Sezoni festiv është periudha kur të gjithë mblidhen me miqtë dhe familjarët e tyre për të festuar. Ju prezantojmë me disa mënyra se si ti bëni miqtë tuaj të ndihen si në shtëpi.

1. Pastroni mobiliet nga pushi.

Të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake e dinë se qimet e tyre janë një “tmerr” i vërtetë. Sigurohu që të pastroni pushin që lënë kafshët para se ndonjë nga miqtë tuaj të shtrihet apo ulet mbi to.

2. Kontrolloni dyshekun.

Të gjithëve na ka ndodhur që të përdorim dyshek me ajër për miqtë tanë. Sigurohu që dyshku të jetë i rregullt dhe miku juaj mos të zgjohet në tokë të nesërmen nga dysheku i shfryr.

3. Mblidhi fëmijët në një dhomë.

Fëmijëve u pëlqen të kalojnë kohën sëbashku duke luajtur dhe dedikimi i një hapsire vetëm për ta i bën të ndjehen edhe më special.

4.Mblidh të gjithë karikuesit e tu të vjetër.

Karikuesi është një nga gjërat që një udhëtar harron shumë shpesh ta marri me vete. Prandaj mblidh të gjithë karikuesit e vjetër  dhe të gjithe miqtë e tu do të jenë të kënaqur.

5.Bëje fjalëkalimin e wi-fi lehtësisht të aksesueshëm.

Mënyra më praktike për të bërë dicka të tillë është duke printuar fjalëkalimin në një letër dhe duke e ngjitur atë në një vend të dukshem.

6.Sistemo ushqimet dhe pijet.

Sistemo ushqimet dhe pijet në mënyrë të tillë që të ketë hapsirë për të gjithë të ftuarit të lëvizin lirshëm ndërkohë që zgjedhin ushqimet e tyre të preferuara. Ndaj një ambjent të caktuar.

7.Vendos të gjithë gjërat e nevojshme në tualet.

Me siguri miqte tuaj do te donin që në tualet të kishin të gjitha gjërat e nevojshme që kanë në shtëpinë e tyre.

8.Lëri miqtë të ndihmojnë.

Miqtë tuaj më të afërt me siguri do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre. Jepini atyre detyra specifike për të cilat kanë dëshirë t’ju ndihmojnë.

9.Shijo festën.

Bëhu shpirti i festës dhe shijoje atë në maskimum me miqtë dhe familjarët e tu.

 

Nëse ke nevojë për më shumë hapsirë apo për një shtëpi të re kontakto RE/MAX dhe zgjidh shtëpinë e ëndrrave të tua.

www.remax-albania.com