Përfitimet e të punuarit me një agjent të pasurive të paluajtshme

 

Blerësit dhe shitësit janë në anë të kundërta kur bëhet fjalë për shitjen e një prone. Atë cfarë njëri përpiqet të arrijë është shpesh e kundërta e asaj qe tjetri kërkon të ndodhë – I pari zakonisht kërkon te “vjedhë” pronën ndërkohe që shitësit kërkojnë një cmim më të lartë.E megjithatë, ata ndajnë të njëjtin qëllim përfundimtar. Ata duan një shitje.

Të dy palët mund të përfitojnë ndjeshëm nga të punuarit me një konsulent të pasurive të paluajtshm dhe  arsyet janë të ndryshme.

 

  1. Gjithçka për para

Mendoni sikur marketimin e  pronës do e marketonit vet ju. Sigurisht ju do të dëshironit të merrni sa më shumë për shtëpinë tuaj dhe ndoshta mendoni se kjo do të thotë mos pagimin e  një komisioni ekstra.  Një studim i vitit 2017 tregoi se shitjet nga pronarët morën rreth 30% më pak  sesa pronat e listuara me agjentë.

 

  1. Përqëndrohu tek Detajet

Mund të jeni shumë larg nga elementi juaj kur bëhet fjalë për rishikimin dhe kuptimin e dokumentacionit dhe procedurave të përfshira në një marrëveshje të pasurive të patlujtshme, dhe duhet ti kuptoni ato plotësisht  pavarësisht nëse jeni duke blerë ose shitur

Fatmirësisht agjenti juaj është shumë më I informuar për këto dokumenta në krahasim me ju. Konsideroni këtë nëse jeni ende duke menduar për të kursyer para: Disa gabime ose lëshime në këto dokumente mund t’ju kushtojnë po aq sa ai komision që po përpiqeni ta shmangni ose nganjëhere edhe më shumë.

 

 

  1. Privatësia, konfidencialiteti dhe detyrat e besimit

Agjenti i pasurive të paluajtshme ju siguron mbrojtjen në çdo kohë që ju jeni BLERËS ose SHITËS. Agjentët kanë atë që njihet si një përgjegjësi “besimi” ndaj klientëve të tyre. Ata ligjërisht obligohen t’i vendosin interesat më të mira të klientëve të tyre.

Kjo detyrë jep një standard shumë të lartë për konfidencialitet. Si blerës, me të vërtetë doni të ktheni detajet tuaja më intime financiare tek një shitës i cili nuk ka asnjë detyrim ligjor të ruajë informacionin konfidencial? E njëjta vlen edhe për kthimin e çdo informacioni në agjentin e shitësit, i cili nuk ka asnjë përgjegjësi besimi ndaj jush por vetëm ndaj shitësit. Agjenti juaj do të dijë nëse ndonjë informacion që agjenti tjetër po kërkon nga ju është i arsyeshëm.

 

 

  1. Agjentët dinë për çfarë të kërkojnë

Blerësit zakonisht kanë një ide të qartë se çfarë dëshirojnë në një pronë, nga numri i dhomave të gjumit në një garazh deri në çdo numër faktorësh të tjerë që duhet të kenë dhe nuk duhet të kenë. Ju ndoshta do të ndiheni të qetë duke parë shtëpitë me ato ide në mëndjen tuaj.

Por agjenti juaj do të jetë vigjilent për çështje që mund të mos ju kalojnë në mend, të tilla si çështjet e izolimit, rrjedhjet, problemet e mykut dhe insektet. Një agjent do të arrijë të identifikojë problematikat dhe do të dijë se si t’i konfirmojë më mirë. Përsëri, kjo përvojë dhe njohuri mund të përfundojnë duke ju kursyer shpenzime marramëndëse.

Ju e dini saktësisht se sa dëshironi për shtëpinë tuaj nëse jeni shitësi, por a është çmimi I duhur që meriton të shitet prona juaj ? Ju mund të jeni te sigurt vetëm atëhere kur ju të arrini të bëni evidentimet e përafërta të së njëjtës kategori. Agjentët janë të aftë të analizojnë  cmimet  në të gjitha situatat.

Një agjent mund të dorëzojë të dhëna të hulumtuara, aktuale dhe me reputacion në lidhje me demografinë e një lagjeje, shkallët e krimit, shkollat ​​dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm. Ky është një hulumtim që kërkon shumë kohë për ta bërë vetë, sidomos nëse nuk e di se ku të fillosh.

 

  1. Agjentët kanë aftësi të lartë negociuese

Ju ndoshta nuk mund të bëheni një negociator I zoti nëse nuk jeni avokat, ndërmjetës, përfaqësues i sindikatës … ose një agjent i pasurive të paluajtshme. Kujtohuni se përgjegjësia e besimit të agjentit tuaj, është tek ju. Është detyra e agjentit tuaj për t’ju marrë çmimin më të mirë të mundshëm për shtëpinë tuaj, ose të shikojë mundësitë që të marrë më të mirën e mundshme për pronën që dëshironi të blini.

Agjentët janë të trajnuar të negociojnë mirë, edhe ndoshta vetëm prej përvojës. Ata e dinë se çfarë funksionon normalisht dhe çfarë jo. Shumë prej tyre kanë provuar dhe teknika tërësisht të krijuara vete, dhe më e rëndësishmja, ata nuk kanë asnjë përfshirje emocionale që të ndikojë në rezultatin e mendimit të tyre.

Ju, nga ana tjetër, mund të jeni të gatshëm të paguani më shumë për të blerë atë shtëpi që keni ëndërruar duke mos e kuptuar kurrë se nuk është e nevojshme të paguani vetëm sepse  një detaj I vogël ju tërheq shume vëmëndjen. Janë akoma më shumë para të kursyera  nëse ju keni një agjent I cili ju pengon nga marrëveshje të panevojshme financiare.

 

 

Në fund të fundit

Henry Ford dikur tha se kjo tregon se ju jeni më të zgjuar se sa ata kur punësoni njerëz që janë më të zgjuar se ju. Truk është të kuptosh kur të duhet ndihmë dhe të gjesh personin e duhur.