Evitoni grackat e zakonshme perpara se te filloni te kerkoni shtepine e endrrave tuaja.

 

Blerja e një shtëpie nuk është gjithmonë e lehtë. Gjëa e fundit që ju dëshironi gjatë një vendimi kaq të madh për jetën tuaj është të bëni një gabim që mund tju kushtojë shumë. Kështu që nëse jeni një blerës për herë të parë apo jeni gati për një investim të ri , mësoni si të evitoni gabimet më të zakonshme që blerësit bëjnë.

 

1.   Të qënit i pavendosur

 

Është e pamundur të gjeni atë ç’farë po kërkoni nëse nuk e dini ç’farë dëshironi. Merrni pak kohë të mendoni për shtëpine ideale për ju dhe familjen tuaj. C’farë lloj hapsire ju nevojitet, sa ndryshime jeni i gatshëm të kryeni në të?  Ju nuk po blini thjesht një shtëpi, por po blini të ardhmen e familjes tuaj. Një konsulent  i aftë mund t’ju ndihmojë të ngushtoni fokusin, kështu mund të shpërnguleni në shtëpine e endëruar sa më shpejt të jetë e mundur.

 

2.  Të mos përcaktoni buxhetin tuaj

 

Gjëja e fundit që ju do dëshironit është të bini në dashuri me një shtëpi të cilën nuk  e përballoni dot. Kështu që përcaktoni një buxhet që do funksionojë për familjen tuaj. Bëni një listë të shpenzimeve mujore dhe krahasojeni me të ardhurat tuaja. Kështu shikoni sa mund të shpenzoni në shtëpinë tuaj të re çdo muaj. Pastaj, merrni informacion mbi shpenzimet e reja që një shtëpi do ju sjell, siç janë taksat e ndërtesës, siguracioni i shtëpisë apo riparimet që mund të nevojiten. Kujtohuni që nuk keni pse ta bëni këtë vetem! Një agjent I pasurive të paluajtshme mund t’ju japë një model se ç’farë ju mund të përballoni dhe I përshtatet kërkimit tuaj vetëm në pasuritë që i përkojnë buxhetit tuaj.

 

3.   Të ndikoheni nga pamja

 

Është e lehtë të joshesh nga orendi të bukura , instalime të reja dhe dekor me stil. Dizajni i ndezur mund tju shpërqëndrojë nga probleme më të mëdha, truke qe shitesit luajn me emocionet tuaja dhe marrin nje çmim më të lartë. Merrni kohë për të vlerësuar pronën për ç’farë në të vërtetë vlen, sepse kjo do jetë e dobishme. Ndaj, një agjent  mund t’ju tregojë kur të bërit e rregullimeve nga vetë ju do jenë më të lira se sa të paguani një çmim më të lartë në një pronë ku puna është bërë sipas preferencave të dikujt tjetër.

 

4.  Të prisni për momentin  “e duhur”

 

Mos lejoni tregun që t’ju thot ç’farë është më e mira për ju dhe familjen tuaj. Tregu i pasurive të  paluajtshme është vazhdimisht në ndryshim, ndonjëhere është lart , ndonjëhere është poshtë. Por nuk duhet të  lejosh keto ndryshime të ndikojne në një vendim afatgjatë për familjen tuaj. Të presësh me vite për vlerën perfekte në treg mund t’ju çojë në para të shpenzuara për qera pa garanci. Një agjent i pasurive të  paluajtshme do jetë personi i parë që do dijë kur një shtëpi që i përmbush kriteret tuaja arrin tregun dhe mund t’ ju ndihmojë të veproni shpejt , kështu nuk do humbni mundesinë e shtëpisë tuaj të ëndrrave sepse dikush e pa më parë !

 

 

5.  Të mos kërkoni ndihmën e ekspertëve

 

Sot, ka aq shumë informacion të disponueshëm online sa që mund të jetë e lodhshme të përcaktosh se ç’farë mund ti besosh dhe ç’farë është e gabuar.  Ndërkohë miqtë dhe familja japing sygjerime,por ata nuk janë në të njëjtën situatë që jeni ju, ata nuk janë personat që do jetojnë në atë shtëpi. Kështu , merrni opinionet e tyre por mos lejoni që të marrin  vendime për ju.

Ndërkohë, sigurohuni që të merrni këshillim nga një profesionist me eksperiencë për kerkimin tuaj të shtëpisë. Gjeni një agjent që do jetë një trajtues i mirë I cili do të vendosë nevojat tuaja në plan të parë.