Disa gjëra është më mirë tu a lëmë në dorë profesionistëve. Ja disa nga arsyet pse duhet të zgjidhni një konsulent imobiliar.

1- Njohuri mbi zonën

Si një ekspert i zonës, ata i njohin pikat kryesore  të lagjes – nga shkollat dhe parqet tek institucionet e punës. Ata mund t’ju ndihmojnë të kuptoni vlerat e pasurive të paluajtshme, taksat, kostot e shërbimeve, dhe madje edhe ligjet lokale.

2-Prona marketohet në një rrjet më të gjerë.

Një agjent i pasurive të patundshme që është pjesë e një organizate më të madhe – si RE / MAX – ka gjithashtu avantazhin e një rrjeti global. Së bashku me ekspertë të tjerë, agjenti juaj mund t’ju njohë hollësisht me kushtet e tregut, duke ju lidhur me ekspertë të jashtëm, siç janë ndërmjetësit e hipotekave, avokatët, inspektorët e shtëpisë, dizajnuesit e brendshëm  bankat etj.

3-Eksperienca

Shumica e agjentëve të pasurive të paluajtshme blejnë dhe shesin më shumë shtëpi çdo vit se sa një klient mund të shes apo blejë gjithë jetën e tij, kështu që ata mund të sigurohen që të shmangni “kurthet” që shkaktojnë fillestarët. Agjentët e pasurive të paluajtshme merren me këto kontrata çdo ditë, kështu ata të mund t’ju udhëzojnë për dokumentacionin që ju nevojitet në mënyrë të lehtë dhe efikase.

4- Ekspertizë e gjerë

Ata kujdesen për marketimin sugjerojnë riparime strategjike dhe vendosin fotografi profesionale, agjentët nuk dinë vetëm se si të zhvillojnë një plan marketingu, ata kanë finesën për të treguar  avantazhin më të madh të pronës tuaj.

5- Studim Tregu

Agjentët e pasurive të patundshme studiojnë historinë e tregut dhe i analizojnë këto të dhëna. Duke ditur shumë mirë cilat kushte tregu ishin në të kaluarën, ti mund të marrësh vendimin e duhur për pronën tënde në të tashmen.

6- Janë gjithmonë në dijeni të tregut.

Një agjent i pasurive të patundshme do të jetë personi i parë që do të dijë kur një shtëpi që i përshtatet kriterit tuaj del në treg. Të kesh një agjent mund të të ndihmojë të veprosh shpejt. Ju nuk doni të humbisni shtëpinë tuaj të ëndrrave sepse dikush që e dinte tregun më mirë e pa atë i pari!

7- Engjëlli juaj suportues.

Blerja ose shitja e një shtëpie është mjaft e vështirë, kështu që ju nevojitet dikushj, i cili kërkon sipas interesin tuaj më të mirë dhe ju mbështet përmes këtij procesi emocional.

8-Djalli juaj negociues.

Agjentët e pasurive të patundshme janë gjithashtu negociatorë të aftë, të trajnuar për të prezantuar interesat tuaja më të mira. Kur vjen koha për të bërë marrëveshje, agjenti juaj mund të ketë biseda të ashpra dhe të tregohet gjaknxehtë. Ju merrni shumë, pa pasur nevojë të jeni njeriu i keq

9- Kurseni kohë.

Ju punoni një punë me kohë të plotë ku lista e detyrave nuk përfundon kurrë. Ju nuk mund të kaloni gjithë ditën në telefon për të gjetur prona për të parë, ose të lini punën në mes të ditës për të treguar shtëpinë tuaj. Por një agjent i pasurive të patundshme mund të punojë rreth orarit tuaj për t’u takuar kur ju jeni i lirë. Nëse kane një celës ata mund të tregojnë shtëpinë tuaj edhe kur nuk jeni atje!

10-Kurseni para

Jo vetëm që një agjent ju kursen kohë dhe energji, por nëse jeni duke blerë ose shitur, do të përfundoni me më shumë para në xhepin tuaj duke marrë një agjent.

Të gjithë fitojnë.

Në fund të ditës, përparësitë më të rëndësishme për të punuar me një agjent të pasurive të patundshme janë të thjeshta. Kjo ju jep paqe mendore dhe heq të gjitha shqetësimet nga blerja ose shitja e një shtëpie – kështu që ju mund të merreni me atë që ju duhet të bëni – të bëni familjen tuaj gati për një lëvizje të madhe.