Në një botë që është vazhdimisht në ndryshim, është e vështirë ti ndjekësh te gjitha. Por ndryshimet rrallë janë të menjëhershme. Duhet të kujtojmë se gjërat e vogla që bëjmë I shtohen gjërave të mëdha. Prandaj nëse here pas here mbeteni mbrama me realizimin e qëellimeve tuaja, e rëndësishme është që të ngrihemi dhe të ecim përpara. Një hap pas nuk është fundi. Ajo që ju duhet është pak motivim dhe ti lejoni vetes mundësine e krijimit të një qëllimi të ri.

Pyesni veten:

  • A jam i kënaqur me kualitetin e jetës dhe punës time?
  • Cfarë saktësisht do të doja të arrija?
  • Si mund të krijoj kohë mjaftueshëm për të arritur qëllimet e mia?

Në mënyrë që të krijojme një motivim për ndryshim, si dhe ti krijojmë vetes mundësinë të bërit, janë disa këshilla që mund ti ndiqni:

 

Zëvendësoni zakonet e vjetra me të reja.

Ju rrezikoni të kthëni në pikën e mëparshme nëse vazhdoni të ndiqni të njejtat rrugë. Nëse I njëjti problem vazhdon, gjëj një mënyrë tjetër për ta zgjidhur.

Sigurisht, krijimi I zakoneve të reja kërkon kohë, prandaj mundohuni të qetësoheni. Nuk është e nevojshme të bëni një ndryshim drastik. Ndryshimet e vogla janë ato tek të cilat duhet të fokusohemi.

Ju mund të keni nevojë të ndryshoni ambjent në mënyrë që të ndryshoni sjellje të caktuara. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa shkëputja nga internet për një orë për tu marre me një project apo për të ecur 15 min pas pushimit të drëkës. Ndryshimi I ambjentit mund ta drëjtojë mendjen tuaj drejtë mënyrave të reja të mendimit dhe tju njoh më oportunitete të reja.

Skeduloni kohë, qoftë edhe për 15 min.

Harxhoni kohë duke kontrolluar rrjetet sociale, apo duke lexuar një artikull interesant që gjetët në internet? Atëherë ju mund të harxhoni të njëjtën kohë duke përmbushur objektivat tuaja. Skedulimi I kohës për të arritur objektivat, jo domosdoshmërisht do të thotë që duhet të bësh më shumë gjëra, pork a të bëje me përmirësimin e njohurive dhe kualitetit të asaj që ju bëni.Mërni pak minuta të komunikoni me një mentor ose bashkohni një grupi që ka interesa të përbashkëta me ju.

Rregjistrohuni në një kurs për të përmirësuar aftësitë apo për të gjetur një interes të ri. Mëso ti thuash po mundësive për të njohur njerëz të rinj dhe rrit rrjetin tënd.  Nëse nuk keni ecur përpara mos kini frikë ti  kërkoni ndihmë njerëzve. Njerëzit që janë të suksesshëm nuk I kanë arritur të gjitha qëllimet vetë pa ndihmën e të tjerëve.  Diskuto ndryshimet që do të doje të bëje me të tjerët. Lëri ata të dinë se ti po bën një ndryshim. Ata mund të të ndihmojnë nëse e dinë që ti po kërkon të ndryshosh. Nëse ke nevojë të bësh pushim, bëjini me dije njerëve që nuk do të jeni të disponueshëm në atë kohe.

Vazhdo të ecësh përpara

Ashtu si një përditësim programi është një version më I mirë I atij të vjetrit, ashtu duhet të vazhdoni edhe ju të rriteni profesionalisht me kalimin e moshës. Nuk ka një moshe në te cilën rritja dhe zhvillimi personal dhe professional mund të ndalojnë. Sapo një qëllim është arritiur, është koha për të vendosur një të ri. Ju gjithmonë mund të përmirësoni veten, edhe në mënyrat më të vogla. Cdo gje ndryshon dhe zhvillohet, prandaj është e natyrshme që të duam të rrisim dhe zhvillojmë veten për mos të mbetur pas.

Ne kemi avantazhin e të qënit ne gjendje për të vendosur se cfarë duam të mësojmë dhe të djekim interest tona individuale. Kjo mund të ketë të beje me mësimin e një gjuhe të huaj, përmirësimin në mënyrën e të folurit në public, apo ndjekja e një kursi në një teknologji qe na pëlqen. Bejeni sepse ju doni ta bëni. Mësimi I gjërave të reja zhvillon mendjen drejt eksperiencave dhe oporuniteteve që ju mund të mos I keni konsideruar fare. Ju nuk jeni asnjeherë të limituar nga njohurite dhe gjërat që tashmë dini. Vazhdo rritu.

Cdo gjë e re që ju bëni I shtohet zhvillimit tuaj personal. Arritjet e reja krijojnë vendosmërinë tuaj dhe ju krijojnë mundësinë e përmirësimit të vetes dhe ju bëjnë të ndjeheni mirë për kualitetin e jetës tuaj/

Eksploro, zhvillohu dhe vazhdo të sfidosh veten.

Burimi: RE/MAX Europe

Kerkoni të blini apo merrni me qira? Kontakto RE/MAX Albania.