si një kanavacë e zbrazët, atëherë duhet të shtoni disa nga këto veçori tërheqëse.

Në dhomat më të mëdha mund të rrisni dritën dhe hapësira do të duket më elegante dhe mondane, ndërsa dhomat më të vogla mund ti dekoroni me orendi më tradicionale dhe fine që e bën ambjentin më të ngrohtë dhe komod.

 

Mendoni përtej kornizave

Kur bëhet fjalë për mobilimin e ambjentit tuaj,keni për detyrë të krijoni hapësira të reja funksionale, ndaj mendoni një skemë për të zëvëndësuar sendet e vjetra me pak të dobishme me ato të reja, siç është shndërrimi i një orendije të cilësisë së mirë në një tryezë elegante kafeje,(me një depozitë të fshehtë të dobishme brenda).

 

Gjeni balancën e stilit tuaj

Kombinimi i të vjetrës me të renë mund tju krijojë një ndjenjë eksituese, por është e rëndësishme që ju të gjeni ekuilibrin midis të gjithë elementëve që do të përdorni.

Së pari, sigurohuni që të keni një numër të ngjashëm të pjesëve të përdorura nga një epokë apo stil specifik. Për shembull, të kesh një dhomë vetëm në stilin Victorian dhe një dhomë të stilit bashkëkohor, do të dukej e pa vend. Ju mund ta krahasoni këtë duke parë mobiljet apo sendet  që tashmë i posedoni dhe të gjeni pjesë të tjera që do t’i plotësojnë ato apo të ndërthuren sebashku.

 

Duajeni çdo pelhurë

Bukuria e një dhome me kombinim të pjesëve të vjetra dhe të reja është se ju keni një mundësi të kuroni me kujdes çdo pjesë që shtoni, çdo element që do të zgjidhni me dorë. Kështu siguroheni që është i një cilësie të mirë, i përshtatet hapësirës dhe është i bukur si vetëm ashtu edhe si pjesë e skemës së përgjithshme.

 

Përdorni tekstile

Cilësia e mobiljeve antike i  japin hapësirë një pamje të vjetëruar, por për të ruajtur elegancën është më mirë të ketë balancë midis sipërfaqeve të lëmuara, moderne dhe pëlhurave magjepsëse.

Një dhomë komode, miqësore mund të ketë pjesë të saj gjithashtu tekstile të buta, si leshi ose mëndafshi, për të dhënë një ndjesi luksoze dhe rehati.

Kur përzieni dhe ndërthurni elemente të vjetra dhe të reja në çdo hapësirë, ju po krijoni një shtëpi që pasqyron personalitetin, stilin dhe historinë tuaj unike.